Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
OKB-ja mund të përdorë aktualisht vetëm një vendkalim kufitar për të dërguar ndihma për viktimat e tërmetit në veri të Sirisë. A mund të hapen më shumë vendkalime?
14 kamionë me ndihma kaluan të premten (10.02) pikën kufitare Bab al-Hawa midis Turqisë dhe Sirisë. Nga atje kamionët e OKB-së vazhduan drejt Idlibit për të çuar atje batanije, dyshekë, tenda dhe llamba diellore për njerëzit në zonën e tërmetit në Siri. Ndihmat do të mjaftojnë për rreth 1.100 familje, tha një zëdhënës i OKB-së në Gjenevë.
Por në provincën e Idlibit, në veriperëndim të Sirisë, jetojnë mbi katër milionë vetë. Qindra-mijëra ka të ngjarë që janë prekur drejtpërdrejt nga tërmeti i 6 shkurtit që tronditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore. Edhe para katastrofës natyrore, nëntë nga dhjetë vetë që jetojnë përreth Idlibit vareshin nga ndihmat nga jashtë, sepse në Siri vazhdon që nga viti 2011 një luftë civile.
Pra për të lehtësuar nevojat më urgjente të njerëzve në veriperëndim të Sirisëdo të duheshin jo vetëm 14 kamionë, por qindra, thotë Kelly Petillo, eksperte për Sirinë në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR).
Problem për ndihmat regjimi i Bashar al-Asadit
Regjimi i Bashar al-Assad në Damask ka vite që pengon që ndihmat humanitare që të arrijnë në veri-perëndim të Sirisë, sepse zona përreth Idlibit është nën kontrollin e rebelëve dhe të islamistëve.
"Që nga viti 2014 ka një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që lejon ndihmën përtej kufirit turk – edhe pa pëlqimin e regjimit të Asadit”, shpjegon Petillo në intervistën për DW. "Por që nga viti 2018 Rusia ka arritur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së edhe me mbështetjen e Kinës, që numri i kalimeve kufitare që mund të përdoren për këtë qëllim të vijë gjithnjë duke u kufizuar”.
Bab al-Hawa tani është i vetmi vendkalim kufitar i cili lejohet të përdoret nga OKB-ja për të dërguarndihma. Me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mund të hapen edhe vendkalime të tjera kufitare për të lejuar dërgimin e sa më shumë ndihmave. Megjithatë sipas Petillos "për fat të keq nuk ka shumë gjasa" që presidenti rus dhe aleati i Asadit, Vladimir Putin, të pajtohet me këtë. Dhe si të gjithë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, Rusia mund të bllokojë me veton e saj çdo vendim të tij.
Ndihma nga ajri
Cilat janë mundësitë që i kanë mbetur OKB-së? Hedhja e furnizimeve me ndihma nga ajri është një nga këto mundësi, thotë Kelly Petillo, eksperte për Sirinë në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR). Po ashtu mund të mendohet edhe për përdorimin e kalimeve të tjera kufitare nga Turqia në Siri pa pritur një rezolutë përkatëse nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. "Kjo do të ishte një masë e njëanshme dhe sigurisht që i bën gjërat shumë të komplikuara," thotë Petillo.
"Por në mungesë të alternativave dhe duke pasur parasysh shkallën e emergjencës, gjithçka duhet provuar”./DW
Foto ilustruese "Republika e Moldavisë po hyn tani në një fazë, në të cilën siguria ka përparësi" - me kë...
Vjosa Osmani PRISHTINË- Mercenarët nga grupi famëkeq Wagner i Rusisë po punojnë me paraushtarakët serbë për të...
I mituri nën rrënoja TURQI- Dhe kur të gjithë filluan të humbin shpresat se mund të gjendeshin sërish persona të g...
Pamje nga Turqia TURQI- Shoqëria turke po vlon nga zemërimi kundër qeverisë së Rexhep Tajip Erdogan, veçanërisht n&eum...
Elta Bajrami Nga një eksperiment me sodë buke, uthull dhe një balonë e deri te krijimi i nanosatelitit të parë në...
Pamje nga ngjarja në Gjermani GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku një person ka qëlluar me armë...
Yevgeny Prigozhin RUSI- Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha se forcat ruse duhet të marrin kontrollin e qytetit strategjik ukrainas të Bahmut...
Ekipi i shpetimit TURQI- Pamjet nga Turqia që tregojnë njerëzit duke u dalë nga ndërtesat e bllokuara nga t&eu...
Toka TURQI- Tërmeti vdekjeprurës që rrafshoi Turqinë dhe Sirinë, la pas mbi 20 mijë vikima por dhe shumë dëme....
Kerkimet SIRI- Organizata vullnetare e Mbrojtjes Civile të Sirisë, e njohur gjithashtu si Helmetat e Bardha, njoftoi përfundimin e operacion...