10 Nëntor 2022, 16:21
Nga d.a.
Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden, i njohur tashmë për gafat e tij, ka bërë një tjetër një gabim brutal duke ngatërruar qytetin irakian të Falluxhah me Kherson në Ukrainën juglindore.
Sipas NDTV, gjatë një konference për shtyp të mërkurën, Biden tha se ushtarët rusë po tërhiqen nga "Fallujah" ndërsa synojnë t'i referohej Khersonit. Videoja e gafës u bë shpejt virale në platformat e mediave sociale si Twitter dhe Reddit, me kritikët e tij që kërkonin që Presidenti të hiqej nga zyra.
Ngatërrimi ndodhi kur Biden po fliste nëse një kompromis midis Rusisë dhe Ukrainës do të ndodhte para dimrit dhe ai nuk nguroi të komentonte lëvizjen e fundit të Rusisë.
"Unë mendoj se konteksti është se nëse ata po tërhiqen apo jo nga Falluxha, dhe...dua të them nga qyteti i Kherson," tha Biden ndërsa iu përgjigj pyetjes së një gazetari, duke korrigjuar gabimin e tij.
Biden tha më tej se ai besonte se liderët rusë dhe ukrainas do të "lëpinin plagët e tyre" pas tërheqjes përpara se të vendosnin "çfarë do të bëjnë gjatë dimrit dhe të vendosin nëse do të bëjnë apo jo kompromis".
Komentet e presidentit amerikan erdhën disa orë pasi Rusia njoftoi se po tërhiqej nga Kherson. Kherson ishte qendra e parë urbane e kapur nga Rusia gjatë "operacionit të saj special ushtarak" dhe i vetmi kryeqytet rajonal i kontrolluar nga rusët që nga fillimi i ofensivës më 24 shkurt.
Forcat e Ukrainës kanë pushtuar për javë të tëra fshatra rrugës për në qytet pranë Detit të Zi dhe udhëheqësit e instaluar nga Kremlini në Kherson kanë tërhequr civilët. Më herët të mërkurën, zyrtarët thanë se zëvendëskryetari i rajonit Kherson, i instaluar nga Moska, Kirill Stremousov, vdiq në një aksident me makinë.
joe biden rusia terhiqet nga kherson lufta ukraine-rusi
Bota
10 Nëntor 2022, 16:09
d.a.
Erdogan
TURQI- Vendimi i Rusisë për të tërhequr trupat nga afër qytetit jugor të Ukrainës, Kherson, është...
Bota
10 Nëntor 2022, 15:59
e.k
Elon Musk
SHBA- Pas marrjes në dorëzim të Twitter Elon Musk ka nisur me ndryshime të mëdha dhe drastike në kompani. Kësh...
Bota
10 Nëntor 2022, 15:56
A.B
Matthew Smith
BRITANI- Zëvendësdrejtori i shkollës së parë Princi George dhe Princesha Charlotte po përballen me burg p&...
Bota
10 Nëntor 2022, 15:57
d.a.
Parlamenti europian
BRUKSEL- Parlamenti Evropian votoi të enjten për të mbështetur hyrjen e Kroacisë në regjimin e udhët...
Bota
10 Nëntor 2022, 15:49
k.m.
Tony DeLuca
SHBA- Demokrati Tony DeLuca, 85-vjeç, ndërroi jetë më 9 tetor nga limfoma, e atëherë ishte shumë vonë...
Bota
10 Nëntor 2022, 15:31
d.a.
Kurti, Borrell dhe Vucic
FRANCË- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell do të zhvillojë takime të nda...
Bota
10 Nëntor 2022, 15:16
I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është bërë shënjestër e klanit kavac, l...
Bota
10 Nëntor 2022, 15:16
d.a.
Mbledhja
MAL I ZI- Përpjekja e dështuar për dialogun parlamentar për zhbllokimin e institucioneve në Malin e Zi ka çuar ven...
Bota
10 Nëntor 2022, 14:58
I.A
Call Center
TIRANË- Dy ditë më parë policia spanjolle kreu kontrolle në call center-a në Elbasan, Vlorë e Tiranë. M...
Bota
10 Nëntor 2022, 15:04
d.a.
BRUKSEL- Vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromi...