LIVE UPDATES
Bota

Tre gratë që do të formësojnë Europën/ The Economist: Në një çast vendimtar, ato janë çelësi se si të trajtohet populizmi

Për t’u përballur me këto rreziqe, Europa ka nevojë, së paku, për një udhëheqje koherente në Bashkimin Europian. Ajo gjithashtu, duhet të mbajë ekstremistët jashtë pushtetit. Nëse do të ketë sukses, varet pjesërisht në zgjedhjet e tre grave: Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë dhe Marine Le Pen, populistja kryesore e Francës.

31 Maj 2024, 15:38 Nga N.F
Tre gratë që do të formësojnë Europën/ The
Ursula von der Leyen, Giorgia Meloni dhe Marine Le Pen

TIRANË- Në një botë të rrezikshme, Europa ‘ e vjetër’, e gjen veten në një pozitë alarmante. Në Ukrainë, vazhdon lufta më e përgjakshme që nga viti 1945, ndërkohë që Rusia, përbën një kërcënim për hapësirën kibernetike. Nëse Donald Trump, kthehet në Shtëpinë e Bardhë, ai mund të shkaktojë probleme në NATO, themelin e sigurisë europiane. Ekonomia e kontinentit, është e ndjeshme ndaj goditjeve të shkaktuara nga politika industriale dhe proteksionizmi, në vende të tjera. Populistët euroskeptikë, janë duke ecur lart në sondazhe.

Për t’u përballur me këto rreziqe, Europa ka nevojë, së paku, për një udhëheqje koherente në Bashkimin Europian. Ajo gjithashtu, duhet të mbajë ekstremistët jashtë pushtetit. Nëse do të ketë sukses, varet pjesërisht në zgjedhjet e tre grave: Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë dhe Marine Le Pen, populistja kryesore e Francës.

Ursula von der Leyen, ka udhëhequr krahun ekzekutiv të BE-së, që nga viti 2019, dhe po kandidon për një mandat të dytë. Ajo e meriton një mandat të dytë. Ka bërë një punë të mirë: duke marshuar përgjigjen e fortë kolektive të BE-së, ndaj agresionit të Vladimir Putinit dhe duke ndihmuar, në thellimin e integrimit europian, në një kohë vendimtare, për shembull duke nxitur një program novator për emetimin e borxhit të përbashkët.

Një konservatore gjermane gjakftohtë, ajo e ka vënë gjithashtu Komisionin Europian, në qendër të vendimmarrjes, kur marrëdhëniet franko-gjermane, kanë qenë të acaruara. Duke pasur parasysh kërcënimet, nevoja për një udhëheqje të fortë dhe të unifikuar, nuk ka qenë kurrë më e madhe.

Për të fituar një mandat të dytë, ajo së pari ka nevojë për mbështetjen e 27 liderëve kombëtarë të BE. Më pas, ajo duhet të marrë shumicën në Parlamentin Europian, i cili do të zhvillojë zgjedhjet në 6-9 qershor, me mbi 350 milionë qytetarë me të drejtë vote. Në teori, ajo do të gëzojë mbështetjen e grupimeve konservatore, liberale dhe socialiste.

Por, për shkak se politika është bërë kaq e fragmentuar, këto tre grupime, parashikohen kolektivisht të fitojnë vetëm një shumicë të vogël të vendeve. Zonja von der Leyen, mezi e kaloi votimin e saj të parë, në vitin 2019. Këtë herë fitorja, nuk është e siguruar.

Kjo na çon te zonja Meloni, kryeministre e Italisë, që nga viti 2022 dhe liderja e partisë së djathtë Vëllezërit e Italisë (Fratelli d’Italia), e cila është kthyer, nga një forcë kryengritëse, në drejtimin e vendit. Pritet të ecë mirë në zgjedhjet e BE-së.

Me mbështetjen e saj, zonja von der Leyen, mund të ketë një shans më të mirë për të fituar një shumicë parlamentare, për një mandat të dytë, në postin kryesor të BE-së. Ajo ka qenë në një takim me Giorgia Melonin.

“Kam punuar shumë mirë me Giorgia Melonin,” tha ajo më 23 maj.

Këto fjalë, dhe ideja e çdo lloj pakti, që përfshin partinë e Melonit, ka zemëruar liberalët dhe figurat e BE-së, duke përfshirë disa në Partinë Social Demokrate në pushtet në Gjermani, dhe partinë e Emmanuel Macron në Francë. Për ta, zonja Meloni është në të njëjtin nivel si Viktor Orban, njeriun e fortë të Hungarisë, dhe tipa të tjerë të pakëndshëm. Ajo u jep besim teorive raciste të konspiracionit. Ajo e ka krahasuar BE-në, me Bashkimin Sovjetik. Me pak fjalë, Meloni është pikërisht lloji i figurës së djathtë, që duhet të përjashtohet nga vendimmarrja.

Zonja Meloni, sigurisht që ka shumë politika dhe cilësi të pakëndshme. Megjithatë, të përjashtosh punën me të si çështje parimore, do të ishte vendim jo largpamës. Ajo ka bërë kauzë të përbashkët, me znj. von der Leyen, për çështje të tilla si emigracioni i paligjshëm; dy gratë kanë bërë vizita të përbashkëta, në vendet e Afrikës së Veriut, duke arritur marrëveshje me autokratë, për të frenuar rrjedhën.

Ajo ka qenë një mbështetëse e fortë e Ukrainës, ndryshe nga disa nga shokët e saj, në të djathtën populiste. Partia e saj, bën luftëra kulturore në ‘shtëpi’, por për sigurinë dhe ekonominë, ajo e ka drejtuar Italinë si një pragmatiste. Ajo nuk duhet të mbyllet jashtë rrymës politike. Për më tepër, arritja e një marrëveshjeje me të, mund të ketë një avantazh shtesë: ndarjen e së djathtës populiste, midis elementëve të saj më të moderuar dhe ekstremë.

Këtu hyn zonja Le Pen. Partia e saj, National Rally, pritet të dalë mirë edhe në zgjedhjet europiane. Zonja Le Pen, është përpjekur të riemërojë veten, si një figurë kryesore, por mos u mashtroni. Ajo ka një histori të gjatë ksenofobie dhe servilizmi ndaj Rusisë. Ajo dëshiron të krijojë një mega-grup nacionalistësh, që mund ta çojë Europën drejt së djathtës. Për ta bërë këtë, ajo dëshiron të bashkohet me zonjën Meloni.

Pas rezultatit të zgjedhjeve europiane, ‘pazaret’ mund të zvarriten me muaj dhe do të testojnë aftësitë e zonjës von der Leyen. Një rrugë, mund të sigurojë udhëheqje të qëndrueshme, në nivel e BE-je, dhe të tregojë sesi të moderuarit, mund të përballen me inteligjencë, me të djathtën populiste. Çështja nuk është më, nëse populistët mund të frenohen. Është se si t’i përgjigjemi rritjes së tyre.

Rruga alternative, mund të jetë katastrofike. Politika europiane, është bërë aq e fragmentuar, sa mbase nuk do të gjendet asnjë shumicë parlamentare, për zonjën von der Leyen, apo ndonjë kandidat tjetër për presidencën e komisionit. Kjo, do të nxiste një krizë kushtetuese, në një kohë shumë të keqe, pasi Ukraina, është në luftë, si dhe presidenca e mundshme e Trump-it.

Për më tepër, nëse zonja Meloni nuk sheh asgjë për të përfituar nga puna me qendrën, ajo mund të tundohet të punojë me znj. Le Pen. Nëse ata bëjnë zgjedhjen e gabuar, centristët e Europës, mund të destabilizojnë BE-në dhe të ndihmojnë në krijimin e asaj, që ata kishin frikë prej kohësh: një lëvizje të bashkuar, pan-kontinentale, e së djathtës ekstreme. Për të shmangur këtë, ia vlen ‘të merresh’ me zonjën Meloni. / The Economist

Marrë nga Monitor

ursula von der leyen giorgia meloni marine le pen

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet