LIVE UPDATES
Bota

The Economist: Aplikacione që shpëtojnë jetë

Këta njerëz po kërkonin mënyra për të “hakëruar” metabolizmin e tyre, për të nxitur më shumë energji, ose qartësi të trurit. Eksperimentet e tyre ad-hoc u përsëritën nga studiues zyrtarë që kryenin studime më të gjera të metabolizmit. Nga ana tjetër, këto nisma kanë zhvilluar edhe fushën e ushqyerjes së personalizuar.

5 Qershor 2022, 07:05 Nga DOSJA
The Economist: Aplikacione që shpëtojnë jetë
Aplikacionet që interpretojnë të dhënat nga pajisjet “e veshura në trup” po i ndihmojnë njerëzit të jetojnë më mirë. Por shumë prej këtyre aplikacioneve janë të modeluara keq, shkruan The Economist

Është vërtet fantastike: një tregues në ngjyrë bojëqielli në ekran që tregon nivelin e sheqerit në gjak, shënon një rënie të mprehtë. Shkaktari është i dukshëm: ëmbëlsira me banane që kishit ngrënë në mëngjes.

Këto ndryshime i tregon monitori juaj i glukozës, një pajisje e madhe sa një monedhë metalike, e cila ngjitet në lëkurë dhe mund të shpaloset edhe në ekranin e celularit tuaj smartphone. Pajisja zgjat për dy javë dhe ka një gjilpërë të vogël që futet nën lëkurë. Çdo disa minuta, ajo mat përqendrimin e sheqerit në lëngun midis qelizave, çka reflekton pak a shumë, me saktësi, atë çfarë ndodh në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Sapo monitorë të tillë të glukozës filluan të zëvendësonin testet e gjakut me shpim gishtash për diabetikët në vitin 2014, ata nisën të shfaqen edhe në krahët e jo-diabetikëve në Silicon Valley.

Këta njerëz po kërkonin mënyra për të “hakëruar” metabolizmin e tyre, për të nxitur më shumë energji, ose qartësi të trurit. Eksperimentet e tyre ad-hoc u përsëritën nga studiues zyrtarë që kryenin studime më të gjera të metabolizmit. Nga ana tjetër, këto nisma kanë zhvilluar edhe fushën e ushqyerjes së personalizuar.

Studime të tilla metabolike kanë ndryshuar mendimin shkencor mbi mënyrën sesi duhet të jetë një dietë e shëndetshme. Ka rezultuar se shumë njerëz që mund të duken të shëndetshëm, shpesh përjetojnë rritje të mëdha të sheqerit në gjak, pas ngrënies së vaktit, të cilat njihen si simptoma para-diabetike.

Nëse nuk merren ilaçe, ose masa parandaluese, paradiabeti kthehet në diabet në 37-70% të rasteve, brenda katër viteve. Uljet e menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak, që pasojnë rritjet e menjëhershme, është zbuluar se janë gjithashtu problematike, sepse i bëjnë njerëzit të ndihen të uritur. Njerëzit që përjetojnë rënie të tilla të theksuara të sheqerit në gjak, konsumojnë rreth 300 kalori më shumë në ditë se ata që nuk kanë simptoma të tilla.

Në vitin 2015, studiuesit në Izrael krijuan një algoritëm të mbështetur në Inteligjencën Artificiale, i cili mund të parashikonte se si do të ndikonin ushqime të ndryshme në nivelin e sheqerit në gjak.

Të dhënat e algoritmit përfshinin analizat e gjakut, gjumin, stërvitjen, gjatësinë dhe peshën, të cilat ndikojnë të gjitha në variacionet e përditshme metabolike. Ato përfshinin edhe përbërjen e mikrobiomës së zorrëve, që janë disa triliona baktere që jetojnë në zorrë dhe përpunojnë ushqimet që ne hamë. Analiza e mikrobiomës kryhet me sekuencë gjenomike të marrë nga një mostër jashtëqitjeje.

Në pesë vitet e fundit, kompanitë startup në Amerikë, Europë dhe Azi, kanë krijuar aplikacione ushqimore të personalizuara, të bazuara në Inteligjencën Artificiale, që mbështeten në këto zbulime.

Duke ditur saktësisht se çfarë ndodhet në ushqimet që hamë dhe duke matur ndryshimet në nivelin e sheqerit dhe yndyrës në gjak, e cila rezulton nga ngrënia e këtyre ushqimeve, kompania mund të krijojë një model parashikues të metabolizmit të klientëve të saj.

Algoritmi i saj më pas krijon një katalog me porosi të ushqimeve dhe vakteve. Tushar Vashisht, bashkëthemelues i HealthifyMe, kompani startup indiane që ofron trajnime dixhitale për humbjen e peshës, thotë se grumbulli i të dhënave për klientët, është shumë i dobishëm. Ai mund të ndihmojë në ndërtimin e aplikacioneve për njerëzit që nuk kanë pajisje të tilla.

Që sisteme të tilla të mbajnë metabolizmin në ekuilibër, ato duhet të respektohen. Njohja e asaj çfarë ndodh brenda trupit tuaj, nuk shërben për gjë nëse nuk bëni asgjë për të ndryshuar sjelljen tuaj. Aplikacionet e shitura si mënyra për të arritur përfitime shëndetësore, në bazë të matjeve të kryera nga pajisjet “e veshura në trup”, nuk mund të jenë efikase, nëse përdoruesi nuk ndryshon në mënyrë thelbësore stilin e jetesës dhe regjimin.

Risia që sjellin dieta të tilla të personalizuara i bën ato më të lehta për t’u mbajtur në një plan afatgjatë, sepse u jep njerëzve mundësi të ndryshme për të gatuar ushqime, që sipas algoritmit janë veçanërisht të këqija, ose më pak të dëmshme.

Algoritmet mund të japin këshilla të tilla si, spërkatja e disa arrave mbi akullore, ose një shëtitje e gjatë pasi keni ngrënë. January AI, një tjetër kompani startup mbi ushqimin e personalizuar, thotë se ka nxjerrë përmbajtjen ushqyese të 16 milionë artikujve të dyqaneve ushqimore, recetave dhe menuve të restoranteve lokale, gjë që e bën më të lehtë që përdoruesit të planifikojnë dhe të gjurmojnë vaktet e tyre.

Është ende herët, por rezultatet e raportuara nga përdoruesit e programeve të tilla të ushqyerjes, duken pozitive. Përdoruesit thonë se po humbasin peshë, kanë nivele më të larta energjie dhe po flenë më mirë. Disa përdorues diabetikë nuk kanë më nevojë për mjekim. Disa studime duan të përcaktojnë më me saktësi përfitime të tilla.

Megjithatë, siç ndodh shpesh me modelimin e produkteve të reja të teknologjisë, shkenca e sjelljes shpërfillet. Natasha Schüll, antropologia kulturore nga NYU, vërejti se ishte shumë e vështirë të deshifrohej logjika, pas shumë produkteve të teknologjisë shëndetësore.

Më pas, ajo kuptoi se në fakt, nuk kishte logjikë fare. Ishte “një ndërthurje e dy apo tre pikëpamjesh psikologjike që i përngjanin një grumbull mendimesh ad-hoc që nuk ishin të studiuara apo shkencore”. Strategjia tipike e modelit, përfundoi ajo, “mbështetej në idenë e hedhjes së shumë pretendimeve me shpresën se diçka do të ngjisë”.

Kjo mund të jetë arsyeja pse shumë aplikacione nuk arrijnë dot të bëhen një pjesë e rregullt e jetës së njerëzve. Ka më shumë se 400,000 aplikacione për shëndetin dhe mirëqenien në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google dhe 250 të reja shtohen çdo ditë. Oreksi për to është i shëndetshëm, me rreth 5 milionë shkarkime aplikacionesh në ditë. Por 95% e tyre fshihen brenda 24 orëve.

Problemi është se njerëzit nuk kanë nevojë thjesht për një produkt që është i modeluar mirë. Ata kanë nevojë për një produkt që të jetë i modeluar mirë posaçërisht për ta, thotë Liz Ashall-Payne nga Orcha, organizatë britanike që vlerëson cilësinë e aplikacioneve shëndetësore.

Siç tregon ajo, blerja e një palë pantallonave online, lehtësohet nga filtrat për madhësinë, ngjyrën dhe stilin, por një sistem i tillë nuk ekziston në dyqanet e aplikacioneve. Një adoleshent që kërkon ndihmë për ankthin do të ketë nevojë për një lloj aplikacioni të ndryshëm nga gjyshi i tij, megjithëse të dy mund të duan të njëjtën gjë.

Shumë përpjekje të kota

Orcha ka vlerësuar 7,000 aplikacione shëndetësore me tre kritere: privatësia, përvoja e përdoruesit dhe dëshmia se ato funksionojnë.

Vetëm rreth një e katërta e tyre e përmbush pragun e minimumit të cilësisë në të tre kategoritë. Aplikacionet e shëndetit mendor janë veçanërisht të dobëta. Por cilësia po përmirësohet, thotë zonja Ashall-Payne. Ndërsa tregu maturohet, produktet e këqija do të shuhen, “por kjo do të kërkojë kohë”.

T’i nxisësh njerëzit që t’u përmbahen sjelljeve të shëndetshme është ndoshta sfida më e madhe në shëndetin publik. Prandaj kanë rëndësi risitë e fundit që rrisin pajtueshmërinë. Teknologjia e zhvilluar nga Sweetch, kompani startup izraelite, po i bën këshillat e dhëna nga aplikacionet shëndetësore më praktike dhe më të personalizuara.

Algoritmi i bazuar në Inteligjencën Artificiale i Sweetch, është një model hibrid i një sekretari personal dhe një trajneri motivues. Ai mban gjurmët e çdo gjëje që duhet të bëjë përdoruesi, si p.sh. kryerja e një numri të caktuar hapash ose kontrollimi i peshës çdo javë, dhe gjen kohën më të mirë për t’i këshilluar këto detyra.

Roboti vigjilent mund të vërejë, për shembull, se keni 20 minuta kohë të lirë dhe mund t’ju këshillojë të dilni për shëtitje. Ai i ndryshon objektivat në varësi të mënyrës sesi keni vepruar, për të parandaluar shkurajimin. Kërkesat janë të disponueshme në 33 tone të ndryshme zëri, me kombinime fjalësh që mund të jenë miqësore, kërkuese, urdhëruese etj.

Yoni Nevo, shefi ekzekutiv i Sweetch, thotë se algoritmi vlerëson rreth 700 milionë kombinime të mundshme fjalësh për t’i thënë një individi, në çdo ditë të caktuar. Duhen rreth katër deri në pesë javë që algoritmi të përshtatet me zakonet tuaja.

Prodhuesit e pajisjeve, nga ana e tyre, kanë filluar të kuptojnë se kur bëhet fjalë për t’u dhënë njerëzve të dhëna shëndetësore, moderimi është rruga e duhur. Shumë njerëz dëshirojnë thjesht të dinë nëse diçka është e mirë apo e keqe, në vend që të mbingarkohen me të dhëna që në pikë të mëngjesit.

Disa peshore inteligjente tani thjesht gumëzhijnë me entuziazëm kur shkelni mbi to, për të konfirmuar se pesha juaj dhe përqindja e yndyrës trupore janë në intervalin e synuar, dhe nuk japin fare shifra.

Pajisjet si unaza Oura, tani janë në gjendje t’ju tregojnë jo vetëm se cilat janë tendencat e rrahjeve të zemrës, gjumit ose temperaturës, por edhe se çfarë do të thotë kjo – dhe cilat ndryshime mund t’i përmirësojnë gjërat. Dhe kur të dhënat tregojnë se gjërat kanë shkuar për keq, trajtimet e reja dixhitale mund t’ju shpëtojnë./MONITOR

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje