LIVE UPDATES
Bota

"Ti je e abuzuar"/ Studimi për dhunën seksuale në sportet gjermane zbulon 72 raste

72 sportiste dhe sportistë të prekur raportojnë për dhunën seksuale që kanë përjetuar si të mitur në klubet sportive gjermane

29 Shtator 2022, 08:04 Nga A.B
"Ti je e abuzuar"/ Studimi për dhunën seksuale në
Sport

13 vjeçe ishte Tina, kur trajneri për herë të parë e shtyu te muri i pishinës, duke u fërkuar me të.  Por terreni për këtë veprim, që Tinës iu duk "normal” ishte përgatitur qysh më parë. Me një dhunë psikike dhe emocionale që ndodhte hapur, dhe askush nuk reagonte.

Parapërgatitje me dhunë emocionale

"Kush vinte me vonesë duhet të bënte 50 pompa dënim, ose pas stërvitjes t'i vendoste të gjitha veglat në vend brenda një kohe shumë të shkurtër, përndryshe trajneri do t'i rrëzonte  dhe ti duhej t'i vije tëra nga e para”, thotë Tina. Pushteti i trajnerit të ri e të suksesshëm të gjimnastikës ishte i padiskutueshëm. Dhe askush nuk guxonte të thoshte diçka as edhe kur ai i përgatiste vajzat fillimisht verbalisht për shërbimet ndaj tij; Bënte kategorizime vithesh dhe gjinjsh ose përdorte një gjuhë të përditshme aq të seksualizuar saqë për vajzat ishte normale dhe në njëfarë mënyre diçka "cool”  që të pëlqeheshin ose adhuroheshin seksualisht nga trajneri i tyre

Marrëdhënia seksuale e Tinës me trajnerin vijoi deri në moshën 17-vjeçare. Vetëm  tre vjet më vonë, kur Tina shkoi të studionte në një qytet tjetër, iu bë e qartë se kjo marrëdhënie kishte qenë abuzim dhe jo akt i vullnetit të lirë, siç kishte kujtuar ajo.

“Kur isha 20 vjeçe i tregova për herë të parë shokut tim për “marrëdhënien”  me trajnerin. Dhe ai më tha: Ti je e abuzuar! Sepse trajneri ka kryer marrëdhënie seksuale me një person nën kujdestari. Dhe kjo është një vepër penale.”

72 rrëfime tronditëse

Rasti i Tinës nuk është i vetmi. Përkundrazi, një studim i prezantuar të martën në Berlin, jep shifra shqetësuese. Në maj të vitit 2019 , një komision i pavarur i ngarkuar nga Parlamenti Gjerman, u bëri thirrje të prekurave ose të prekurve që të përshkruanin përvojat e tyre me abuzimin seksual në sport. 72 sportiste rrëfejnë aty për përvojat e tyre. Dy të tretat janë abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur ose rregullisht. 

Bettina Rulofs, një nga autoret e studimit dhe sociologenë Shkollën e lartë të Gjermane të Sportit në Koeln, thotë se "bëhet fjalë për ngacmime fizike seksuale dhe përdhunime nga ana e të rriturve kundrejt fëmijëve dhe të rinjve në sport, në kushte kujdestarie ose varësie. Përveç dhunës seksuale bëhet fjalë edhe për dhunë psikike, dhunë fizike, rrahje, shkelma, dhunë emocionale. Treçereku i të prekurve janë gra.”

Klube të heshtura

Abuzuesit janë shumica burra, trajnerët, kujdestarët ose mësuesit në sportet e organizuara. Autoret mendojnë se kjo është vetëm maja e ajsbergut.  Problemi  është se në Klubet Sportive sundon heshtja. Të prekurve zakonisht nuk u vihet veshi, por përkundrazi, ato shantazhohen me akuza për shpifje.  Kjo sepse shumica e të dhunuesve kanë qenë trajnerët, që gëzojnë një reputacion shumë të mirë në klube ose edhe në rrethin familjar. Fenomeni është më i përhapur në nivelet profesioniste ose që marrin pjesë nëpër kampionate, dhe më pak në sportet që bëhen për të kaluar kohën ose në shkolla. Sportet më të  prekura janë gjimnastika dhe futbolli.

Sipas studimet, në sport shumë rrallë zbardhen dhe trajtohen rastet e dhunës së seksualizuar ose abuzimeve seksuale.  jë nismë pozitive është nisma Safe Sport, e Shoqatës së Atletëve në Gjermani, një zyrë kjo, që dëgjon dhe ndihmon të prekurit.

Angela Marquardt, e cila është vetë e prekur, por si politikane socialdemokrate anëtare e komisionit të trajtimit të abuzimeve, kritikon faktin që Shoqata e Sporteve Olimpike të Gjermanisë nuk pranon të japë para për financime të tilla. "Ne nuk duhet ta pranojmë këtë aq lehtë”, tha ajo.

Sporti në Gjermani ka një imazh shumë të  lartë. Prandaj edhe klubet sportive vlerësohen shumë nga shoqëria për efektin edukues që kanë. Çtabuizimi i kësaj teme do ta prishte këtë narrativë për sportin, thotë Rolof, prandaj edhe shumë klube nuk merren fare me këtë çështje.

Shembulli i Tinës e konfirmon këtë. Tina ishte nga të parat që e denoncoi trajnerin e saj dhe vuri në bankën e të akuzuarve, padisë së saj iu bashkuan shumë shoqe të atëhershme të klubit. Trajneri u dënua me burg, por për shkak të disa gabime proceduriale vendimi nuk është ende në fuqi. Klubit sportiv, iu deshën gjashtë vjet, që nga padia, për të kërkuar falje publike ndaj ish-sportisteve të dëmtuara./DW

gjermani dhuna seksuale ne sport

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj