LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në veri të Kosovës, mediat e huaja: Serbët u dorëhoqën, protestat e mëdha mund të përshkallëzojnë situatën

Euronews së bashku me Politico kanë transmetuar protestat që janë mbajtur në veri të Kosovës, ndërkohë që Reuters së bashku me Euroaktiv e media të tjera kanë transmetuar dorëheqjen e policëve dhe zyrtarëve serb nga detyra.  

7 Nëntor 2022, 11:04 Nga I.A
Tensionet në veri të Kosovës, mediat e huaja: Serbët u
Mediat e huaja

KOSOVË- Tensionet e ditëve të fundit në veri të Kosovës janë pasqyruar dhe në mediat botërore. Fillimisht ka qenë agjensia e lajmeve Associated Press që ka pasqyruar ngjarjet, ndërkohë që kanë vazhduar dhe agjensi e media të tjetra që kanë shkruar mbi konfliktin që ka përfshirë veriun e Kosovës. Euronews së bashku me Politico kanë transmetuar protestat që janë mbajtur në veri të Kosovës, ndërkohë që Reuters së bashku me Euroaktiv e media të tjera kanë transmetuar dorëheqjen e policëve dhe zyrtarëve serb nga detyra.  

"Minoriteti serb në veri të Kosovës do të heqë dorë nga rolet në institucionet publike në shenjë proteste për një mosmarrëveshje në targat e automjeteve. Ky zhvillim tërhoqi alarmin e menjëhershëm nga Bashkimi Evropian, i cili ka ndërmjetësuar bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve. Beogradi nuk e njeh shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe serbët në veri të Kosovës kanë refuzuar prej kohësh të njohin autoritetin e kryeqytetit të Prishtinës. Ata kanë qëndruar kryesisht besnikë ndaj qeverisë serbe në Beograd. Ky veprim erdhi pasi Prishtina deklaroi se nga nëntori rreth 10,000 serbë të Kosovës me targa të lëshuara nga Serbia duhet t'i zëvendësojnë me targa nga Republika e Kosovës," shkruan Euroaktiv.

"Policët serbë të Kosovës që punojnë në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri të vendit dhanë dorëheqjen të dielën në shenjë proteste ndaj urdhrit të Prishtinës për të përdorur targat e automjeteve të Kosovës në vend të atyre të lëshuara nga Serbia. 300 dorëheqjet në qytetin verior të Mitrovicës, të raportuara nga mediat serbe, janë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë serbe për t'u tërhequr nga institucionet shtetërore, duke përfshirë gjykatat, policinë, parlamentin dhe qeverinë. Në Mitrovicën e Veriut, disa mijëra serbë u mblodhën në mesditë për të protestuar kundër targave të detyrueshme të Kosovës. Ata valëvitën flamujt e Serbisë dhe u luajt himni kombëtar serb," shkruan Reuters.

"Serbët etnikë që punojnë për forcën policore kosovare dorëzuan në masë të dielën letrat e tyre të dorëheqjes. Dorëheqjet masive pasuan një njoftim të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiç, se ai po jepte dorëheqjen nga posti i tij në Qeverinë e Prishtinës dhe u bëri thirrje bashkëkombësve të tij serb që po ashtu të largoheshin nga puna në institucionet kosovare," shkruan TVP World.

"Qindra serbë etnikë u mblodhën në Kosovë të dielën pasi një mosmarrëveshje mbi targat e automjeteve rriti tensionet e vazhdueshme midis Beogradit dhe Prishtinës. Vendimi i qeverisë për të ndaluar gradualisht targat e lëshuara nga Serbia ka zemëruar serbët e Kosovës, shumica e të cilëve jetojnë në veri të vendit dhe nuk e njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjatë protestës së së dielës në komunën veriore të Kosovës me shumicë serbe të Mitrovicës së Veriut, liderët politikë serbë thanë se policët, gjyqtarët dhe punonjësit e tjerë publikë nuk do të kthehen në punët e tyre nëse qeveria e Kosovës nuk e ndryshon politikën e saj të targave," shkruan Euronews.

Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur një tjetër ngërç në marrëdhëniet mes vendeve. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Ndërkohë ditën e sotme ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

tensionet në veri të kosovës


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet