LIVE UPDATES
Bota

Tragjedia në brigjet greke, familjarët të dëshpëruar për informacione: Morëm në telefon agjentin! Ishte në gjumë

Ali Janazaib dhe kushëriri i tij Ali Hussain janë në mesin e qindra pakistanezëve të zhdukur, pasi një varkë peshkimi që po transportonte rreth 750 emigrantë, u përmbys në Detin Mesdhe pranë Greqisë më 14 qershor.

23 Qershor 2023, 15:17 Nga a.l
Tragjedia në brigjet greke, familjarët të dëshpëruar
Greqi

Aksidenti i javës së kaluar i një anije të mbushur me emigrantë në Detin Mesdhe, në ujrat pranë Greqisë, ka tronditur Pakistanin, prej nga vinin pjesa më e madhe, pothuajse 300 pasagjerë, të anijes.

Deri tani, autoritetet greke kanë gjetur trupat e pajetë të 81 pasagjerëve, ndërsa 104 persona kanë mbijetuar. Autoritetet pakistaneze kanë arrestuar të paktën 14 persona nën dyshime për trafikim të qenieve njerëzore.

Shefja e zyrës së Zërit të Amerikës në Pakistan, Sarah Zaman bisedoi me disa prindër, që të dëshpëruar po presin të mësojnë mbi fatin e fëmijëve të tyre të zhdukur.

Ali Janazaib dhe kushëriri i tij Ali Hussain janë në mesin e qindra pakistanezëve të zhdukur, pasi një varkë peshkimi që po transportonte rreth 750 emigrantë, u përmbys në Detin Mesdhe pranë Greqisë më 14 qershor.

“I thashë djalit mos shko, por ai më tha se të gjithë po ikin dhe u dorëzova, e lashë të shkonte”, thotë Aurangzaib, babai i Ali Jahanzaibit.

Së bashku me kushëririn e tij, Ali Hussain ata paguan nga 8 mijë dollarë secili, për të udhëtuar me avion nga Pakistani në Libi dhe më pas me anije drejt Italisë. Babai i Hussainit, Hafeez-ul-Rehman, e mësoi lajmin për aksidentin në rrjete sociale.

“Morrëm në telefon agjentin. Ai ishte në gjumë. E pyetëm se çfarë po ndodh? Na tha se nuk dinte dhe se do të pyeste. Rreth mesnatës e konfirmoi se ishte anija me të cilën po udhëtonin at”, thotë ai.

Fqinjët dhe familjarët mundohen ta ngushëllojnë, ndërsa Rehmani pret ndonjë lajm për djalin dhe nipin e tij.

“I lutemi Zotit dhe presim informacione. Po presim një mrekulli”, thotë Rehmani.

Rreth 30 minuta larg shtëpisë së tij, ndodh një mrekulli. Azmat Kkhan është një nga të mbijetuarit.

“Ai ishte në pjesën e poshtme të anijes. Kur ajo nisi të mbushej me ujë, ndoshta ishte e shkruar që ai të jetonte, ai gjeti një të çarë dhe arriti të dalë në sipërfaqe”, thotë Muhammat Rizëan, familjar i Azmat Khanit.

Pakistani është në mesin e tre vendeve me numrin më të madh të migrantëve që mundohen të hyjnë në Evropë përmes një rruge të njohur të Mesdheut qendror, ku ndodhi aksidenti.

Kushtet e rënda ekonomike dhe të frymëzuar nga ata që arrijnë në Evropë dhe ndihmojnë familjet e tyre, çdo vit, mijëra njerëz marrin këtë udhëtim, që shpesh është vdekjeprurëse. Në një nga zyrat rajonale të Agjencisë Federale të Hetimeve, familjarët e pasagjerëve po presin për orë të tëra në vapë, për të dhënë mostrat e AND-së.

Këto të dhëna do të ndahen me autoritetet greke, për të ndihmuar në identifikimin e trupave të viktimave. Pas këtij incidenti, autoritetet pakistaneze po përballen me trysni për ndalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

“Kemi dërguar ekipet tona në shtëpitë e çdo viktime. Disa kanë refuzuar të takohen me ne. Të tjerët thonë se nuk dinë asgjë, se djali është marrë vetë me këtë punë dhe se nuk duan të gjurmojnë. Disa refuzojnë të ndërmarrin veprime ligjore. Pra, po hasim në shumë probleme”, thotë Muhammad Ajmal nga Agjencia Federale e Hetimeve.

Në anije ishin edhe dy djemtë e Mariam Bibit. Ajo thotë se do që e gjitha kjo të marrë fund.

“Kemi shpresë, por nuk kemi asnjë informacion. Ndonjëherë qajmë, ndonjëherë heshtim”, thotë zonja Bibi./VOA

sarah zaman

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet