LIVE UPDATES
Bota

Tony Blair, paqebërësi i diskutueshem për Lindjen e Mesme

Ende nuk dihet saktë nëse pengjet do të lirohen dhe lufta do të marrë fund. Por faza e dytë po shqyrtohet tashmë. Në Këshillin për Paqe të Trumpit Tony Blair do të ishte i rëndësishëm.

6 Tetor 2025, 09:17 Nga I.A
Tony Blair, paqebërësi i diskutueshem për Lindjen e Mesme
Tony Blair

ANGLI- Britania e Madhe dhe palestinezët kanë një histori të gjatë dhe të veçantë së bashku, shumë kohë para Tony Blair. Në vitin 1922, pas rënies së Perandorisë Osmane, Londra mori një mandat nga Lidhja e Kombeve për të administruar Palestinën.

Edhe më herët, në "Deklaratën e Balfourit", britanikët premtuan të "krijonin një atdhe" atje për hebrenjtë nga e gjithë bota. Kjo u pasua nga një imigrim në rritje i hebrenjve në Palestinë, dhe kështu në rritjen e tensioneve midis popullatave hebraike dhe arabe.

Dallimet u bënë edhe më të mëdha në Luftën e Dytë Botërore: ndërsa Myftiu i Madh i Jerusalemit al Hussein ishte mik dhe admirues i madh i Hitlerit, hebrenjtë gjithashtu u rekrutuan masivisht në ushtrinë britanike për të luftuar kundër nazistëve. Pas luftës veteranët hebrenj me përvojë erdhën gjithashtu në atdheun e tyre të lashtë, dhe kur britanikët nuk mund t'i përmbanin më konfliktet, në vitin 1947 ata ia kthyen mandatin Kombeve të Bashkuara.

OKB-ja më pas propozoi një plan sipas të cilit vendi do të ndahej në një shtet hebre dhe një arab. Por arabët ndiheshin mjaft të privuar  - dhe kështu në vitin 1948 u themelua vetëm shteti hebre: Izraeli. Pjesa tjetër është histori.

Kritika për rolin e Blair-it

E gjitha kjo sigurisht, ndodhi shumë kohë para epokës së Tony Blair - ai lindi në vitin 1953. Megjithatë ish-kryeministri britanik mund të marrë përsëri një lloj mandati qeverisës në rajon, të paktën sipas planeve të Donald Trump-it. Në fillim të javës së kaluar, Presidenti amerikan paraqiti një plan 20-pikësh që duhet t'i japë fund luftës në Rripin e Gazës, e cila po vazhdon prej dy vitesh.

Pas lirimit të pengjeve, përfundimit të sulmit të Izraelit ndaj Gazës, por edhe pas çarmatimit të grupit terrorist Hamas, Gaza duhet të rindërtohet dhe në periudhën e tranzicionit do të qeveriset nga një qeveri ekspertësh teknikë - nën mbikëqyrjen e një organi ndërkombëtar të quajtur "Komiteti i Paqes". Ky organ do të kryesohet nga vetë Trump, ndërsa Blair mund të ketë një rol të rëndësishëm, gjë që ka shkaktuar kritika të ashpra si në rajon ashtu edhe më gjerë.

Politikani palestinez dhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Mohammad Shtayyeh, i tha CNN, se "do të ishte më mirë për të të qëndronte në vendin e tij dhe t'i linte palestinezët të qeverisnin vetë (...) në vend që të na nënshtronte përsëri sundimit kolonial".

Raportuesja speciale e OKB-së për territoret palestineze, Francesca Albanese, ishte edhe më e drejtpërdrejtë: "Tony Blair? Asnjë shans!” shkroi ajo në X. "Duart larg Palestinës!” – dhe shtoi: "Ndoshta duhet të takohemi në Hagë?”

"Qenushi i Bushit”

Albanese aludoi kështu në pikën më të errët në CV-në e Blair: rolin e tij në luftën e Irakut të vitit 2003. Përpara kësaj, Blair ishte një politikan shumë i suksesshëm dhe popullor. Pasi fitoi zgjedhjet e vitit 1997, ai u bë Kryeministri i Partisë Laburiste me shërbimin më të gjatë në historinë e vendit.

Marrëveshja e së Premtes së Madhe, të cilën ai ndihmoi në ndërmjetësimin, ishte një pikë kthese në konfliktin e gjatë në Irlandën e Veriut. Por pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju-Jork, Blair qëndroi pothuajse pa kushte në anën e Presidentit të atëhershëm të SHBA-së, George W. Bush, në "luftën kundër terrorizmit". Kjo i solli atij kritika të ashpra: opozita madje e quajti atë "qenushi i Bushit".

Dy vjet më vonë, së bashku me Bushin, ai shkoi në luftë në Irak, duke e justifikuar atë në pretendimet se Saddam Hussein zotëronte armë shkatërrimi në masë dhe se ai duhej të ndalohej. Ky pretendim më vonë doli i rremë.

Një komision hetimor i udhëhequr nga Sir John Chilcot, i ngritur nga qeveria britanike për të hetuar rolin e vendit në luftën e Irakut, arriti 13 vjet më vonë në një përfundim shkatërrues: raportet e shërbimeve sekrete në lidhje me armët e dyshuara duhej të ishin verifikuar dhe lufta nuk duhej të ishte zhvilluar. Për më tepër Blair dërgoi në Irak trupa britanike të papërgatitura dhe pa asnjë plan për periudhën pas luftës. Ai duhej të mbrohej për vite me radhë kundër akuzave se ishte "kriminel lufte". Raporti i Chilcot nuk shkoi aq larg, por prapë peshonte rëndë në trashëgiminë politike të Blair.

Blair në krye të "kuartetit" për Lindjen e Mesme

Pavarësisht gjithçkaje, Blair mbeti politikisht aktiv në rajon. Vetëm një ditë pasi dha dorëheqjen si kryeministër në vitin 2007, ai u emërua si i dërguar special i Kuartetit të Lindjes së Mesme.

Ky kuartet - i përbërë nga SHBA-ja, Rusia, BE-ja dhe OKB-ja - duhej të ndërmjetësonte midis izraelitëve dhe palestinezëve. Por edhe në këtë rol Blair u kritikua gjithnjë e më shumë, ndër të tjera, sepse ai po zhvillonte njëkohësisht interesa të shumta private biznesi në Lindjen e Mesme. Ai e mbajti këtë pozicion për tetë vite, por pa përparim të rëndësishëm.

Palestinezët e akuzuan atë se po mbante gjithnjë e më shumë anën e Izraelit. "Jemi të lumtur që ai po largohet. Ai duhet të ishte larguar shumë kohë më parë", tha negociatori i atëhershëm palestinez Mohammad Stajjeh në vitin 2015.

"Ai nuk bëri asgjë për kauzën palestineze, por u përdor nga Izraeli për të justifikuar pushtimin dhe politikën e vendbanimeve."

Instituti Tony Blair

Tony Blair më pas vazhdoi aktivitetet e tij të biznesit dhe në vitin 2016 themeloi Institutin Tony Blair për Ndryshim Global (TBI). Përmes tij, ai këshilloi, ndër të tjerë, Presidentin e Ruandës Paul Kagame dhe Princin saudit Mohammed bin Salman.

Me sa duket punonjësit e TBI, së bashku me sipërmarrësit izraelitë, kanë punuar gjithashtu për planin për rindërtimin e Gazës pas luftës - gjë që Instituti e mohon. Ky plan, ndër të tjera, parashikon edhe atë që quhet "Riviera Trump" dhe një zonë industriale të emëruar sipas Elon Musk.

Në shkurt të vitit 2025 Donald Trump publikoi një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale që përshkruante këtë vizion, dhe shkaktoi zemërime të mëdha.

Plane të tilla ndoshta nuk do të jenë më të rëndësishme, nëse Blair merr vërtet postin e ri. Në deklaratën e tij, ai tha vetëm se plani "i guximshëm dhe i menduar mirë" i Trump-it ofron "mundësinë më të mirë" për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës. Blair ende nuk ka komentuar, nëse do të jetë pjesë e këtyre  planeve./DW

tony blair

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj