Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Goditja në bazën jugore të Hezbollahut në Bejrut mund të bëjë që luftimet me intensitet të ulët përgjatë kufirit me Libanin të shndërrohen në një luftë të gjerë.
TEL AVIV- Izraeli është në gjendje të lartë gatishmërie lidhur me mundësinë e përshkallëzimit të situatës me Hezbollahun, pas vrasjes së një udhëheqësi të lartë të Hamasit në një sulm në Bejrut. Mendohet gjerësisht se sulmi u krye nga Izraeli, ndërsa është shtuar rreziku për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.
Eliminimi i palestinezit Saleh Arouri, udhëheqësi më i lartë i Hamasit i vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza, gati tre muaj më parë, e forcon moralin e izraelitëve që ende janë të tronditur nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, ndërsa militantët vazhdojnë të bëjnë një rezistencë të fortë në Gazë dhe ende mbajnë shumë pengje. Por mbetet e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë kjo për luftën. Udhëheqësit e Hamasit, të vrarë nga Izraeli gjatë viteve, janë zëvendësuar menjëherë.
Goditja në bazën jugore të Hezbollahut në Bejrut mund të bëjë që luftimet me intensitet të ulët përgjatë kufirit me Libanin të shndërrohen në një luftë të gjerë.
Por kjo do të varet kryesisht nga mënyra se si do të kundërpërgjigjet udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Ai e ka udhëhequr Hezbollahun që nga viti 1992, kur një sulm izraelit eliminoi paraardhësin e tij.
Më parë ai është zotuar për hakmarrje ndaj çdo sulmi kundër udhëheqësve militantë në Liban. Ai pritet të mbajë një fjalim sot.
Që nga fillimi i luftës në Gaza, Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë në kufirin mes Izraelit dhe Libanit. Megjithatë, udhëheqësi Nasrallah ka ngurruar që ta përshkallëzojë më tej situatën, ndoshta nga frika e përsëritjes së asaj që ndodhi gjatë luftës njëmujore në vitin 2006, kur Izraeli bombardoi rëndë Bejrutin dhe Libanin jugor.
Hezbollahu njoftoi lëshimin e një morie raketash në veri të Izraelit të martën vonë, por nuk e lidhi drejtpërdrejt sulmin me vrasjen e Arourit.
Gazetarët në Libanin jugor raportuan për bombardime dhe sulme ajrore të ashpra nga ana e Izraelit. Megjithatë nuk pati njoftime për viktima dhe deri të mërkurën herët zona kufitare ishte e qetë. Zyrtarët izraelitë nuk kanë komentuar mbi sulmin që vrau Arourin, por admirali Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se "ne jemi në gatishmëri të lartë për çdo skenar".
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që të parandalohet çdo zgjerim të konfliktit, ndërsa kanë vendosur dy aeroplanmbajtëse dhe trupa në rajon. Sekretari i Shtetit Antony Blinken pritet të shkojë në rajon këtë javë./VOA
Poloni POLONI- Polonia i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i përgjigjet Rusisë, pasi Moska kreu dy sulme masive ajrore n...
Iran IRAN- Të paktën 103 persona janë vrarë dhe 170 të tjerë janë plagosur pas shpërthimeve në një ngjar...
pamje nga aksidenti TOKIO- Duke parë pamjet e përplasjes së Japan Airlines në aeroportin Haneda të Tokios, ësht&eu...
Imran Khan PAKISTAN- Një gjykatë në Pakistan ka ngritur aktakuzë të mërkurën kundër ish-kryeministrit të burg...
Josep Borrell LISBONË- Komuniteti ndërkombëtar duhet të imponojë një zgjidhje për konfliktin Izrael-Hamas, pasi pal...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj gjigantit shtetëror rus të diamanteve, Alrosa, dhe ndaj shefit ekzekutiv t&...
Foto ilustruese IRAN-Të paktën 50 persona janë vrarë nga dy bomba pranë varrit të gjeneralit të Gardës Revoluciona...
Tony Blair BRITANI-Pasi u largua nga politika aktive në Britani, Tony Blair ka shërbyer si këshilltar për qeveri dhe organizata ndë...
foto ilustruese JAPONI- Shkurtin e kaluar, tërmeti i Turqisë me magnitudë 7,8 ballë Rihter vrau më shumë se 59 000 persona, n...
foto ilustruese FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas vrasjes së liderit politik numër 2 të Hamasit, Salah al...