7 Nëntor 2022, 15:40
Nga d.a.
Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se populli serb në Kosovë nuk do të mbetet kurrë vetëm dhe pa mbështetjen e shtetit të tyre.
Në një postim në Instagram, Vuçiç u shpreh se Serbia vazhdon të mbrojë interesat kombëtare të popullit serb që jeton në komunat në veri të Kosovës.
“Pa lëvizje të nxituara, gjithmonë me popullin tonë për të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Kjo është politika që ne ndjekim dhe që e zbatojmë çdo ditë. Ne vazhdojmë të mbrojmë interesat tona kombëtare, dhe në të njëjtën kohë luftojmë për çdo faktor që mund të sjellë përfitime, të na bëjë më të fortë dhe më të mirë. Ne kemi besim te vetja dhe besojmë se do të arrijmë të ruajmë paqen dhe stabilitetin, popullin tonë dhe Serbinë tonë!”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.
Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur një tjetër ngërç në marrëdhëniet mes vendeve. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Ndërkohë ditën e sotme ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.
aleksander vucic reciprociteti i targave kosove-serbi
Bota
7 Nëntor 2022, 15:35
d.a.
Kurti
KOSOVË- Kyreministri i Kosovës Albin Kurti i ka bërë thirrje të gjithë serbëve të mos bien pre e provokimeve ...
Bota
7 Nëntor 2022, 15:19
d.a.
Putin dhe Yevgeny Prigozhin
RUSI- Biznesmeni rus Yevgeny Prigozhin tha të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane ...
Bota
7 Nëntor 2022, 15:15
e.k
Anija me emigrantë
SIÇILI- Një incident është shënuar mbrëmjen e djeshme në një port të Siçilis&...
Bota
7 Nëntor 2022, 15:19
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Kryetarët e katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan kanë dhë...
Bota
7 Nëntor 2022, 15:19
d.a.
Gjukanovic
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, nuk e ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për President...
Bota
7 Nëntor 2022, 15:01
a.l
BRITANI- Gjaku i prodhuar në mënyrë laboratorike ka filluar të testohet për herë të parë te njerëzit. Sipas media...
Bota
7 Nëntor 2022, 15:01
I.A
Lista Serbe
KOSOVË- Lista Serbe sot ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Në faqen zyrtare të Kuvendi...
Bota
7 Nëntor 2022, 14:47
e.k
Popullsia e botës do të arrijë tetë miliardë deri më 15 nëntor të këtij viti
BRITANI- Kombet e Bashkuara ...
Bota
7 Nëntor 2022, 14:26
e.k
Twitter
SHBA- Twitter ka lançuar një shërbim abonimi që i lejon përdoruesit të blejnë verifikimin për nj&eum...
Bota
7 Nëntor 2022, 14:25
I.A
Mbledhja e qeverise
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur kabinetin e vet qeverisës në Kryeministri. Gazeta Express shkruan se mbledh...