Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deri më sot, ky është aksidenti më vdekjeprurës me një avion në historinë e aviacionit.
TOKIO- Duke parë pamjet e përplasjes së Japan Airlines në aeroportin Haneda të Tokios, është një mrekulli që pati shumë persona që dolën të padëmtuar.
Megjithëse fatkeqësisht, pesë nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit në aeroplanin Dash 8 të Gardës Bregdetare të Japonisë që u godit gjatë uljes të martën kanë vdekur, të gjithë 379 pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e Airbus A350 i kanë mbijetuar aksidentit.
Ndërsa hetimet për atë që ndodhi në incidentin, ku avioni JAL shpërtheu në një top zjarri, janë duke vazhduar, ekspertët thonë se evakuimi i suksesshëm vjen si pasojë e një kombinimi të standardeve moderne të sigurisë dhe kulturës rigoroze të sigurisë së Japan Airlines, shkruan CNN.
“Nga ajo që pashë në pamje, u befasova dhe u lehtësova që të gjithë dolën jashtë”, thotë Graham Braithwaite , profesor i sigurisë dhe hetimit të aksidenteve në Universitetin Cranfield të Mbretërisë së Bashkuar.
“Është një ndikim kaq i rëndë që çdo avion duhet të përballojë. Por, duke ditur atë që di për atë linjë ajrore dhe sa përpjekje ata bënë për sigurinë dhe trajnimin e ekuipazhit, fakti që ata bënë një punë kaq të mirë nuk duhet të jetë aq befasuese. Në fakt, ishte një aksident katastrofik gati 40 vjet më parë që ndihmoi në shndërrimin e Japan AIrlines në një linjë ajrore kaq të sigurt", thotë ai.
Më 12 gusht 1985, fluturimi JAL 123 nga Tokio në Osaka u rrëzua, duke vrarë 520 nga 524 në bord, pas një riparimi të gabuar të bishtit nga teknikët e Boeing - jo të linjës ajrore. Deri më sot, ky është aksidenti më vdekjeprurës me një avion në historinë e aviacionit.
"Është e qartë se efekti ishte i thellë në linjën ajrore," thotë Braithwaite.
“Në një kulturë si ajo e Japonisë, ata e morën atë përgjegjësi si grup dhe donin të siguroheshin që asgjë e tillë të mos ndodhte më. Pra, kur gjërat shkojnë keq, ata e shohin atë në kuptimin se si mund të mësojnë. Gjithçka është një mundësi për t'u përmirësuar.”, shtoi ai më tej.
Në vitin 2005, duke kuptuar se shumë punonjës po i bashkoheshin kompanisë pa kujtuar atë aksident 20 vjet më parë, JAL hapi një hapësirë në selinë e tyre të korporatës duke shfaqur pjesë të rrënojave, si dhe histori të ekuipazhit dhe pasagjerëve.
Ndërsa nuk është e qartë se kush ishte fajtori për aksidentin e ndodhur në pistë të martën, Braithwaite thotë se evakuimi i suksesshëm është absolutisht një gjë pozitive për Japan Airlines.
"Nëse doni të shihni një arsye pse duhet të fluturoni me ta, mendoj se kjo është ajo," thotë ai. Këtë javë, JAL u emërua ndër 25 linjat ajrore më të sigurta në botë në një listë vjetore nga uebsajti Airlineratings.com.
Imran Khan PAKISTAN- Një gjykatë në Pakistan ka ngritur aktakuzë të mërkurën kundër ish-kryeministrit të burg...
Josep Borrell LISBONË- Komuniteti ndërkombëtar duhet të imponojë një zgjidhje për konfliktin Izrael-Hamas, pasi pal...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj gjigantit shtetëror rus të diamanteve, Alrosa, dhe ndaj shefit ekzekutiv t&...
Foto ilustruese IRAN-Të paktën 50 persona janë vrarë nga dy bomba pranë varrit të gjeneralit të Gardës Revoluciona...
Tony Blair BRITANI-Pasi u largua nga politika aktive në Britani, Tony Blair ka shërbyer si këshilltar për qeveri dhe organizata ndë...
foto ilustruese JAPONI- Shkurtin e kaluar, tërmeti i Turqisë me magnitudë 7,8 ballë Rihter vrau më shumë se 59 000 persona, n...
foto ilustruese FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas vrasjes së liderit politik numër 2 të Hamasit, Salah al...
foto ilustruese GREQI- Analizat mbi ngarkesën virale dhe përhapjen e Covid-19 që insituti i epidimiologjisë po kryen në ujëra...
Memli Krasniqi KOSOVË-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është i bindur se viti 2024 do të jet&...
Kina KINA-Pushimet e Vitit të Ri 2023 të banorëve kinezë përfunduan të hënën, me një paraqitje të jasht&e...