LIVE UPDATES
Bota

TikTok-u rikthen shërbimet në SHBA, pas zotimit të Trump

Trump tha se do ta përdorë urdhrin ekzekutiv për t’i dhënë më shumë kohë aplikacionit të videove – i cili është në pronësi të ByteDance nga Kina – për ta gjetur një blerës të pranueshëm, para se ndalesa e urdhëruar nga Gjykata Supreme të zbatohet plotësisht.

20 Janar 2025, 09:27 Nga M.B
TikTok-u rikthen shërbimet në SHBA, pas zotimit të Trump
Foto ilustruese

SHBA- TikTok-u i riktheu shërbimet për 170 milionë përdoruesit e vet në Shtetet e Bashkuara të dielën, pasi presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, u zotua se do ta përdorë një urdhër ekzekutiv për ta pezulluar ndalesën federale ndaj platformës sapo ta marrë pushtetin të hënën. Trump tha se do ta përdorë urdhrin ekzekutiv për t’i dhënë më shumë kohë aplikacionit të videove – i cili është në pronësi të ByteDance nga Kina – për ta gjetur një blerës të pranueshëm, para se ndalesa e urdhëruar nga Gjykata Supreme të zbatohet plotësisht. TikTok i ndali shërbimet në SHBA dhe u zhduk nga tregjet e aplikacioneve të Apple dhe Google të dielën, disa orë para se të hynte në fuqi ligji që kërkon ndalimin e tij.

“Falë përpjekjeve të presidentit Trump, TikTok-u është rikthyer në SHBA”, njoftoi platforma pak orë pasi i kishte ndalur shërbimet.

TikTok-u tha se i ndali shërbimet për shkak të ligjit federal, i cili i kërkonte kompanisë që zotëron platformën, ByteDance, ta shiste TikTok-un në SHBA deri të dielën. Ligji që hyri në fuqi të dielën kërkoi që ByteDance t’i ndërpriste lidhjet me operacionet e TikTok-ut në SHBA, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare. Megjithatë, ai autorizoi presidentin e tanishëm t'i jepte afat prej 90 ditësh platformës, nëse ajo ishte në shitje e sipër.

Megjithëse investitorët bënë disa oferta, ByteDance ka deklaruar se nuk do ta shesë TikTok-un. Trump tha se urdhri i tij do ta “zgjasë periudhën kohore para se të hyjë në fuqi ligji për ndalimin e tij”.

Nuk është e qartë se si do të rezultojë premtimi i Trumpit nga një këndvështrim ligjor, pasi Gjykata Supreme e SHBA-së e mbështeti njëzëri ndalimin e TikTok-ut të premten dhe vendimi hyri në fuqi një ditë para rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Republikani Mike Gallagher, autori i ligjit, tha të dielën në Fox News se “nuk ka shtyrje” për TikTok-un.

“Po ju them si njeriu që e ka shkruar ligjin, shtyrja ishte brenda një periudhe 270-ditore, e cila u mbyll në orën 12:01 të mëngjesit sot [e diel]”, tha ai, duke shtuar se vetëm nëse presidenti certifikon se ekzistojnë “dokumente ligjërisht të detyrueshme” që tregojnë se shitja e tij është në proces, atëherë do të kishte shtyrje të ndalesës.

Disa ligjvënës që votuan për ligjin për shitjen ose ndalimin e TikTok-ut, përfshirë disa republikanë aleatë të Trumpit, vazhdojnë ta mbështesin atë. Senatori Tom Cotton nga Arkansasi paralajmëroi kompanitë të dielën që të mos ofrojnë mbështetje teknike për TikTok-un.

“Çdo kompani që strehon, shpërndan, shërben ose ndryshe lehtëson TikTok-un e kontrolluar nga komunistët, mund të përballet me qindra miliarda dollarë përgjegjësi shkatërruese sipas ligjit”, shkroi Cotton në X. “Mendohuni mirë.”

Avokati i së drejtës kushtetuese dhe biznesit, Kirk McGill, tha se ai mendon se Trumpi nuk ka autoritetin ligjor për ta pezulluar ndalesën, por është e pamundur që çështja të arrijë në gjykatë brenda kohës që mund t’i duhet TikTok-ut për të gjetur një blerës. Mosmarrëveshja mbi lidhjet e TikTok-ut me Kinën ka marrë formën e konkurrencës gjeopolitike ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të shqetësuara për mbledhjen e sasive të mëdha të të dhënave nga TikTok-u, përfshirë të dhënat e ndjeshëm mbi zakonet e shikimit, që mund të përfundojnë në duart e Qeverisë kineze përmes detyrimit.

Zyrtarët, gjithashtu, kanë paralajmëruar se algoritmi që përcakton çfarë shohin përdoruesit në aplikacion është i cenueshëm ndaj manipulimit nga autoritetet kineze, të cilat mund ta përdorin atë për të formësuar përmbajtjen në platformë në një mënyrë të vështirë për t’u zbuluar. Ndërkaq, TikTok-u thekson se SHBA-ja nuk ka paraqitur prova që Kina ka tentuar të manipulojë përmbajtjen në platformën e saj në SHBA ose të mbledhë të dhëna të përdoruesve amerikanë përmes TikTok-ut./ REL

shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet