LIVE UPDATES
Bota

"Thjesht doja të jetoja"/ Gazetari i REL-it flet për torturat në burgun rus: Fillimisht të rrahin, pastaj e përdorin elektroshokun

Duke folur për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, në intervistën e tij të parë prej kur është liruar nga burgu rus në qershor, Yesypenko ka treguar se si rrahjet dhe elektroshoku janë përdorur për ta detyruar që të bëjë një deklaratë para gjykatës, të cilën më vonë e ka tërhequr.

20 Gusht 2025, 16:02 Nga E. D
"Thjesht doja të jetoja"/ Gazetari i REL-it flet për
Vladyslav Yesypenko

RUSI- Gazetari i Radios Evropa e Lirë, Vladyslav Yesypenko, ka treguar për herë të parë rreth torturave që i ka përjetuar pasi është arrestuar në Krimenë e pushtuar nga Rusia më 2021. Duke folur për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, në intervistën e tij të parë prej kur është liruar nga burgu rus në qershor, Yesypenko ka treguar se si rrahjet dhe elektroshoku janë përdorur për ta detyruar që të bëjë një deklaratë para gjykatës, të cilën më vonë e ka tërhequr.

“Fillimisht të rrahin, pastaj e përdorin elektroshokun, më vonë të rrahin prapë, dhe sërish e përdorin elektroshokun. Dhe përderisa vazhdon kjo situatë, ata të bëjnë pyetje. U kam thënë, djem ndaluni dhe do të nënshkruaj çfarë të ketë nevojë. Nëse më thoni që e kam vrarë [ish-presidentin amerikan] Kennedy, mirë, do të them se e kam vrarë. Por, ju lutem ndaleni torturën”, tha Yesypenko. 

Yesypenko ka shtetësi ruse dhe ukrainase, dhe ka punuar si kontribuues në një program të Radios Evropa e Lirë për Krimenë. Ai është liruar nga burgu pas më shumë se katër vjetësh prej kur ishte ndaluar nën dyshimet për mbledhje të informacioneve për inteligjencën ukrainase, akuzë të cilën e ka mohuar.

Përgjatë intervistës, Yesypenko e ka kujtuar momentin e arrestimit të tij më 10 mars 2021. Ai ka thënë se është ndaluar nga një polic trafiku sa ka qenë duke vozitur me një mik në Krime. Mirëpo, thuajse menjëherë, agjentët e Shërbimit rus të Sigurisë, janë shfaqur afër dhe e kanë rrëzuar në tokë.

Shërbimi rus i Sigurisë (FSB) e ka publikuar një video të një granate afër ulëses së shoferit në makinën e Yesypenkos. Ai thotë se ata ia kanë montuar granatën aty dhe që ajo është përdorur si prova kryesore kundër tij në gjykatë.

Disa muaj më vonë, Yesypenko është akuzuar për posedim apo transportim të lëndëve shpërthyese, ndonëse prokurorët më vonë e kanë pranuar se granata e gjetur në makinën e tij nuk i ka pasur shenjat e tij të gishtërinjve. Yesypenko ka thënë se pas arrestimit atij i janë mbyllur sytë, i janë lidhur duart dhe është dërguar në një bodrum. Aty ka nisur tortura kundër tij.

“E kam kuptuar që nuk isha hero në atë pikë. Thjesht doja të jetoja. Doja që ajo të përfundonte sa më shpejt që ishte e mundur. Kaq. Në atë moment nuk kishte rëndësi çfarë nënshkruaja. E kuptova që në atë moment më duhej të mbijetoja”, ka thënë ai.

Ata të kërkojnë në çdo vend

Një apo dy ditë më vonë, Yesypenkon e ka vizituar një avokate e angazhuar nga Rusia, Violetta Sinyeglazova, e cila është siguruar që ai do t’i nënshkruajë deklaratat e rreme që i ishin përgatitur. Shtatë ditë më vonë, ai e parë që në dhomën e gjyqit nuk i janë afruar shumë zyrtarë të FSB-së dhe ka arritur të flasë me një avokate që ka qenë aty për të ndalurit tjerë.

“Ajo më ka thënë që nëse i nënshkruaj dokumentet, gjykata do ta shohë veprimin si rrethanë lehtësuese kur të marrë vendimin. Ajo më ka thënë ‘pra, ju jeni Yesypenko. Ata po të kërkojnë në çdo vend – gruaja dhe avokatët. Shumë mirë që jeni shfaqur’”, tha ai. 

Ditën pasuese, një avokat i pavarur ka arritur dhe Yesypenko e ka nënshkruar një deklaratë duke thënë se braktisë avokaten Sinyeglazova për shkak të ekipit të ri ligjor. Më 18 mars, tetë ditë pas arrestimit të tij, Yesypenko e ka dhënë një intervistë për televizionin shtetëror Crimea-24. Ai ka thënë se ajo ka qenë njëra prej kushteve për t’u rrëfyer publikisht sa ka qenë nën presion. Shërbimi rus i Sigurisë ia ka dhënë një letër për ta lexuar, të cilën ai e ka përsëritur përgjatë intervistës. Në letër është thënë kinse ai e ka pasur granatën në makinë.

“Ata kanë dashur ta komprometojnë Radion Evropa e Lirë. Ata kanë dashur t’i tregojnë botës se njerëzit që punojnë për Radion Evropa e Lirë janë edhe spiunë”, ka thënë ai.

Kërcimi "përtej humnerës"

Gjyqi ishte planifikuar të niste më 6 prill. Mirëpo, Yesypenko ka thënë se disa ditë më parë i ka ardhur në vizitë një zyrtar i FSB-së, i quajtur Korovin, i cili i ka ofruar cigare dhe ka tentuar të mësojë më shumë nëse Yesypenko do të vepronte sipas skriptës. Korovin ka thënë se gruaja e Yesypenkos dhe avokatë tjerë do të ishin në dhomën e gjyqit, por që ai duhet të punonte vetëm me Sinyeglazova. Yesypenko është pajtuar, mirëpo ai ka gënjyer.

“Aty e kuptova që jam duke bërë kërcim përtej humnerës. Kurrë nuk i dihet a keni sukses apo jo. Secilën herë që i bëja ato deklarata ndihesha keq. Ndihesha se po tradhtoj gjithçka që më përket mua”, tha ai. 

Mirëpo, në gjykatë ka vendosur të rrezikojë. Duke hequr dorë nga fjalimi i skriptës, ai ka treguar se është torturuar, se që gjithçka që i ka ndodhur ka qenë ilegale dhe që do të kalojë në ekip të pavarur të mbrojtjes.

“Ka qenë diçka tronditëse për gjyqtarët dhe ka qenë tronditëse për prokurorët, sepse gjyqi ishte planifikuar të shkonte ndryshe”, ka thënë ai.

Disa ditë më vonë, Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar lirimin e Yesypenkos dhe u është bashkuar shqetësimeve të ngritura nga grupet për të drejta të njeriut lidhur me trajtimin e tij. Mirëpo, ai nuk është liruar. Për shumë muaj të tjerë, seancat gjyqësore kanë vazhduar dhe Yesypenko ka thënë se i është bërë presion për të bashkëpunuar, dhe është kërcënuar me torturë shtesë.

Në shkurt të vitit 2022, një gjykatë në Krime, e administruar nga Rusia, e ka dënuar atë me gjashtë vjet burgim nën akuzat për spiunim, të cilat ai, punëdhënësi i tij dhe grupet për të drejta të njeriut i kanë cilësuar si të fabrikuara. Gjykata Supreme në Krime, e kontrolluar nga Moska, ia ka zvogëluar më vonë dënimin në pesë vjet./REL

vladyslav yesypenko

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj