Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Sipas mediave të huaja ai dhe bashkëshortja e tij 40-vjeçare, Xhesika, ndodhen në gjendje shoku, ndërsa ka deklaruar se lokali ishte kontrolluar tre herë gjatë dhjetë viteve të fundit.
ZVICËR- Pronari dhe menaxheri 49-vjeçar francez i diskos Le Constellation në Crans-Montana, Zhak Moreti, theu heshtjen për herë të parë pas tragjedisë së ndodhur natën e Vitit të Ri. Sipas mediave të huaja ai dhe bashkëshortja e tij 40-vjeçare, Xhesika, ndodhen në gjendje shoku, ndërsa ka deklaruar se lokali ishte kontrolluar tre herë gjatë dhjetë viteve të fundit.
Duke folur për gazetën zvicerane “20 Minuten”, Moreti është shprehur se nuk mund të flemë dhe as të hanë, pasi janë të gjithë në një gjendje shumë të keqe. Zhak dhe Xhesika Moreti, shtetas francezë me origjinë nga Korsika, morën në administrim Le Constellation në vitin 2015.
Sipas informacioneve, natën e zjarrit Xhesika Moreti ndodhej brenda lokalit dhe u plagos, duke pësuar djegie në dorë. Ndërkohë, Zhak Moreti nuk ndodhej aty, pasi ishte në një tjetër biznes të çiftit në zonë. Moreti bëri të ditur se do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë.
“Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ndihmuar hetimet. Në këtë proces janë përfshirë edhe avokatët tanë”, deklaroi ai.
Zyra e Prokurorit të Kantonit Valais ka nisur tashmë një hetim penal për rrethanat e zjarrit. Siç u njoftua në një konferencë për shtyp të premten pasdite, menaxherët e dyqanit kanë dëshmuar tashmë. Ende nuk është sqaruar nëse individë të caktuar do të akuzohen, por mundësia e një hetimi për zjarrvënie dhe vrasje të qëllimshme mbetet e hapur.
Gjithashtu pronari ka deklaruar se Le Constellation ishte inspektuar tre herë në dhjetë vitet e fundit dhe se gjithçka ishte bërë në përputhje me rregulloret. Nëse këto inspektime kishin të bënin me çështje specifike të sigurisë nga zjarri, tani është objekt hetimi i një prokurori. Çifti korsikan drejton edhe biznese të tjera në zonë, duke përfshirë një restorant në fshatin e afërt Lens dhe një restorant hamburgerësh në Crans Montana./Dosja.al
pamje nga sulmet VENEZUELË- Presidentin Nicolas Maduro ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pas sulmeve ajrore dhe shpërth...
foto ilustruese SHBA- Administrata e presidentit Donald Trump është e informuar për raportimet mbi shpërthime dhe fluturime mbi kryeqyt...
pamje nga aksidenti BRAZIL- Të paktën 11 persona humbën jetën në një aksident tragjik që ndodhi në pjesën jugo...
foto ilustruese VENEZUELË- Sirena sulmesh ajrore dhe shpërthime u dëgjuan në orët e para të së shtunës në kry...
Sanae Takaichi SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ftuar të premten kryeministren japonez Sanae Takaichi të vizitojë Uashingto...
foto ilustruese OpenAI dhe Anthropic, kundër zhvilluesve të aplikacioneve: sindroma e Kronosit në teknologji. A do t’i gllabëroj...
foto ilustruese Pakënaqësia sociale po kthehet në protestë të hapur kundër udhëheqjes në Iran. Gjatë...
CSU GJERMANI- Në një dokument të Unionit Kristiansocial Gjerman, CSU para një takimi të grupit të landit në Seeon,...
Zohran Mamdani SHBA- Ministria e Jashtme e Izraelit ka akuzuar kryetarin e Nju Jorkut, Zohran Mamdani, se ka hedhur “benzinë antisemitike mbi zj...
Donald Tusk POLONI- Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka shpallur vitin 2026 një vit të përshpejtimit polak, duke premtuar...