Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bëhet e ditur se 137 të dëbuarit zbarkuan në Stamboll të shtunën, përfshirë 36 shtetas turq së bashku me aktivistë nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Malajzia, Kuvajti, Zvicra, Tunizia, Libia, Jordania dhe vende të tjera, konfirmuan zyrtarët turq.
IZRAEL- Disa aktivistë ndërkombëtarë të deportuar nga Izraeli pasi iu bashkuan një flotilje ndihmash për Gazën kanë akuzuar forcat izraelite për keqtrajtim të aktivistes klimatike Greta Thunberg. Bëhet e ditur se 137 të dëbuarit zbarkuan në Stamboll të shtunën, përfshirë 36 shtetas turq së bashku me aktivistë nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Malajzia, Kuvajti, Zvicra, Tunizia, Libia, Jordania dhe vende të tjera, konfirmuan zyrtarët turq.
Gazetari turk dhe pjesëmarrësi në Flotiljen Gaza Sumud, Ersin Celik, tha se ai pa forcat izraelite të torturonin Thunberg, duke përshkruar se si ajo u “zvarrit përtokë” dhe “u detyrua të puthte flamurin izraelit”. Aktivistja malajziane Hazwani Helmi dhe pjesëmarrësja amerikane Windfield Beaver dhanë dëshmi të ngjashme në Aeroportin e Stambollit.
“Ishte një katastrofë. Na trajtuan si kafshë”, tha Helmi, duke shtuar se të paraburgosurve u mohohej ushqimi, uji i pastër dhe ilaçet.
Gazetari italian Lorenzo Agostino, i cili kishte qenë në flotilje, përmendi gjithashtu keqtrajtimin e Thunberg.
“Greta Thunberg, një grua e guximshme, është vetëm 22 vjeç. Ajo u poshtërua dhe u mbështoll me një flamur izraelit”, tha ai.
Edhe të tjerë përshkruan keqtrajtim të rëndë. Prezantuesja televizive turke Ikbal Gurpinar tha: Na trajtuan si qen. Na lanë të uritur për tre ditë. Nuk na dhanë ujë; na u desh të pinim nga tualeti.
Aktivistja turke Aycin Kantoglu tregoi për muret e burgut të njollosura me gjak dhe mesazhet e shkruara nga të burgosurit e mëparshëm.
“Ne pamë nëna që shkruanin emrat e fëmijëve të tyre në mure. Në fakt, ne përjetuam pak nga ajo që kalojnë palestinezët”, tha ajo./Dosja.al
Gaza GAZA- Propozimi i SHBA-së që synon t'i japë fund luftës në Rripin e Gazës është një "marr&...
Pamjet SHBA- Dy persona u vranë dhe të paktën 12 u plagosën pasi persona të armatosur rivalë filluan të qëllonin nj...
Mbledhjet janë një nga mjetet më të përdorura në çdo organizatë, por shpesh shndërrohen në burim stresi, h...
POLONI- Pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur pa energji në Ukrainë, pas sulmeve intensive ruse m...
Marco Rubio SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë të dielën se lufta në Gazë nuk ka përfunduar ende,...
fotot ilustruese SHBA- Kohët e fundit, një gjykatë në SHBA e ndaloi bllokimin e fondeve për universitetin elit...
Foto ilustruse NEPAL - Mbi 60 persona kanë humbur jetën në Indi dhe Nnepal për shkak të rrëshqitjes së tokës nga sh...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se shpreson të bëjë të ditur shpejt lirimin e ...
Foto ilustruse UKRAINË – Rusia ka sulumuar sërisht Ukrainën me raketa dhe dronë luftarkë. Menjëherë pas kësaj...
fotot ilustruese RUSI- Ishte një skenë që tërhoqi mjaft vëmendjen në Zyrën Ovale ku ishin ulur presidenti i SHBA-së...