26 Korrik 2022, 08:25
Nga d.a.
policia e korces
KORÇË- Policia e Korçës ka vënë në pranga një 24-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një tjetër pasi trafikonin lëndë narkotike drejt shtetit grek.
Sipas njoftimit të policisë, janë gjetur dy çanta sportive të cilat mbanin 30 kg kanabis, të cilat u sekuestruan nga policia, si dhe një motorr i cili rezultoi i vjedhur në Maqedoninë e Veriut.
Ky është vijimi i një operacioni të nisur nga policia e Korçës në bashkëpunim me Frontex dhe komisaritin e Devollit i cili ka çuar në sekuestrimin total të 565,5 kg kanabis dhe 23 të ndaluar.
NJOFTIMI I POLICISË
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me AMP Korçë, Policinë Kufitare, shërbimet e Frontex-it, Komisariatet e Policisë Korçë dhe Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër.
Sekuestrohen 30 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Shkon në 23 numri i të ndaluarve, në 565.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, sekuestruar në kuadër të këtij operacioni.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë, Policinë Kufitare, shërbimet e Frontex-it, Komisariatet e Policisë Korçë dhe Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur tetë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e dhjetë të tij, si rezultat i së cilës u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit:
– E. Z., 24 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë;
Si edhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
– A. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe informacioneve të grumbulluara se shtetasi E. Z., në bashkëpunim me persona të tjerë, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe nga kontrolli i ushtruar në afërsi të banesës së tij në fshatin Ponçarë, gjetën dhe sekuestruan 2 çanta sportive, me 30 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shokut të tij, shtetasit A. Z., u gjet e sekuestrua një motor i markës “Peda Tek”, pa targa dhe dokumentacionin përkatës, i cili rezultoi i vjedhur në Maqedoninë e Veriut.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
policia e korces arrestohet 24-vjecari ne korce droge drejt greqise
Aktualitet
26 Korrik 2022, 07:15
d.a.
Moti
TIRANË- Vala e të nxehtit nga Europa perëndimore dhe fusha anticiklonike që ndodhen mbi pjesën më të madhe të ...
Aktualitet
25 Korrik 2022, 23:09
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar historinë e një takimi me persona të botës së krimit. I ftua...
Aktualitet
25 Korrik 2022, 23:05
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta duket se ka lënë postin e kreut të shtetit me një 'peng'. I ftuar në emisonin &ldq...
Aktualitet
25 Korrik 2022, 23:00
k.m.
Talo Çela
ELBASAN- Edhe sot, në Elbasan kanë zbarkuar forcat speciale RENEA, por sërish kanë dalë me duarbosh. Burime p&eum...
Aktualitet
25 Korrik 2022, 22:57
k.m.
Pamje nga aksioni
KRUJË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Nikël, ku një makinë ësht&eu...
Aktualitet
25 Korrik 2022, 22:55
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Një kamarier i punësuar në një bar restorant në Dhërmi ka marrë lekët e xhiros së ...
Aktualitet
25 Korrik 2022, 22:32
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha komentoi lidhjet e krimit me politikën shqiptare. I ftuar në emisionin 'Ç...
Aktualitet
25 Korrik 2022, 21:52
k.m.
Marco dhe Gabriele Bianchi
ITALI- "Willy kishte duart ulur, ai as që u përpoq të reagonte, u godit me shqelma dhe grushta ndërsa gul&cc...
Aktualitet
25 Korrik 2022, 21:44
e.k
Gjovalin Përnoca
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendim e marrë nga Komisioni i Pavarur i Ku...
Aktualitet
25 Korrik 2022, 21:47
k.m.
Ilir Alimehmeti
Rasti i parë me Linë e Majmunit për këtë vit u zbulua në Dallas, Teksas të Shteteve të Bashkuara t&...