LIVE UPDATES
Bota

Shqiptarja përplaset për vdekje pranë shtëpisë në SHBA, fjalët e fundit: Mendoni se do ia dal?

Mjeti, i cili hipi mbi trotuar, e përplasi gruan drejt një gardhi metalik dhe për pasojë Ndrecaj u ça nga një shufër hekuri. Ajo ndërroi jetë në spital, në momentin kur po operohej.

11 Shtator 2022, 10:51 Nga A.B
Shqiptarja përplaset për vdekje pranë shtëpisë në
Paulina Nrecaj

SHBA- Paulina Ndrecaj, 59-vjeçarja e cila jetonte në Bronx në New York ka ndërruar jetë. 'Nypost.com' bën të ditur se shqiptarja u përplas nga një makinë. Aksidenti i rëndë ndodhi shumë pranë shtëpisë së 59-vjeçares e cila kishte dalë për të blerë pica. Ajo u godit nga një makinë teksa ecte në trotuar të premten.

Shqiptarja përplaset për vdekje pranë shtëpisë në
Paulina Ndrecaj

Mjeti, i cili hipi mbi trotuar, e përplasi gruan drejt një gardhi metalik dhe për pasojë Ndrecaj u ça nga një shufër hekuri. Ajo ndërroi jetë në spital, në momentin kur po operohej.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga vajza e saj 32-vjeçare e cila për mediat amerikane ka thënë se mamaja e saj nuk e meritonte këtë vdekje.

 “Ishte një grua e mirë dhe e ëmbël. Nuk e meritonte këtë. Ishte katër hapa larg nga shtëpia”, është shprehur Diana.

Paulina ishte nënë e tre fëmijëve dhe kishte një nip. Diana ka treguar më tej se babai i saj ka qenë në shtëpi kur ka dëgjuar aksidentin dhe ka shkuar me vrap në vendin e ngjarjes pasi ka dëgjuar një zhurmë të fortë. Fran Ndrecaj, 71 vjeç, tha se e kuptoi që në fillim që gruaja e tij, me të cilën kishte 40 vjet i martuar, nuk do ia dilte dot.

I kishte rënë të fikët. Kishte humbur shumë gjak, gjak i cili i dilte nga goja dhe nga hundët”, ka rrëfyer Ndrecaj.

Bashkëshorti tregoi se së fundmi gruaja e tij e ndjerë kishte festuar ditëlindjen.

Shqiptarja përplaset për vdekje pranë shtëpisë në

“Për mua ishte një person i mrekullueshëm. Më rriti fëmijët. Ishte perfekte. Fëmijët ishin të lumtur me jetët e tyre, edhe ajo ishte e lumtur”, rrëfeu 71-vjeçari.

I pari që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka qenë 32-vjeçari Sall Arobye, një shofer Uber, i cili jetonte në rrugën tjetër. Ai e ndihmoi Paulinën që ta largonte nga gardhi dhe e siguroi atë që do të ishte mirë.

“Më tha: Mendon se do t’ia dal?”. Unë i thashë, “patjetër që mund t’ia dalësh, qëndro e fortë”, ka treguar ai, i cili shton se gruaja e plagosur e ka falenderuar ndërkohë që ishte në atë gjendje.

“Është e tmerrshme. Më duket sikur e kam gënjyer. Ajo nuk ia doli dot. Ndihem i trishtuar”, u shpreh ai.

Miq dhe të afërm të viktimës ndezën qirinj dhe vunë lule në vendin ku ndodhi ngjarja.

Shqiptarja përplaset për vdekje pranë shtëpisë në

Diana Ndrecaj ia ka vënë fajin një korsie biçikletash të sapo instaluar jashtë ndërtesës. Sipas saj konfigurimi i ri në rrugë ngatërron shoferët.

“E shihni? Duket sikur janë të parkuara dyfish, apo jo? I huton njerëzit. Nuk ka pasur kurrë një aksident këtu. Ai ndoshta ka kërcyer bordurën,” tha ajo.

Shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin ka deklaruar se hipi në trotuar pasi devijoi për të shmangur goditjen e një furgoni të ndaluar në kryqëzimin e rrugëve Bronxdale dhe Cruger. Ai u dërgua në polici dhe autoritetet thanë se përplasja duket të ketë qenë aksidentale. 

paulina nrecaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet