LIVE UPDATES
Bota

Trazira raciste trondisin Mbretërinë e Bashkuar

Në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, protestat me sfond ksenofobinë dolën jashtë kontrollit. Qindra njerëz u mblodhën në vende të ndryshme publike të Belfastit. Deputetja e Partisë Laburiste nga Belfasti, Claire Hanna, madje foli për një "pogrom racist”: ajo tha se kishte parë burra "duke shkuar shtëpi më shtëpi dhe duke kërkuar të huaj” – shumë prej tyre të maskuar, disa kishin ndezur zjarre – edhe në shtëpi ku jetonin familje migrante me fëmijë.

12 Qershor 2026, 08:08 Nga E. D

Trazira raciste trondisin Mbretërinë e Bashkuar

ANGLI- Ishin skena si nga një luftë civile: ndjekje njerëzish nëpër rrugë, kontejnerë plehrash të djegur, re të dendura tymi të zi që përhapen mbi lagje të tëra, një prani masive e forcave të sigurisë që përpiqen të vendosin kontrollin: Belfasti u zhyt në kaos të martën në mbrëmje (10.06.2026).

Në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, protestat me sfond ksenofobinë dolën jashtë kontrollit. Qindra njerëz u mblodhën në vende të ndryshme publike të Belfastit. Deputetja e Partisë Laburiste nga Belfasti, Claire Hanna, madje foli për një "pogrom racist”: ajo tha se kishte parë burra "duke shkuar shtëpi më shtëpi dhe duke kërkuar të huaj” – shumë prej tyre të maskuar, disa kishin ndezur zjarre – edhe në shtëpi ku jetonin familje migrante me fëmijë.

Të mërkurën, një prani e madhe e forcave të sigurisë parandaloi një përsëritje të trazirave në Belfast. Megjithatë, në qytete të tjera të Mbretërisë së Bashkuar pati marshime proteste dhe trazira. Edhe aty, sipas raportimeve, persona janë sulmuar në mënyrë të qëllimshme për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre, raportoi ndër të tjera "Scottish Daily Express”.

Shkaku i trazirave ishte një video e një sulmi brutal me thikë që qarkulloi në rrjetet sociale. Në të shihej si një autor sulmonte disa herë me thikë një burrë të shtrirë në tokë dhe të mbuluar me gjak, dhe dukej se përpiqej t'i priste fytin, përpara se të ndalohej nga tre burra. Viktima u dërgua në spital me plagë që i rrezikonin jetën. Sipas policisë, sulmuesi ishte një sudanez 30-vjeçar me status të ligjshëm qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Nxitës të ekstremit të djathtë në rrjetet sociale

Kryeministrja e Irlandës së Veriut, Michelle O'Neill, dhe kryeministri britanik Keir Starmer dënuan ashpër dhunën dhe njoftuan masa të rrepta kundër përgjegjësve. Por ata kritikuan fort edhe rrjete të ndryshme sociale.

Në fakt, trazirave u paraprinë shumë postime – për shembull në X ose Telegram – që e ndezën edhe më tej atmosferën tashmë agresive. Mes të tjerash, ekstremisti i djathtë Stephen Yaxley-Lennon, i njohur si "Tommy Robinson”, i dënuar disa herë në Britani, bëri thirrje për protesta masive në të gjithë vendin; drejtuesi i X, Elon Musk, e kishte ripostuar mesazhin e tij.

Edhe ekstremistë të tjerë të djathtë, sidomos nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, bënë thirrje për protesta të përsëritura dhe të vazhdueshme kundër politikës britanike të migracionit.

Kujtime nga Southport

Ngjarjet në Belfast rikthejnë kujtimet e verës 2024, kur trazirat me motive ksenofobie mbajtën Mbretërinë e Bashkuar në ankth për ditë të tëra. Më parë, në qytetin bregdetar britanik Southport, tri vajza të reja u vranë në një sulm me thikë. Atëherë, dezinformimi mbi autorin shkaktoi trazira raciste në mbarë vendin. Ekstremistë të njohur të djathtë – përfshirë edhe "Tommy Robinson” – përdorën atëherë platforma si X dhe Telegram për të nxitur në mënyrë sistematike klimën raciste.

Irlanda e Veriut: një traditë e gjatë e përplasjeve në rrugë

Sidomos në Irlandën e Veriut, konfliktet aktuale rreth migracionit ndërthuren me një dinamikë historike të rrënjosur thellë të dhunës në rrugë. Sipas vëzhguesve, të martën trazirat më të ashpra ndodhën në lagjet dikur protestante-luajaliste të Belfastit. Gjatë konfliktit në Irlandën e Veriut, aty zhvilloheshin përplasjet më të rënda mes protestantëve pro-britanikë dhe katolikëve pro-irlandezë.

Edhe pse konflikti konsiderohet politikisht i zgjidhur pas Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, shumë – sidomos të rinj – në Irlandën e Veriut ndihen të lënë pas dore dhe të harruar nga politika në Londër. Papunësia është e lartë dhe mungesa e perspektivës e madhe. Pas Brexit-it, shumë protestantë në Irlandën e Veriut i druhen gjithashtu një shkëputjeje graduale nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar. Infrastrukturat për trazira të dhunshme (si ndërtimi i barrikadave apo përdorimi i koktejve molotov) ekzistojnë prej dekadash dhe mund të mobilizohen shpejt. 

Zemërim i madh në rajonet e dobëta ekonomikisht

Edhe në pjesë të tjera të vendit, ndjenjat raciste gjejnë terren të përshtatshëm. Pas vrasjeve në Southport në 2024, trazirat më të ashpra shpërthyen në Sunderland, Middlesbrough dhe Hull – ish-qytete industriale në rënie në veri të Anglisë. Inflacioni i lartë, pagat e ngrira dhe shërbimet publike të dobësuara, si sistemi shëndetësor NHS, kanë rritur ndjeshëm pasiguritë ekzistenciale, veçanërisht te klasa punëtore e bardhë.

Aktualisht, trazirat kanë përfshirë edhe Southampton-in në Angli, përveç disa rajoneve skoceze – një qytet ku 18 lagje janë ndër 10% më të varfrat në të gjithë vendin. Vetëm javën e kaluar, një gabim i rëndë policor në një rast vrasjeje kishte shkaktuar indinjatë të madhe dhe debat të nxehtë mbi racizmin dhe migracionin.

Asgjësim i debatit politik gjatë viteve

Debati për migracionin në politikën britanike është zhvilluar prej vitesh me tone jashtëzakonisht të ashpra. "Stop the boats” ishte një slogan i zakonshëm i ish-kryeministrit konservator Rishi Sunak për të ndaluar migrimin e parregullt përmes Kanalit të La Manshit. Edhe marrëveshja e diskutueshme dhe tashmë e dështuar për deportim me Ruandën ishte iniciativë e tij.

Politikanë populistë të djathtë si Nigel Farage nga partia nacionaliste "Reform UK” kontribuan që narrativat ksenofobike të bëheshin gjithnjë e më shumë pjesë e diskursit kryesor publik. Shumë britanikëve iu premtua gjithashtu se me Brexit-in do të rifitonin kontrollin mbi kufijtë e tyre. Por migracioni mbeti i lartë – duke çuar në zhgënjim të thellë dhe ndjesinë se shteti kishte dështuar.

Politika e "tolerancës zero” në Londër

Për të frenuar trazirat raciste, qeveria britanike nën Keir Starmer po ndjek një strategji represive të tolerancës zero. Starmer njoftoi se rebelët do të përballen me "forcën e plotë të ligjit”. Për të përballuar valën e arrestimeve, Ministria e Drejtësisë ka liruar mbi 500 vende të reja në burg, në mënyrë që autorët të mund të dënohen me procedura të përshpejtuara. Megjithatë, mbetet e paqartë sa shpejt do të qetësohet situata këtë herë. Pas trazirave të vitit 2024, u deshën disa ditë derisa gjendja të stabilizohej./DW

mbreteria e bashkuar

Sondazh

Poll

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur