Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një raport nga Shoqata e Gazetarëve të Teheranit tregoi se që kur protestat mbarëkombëtare u intensifikuan pas vdekjes në shtator të 22-vjeçares, Mahsa Amini, ndërsa ishte në paraburgim policor për një shkelje të supozuar të rregullave për hixhabin, rreth 70 gazetarë janë arrestuar dhe disa të tjerë janë thirrur të paraqiten në gjyq.
Tri gazetare të shquara nga Teherani – Saeedeh Shafiei, Mehrnoush Zarei dhe Nasim Soltanbeigi – janë thirrur ndarazi në Gjykatën e Evin-it në Moghaddasi me akuzën se raportimet e tyre prodhuan “propagandë kundër sistemit”. Agjencia aktiviste e lajmeve HRANA raportoi të enjten, më 27 prill, se gazetaret morën ftesa të veçanta, ku u kërkohej të paraqiteshin brenda pesë ditëve në gjykatë, për ta paraqitur mbrojtjen e tyre kundër akuzave të ngritura ndaj tyre.
Këto ftesa për paraqitje në gjyq vijnë në një kohë kur është shtuar kontrolli mbi gazetarët në Iran, përderisa autoritetet po përpiqen ta kontrollojnë shpërndarjen e informacionit mes protestave të shumta për çështje të ndryshme, si: kushtet e jetesës, pagat dhe mungesa e të drejtave dhe lirive.
Një raport nga Shoqata e Gazetarëve të Teheranit tregoi se që kur protestat mbarëkombëtare u intensifikuan pas vdekjes në shtator të 22-vjeçares, Mahsa Amini, ndërsa ishte në paraburgim policor për një shkelje të supozuar të rregullave për hixhabin, rreth 70 gazetarë janë arrestuar dhe disa të tjerë janë thirrur të paraqiten në gjyq.
Në aktakuzat kundër Shafieit, Zareit dhe Soltanbeigi, qeveria iraniane ka përmendur artikujt dhe shkrimet e tyre si dëshmi se kanë prodhuar “propagandë kundër sistemit”. Ato mohojnë këto akuza.
Soltanbeigi u arrestua për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar, në Aeroportin Ndërkombëtar Khomeini të Teheranit, ndërsa po përpiqej të largohej nga Irani. Pasi u mbajt në paraburgim për më shumë se një muaj, ajo u lirua përkohësisht me kusht më 7 shkurt deri në përfundim të procedimeve ligjore.
Soltanbeigi ishte një studente aktiviste në vitet e 2000-ta dhe ka punuar si gazetare për mediume të ndryshme iraniane gjatë viteve të fundit.
Ajo u mbajt në arrestim për tetë ditë në vitin 2006 për pjesëmarrje në tubimin “Gratë për Ndryshim”, përpara se një gjykatë ta dënonte me një dënim me kusht prej pesë vjetësh. Pas dy vjetëve, u tha se dënimi i saj do të anulohej nëse ajo nuk shkelte rregullat e lirimit me kusht.
Zarei, një gazetare veterane iraniane, u arrestua nga forcat e sigurisë në Teheran më 22 janar. Ajo u transferua më pas në qendrën e paraburgimit të Gardës Revolucionare. Ashtu si Soltanbeigi, Zarei u lirua me kusht në fund të shkurtit.
Ngjashëm, Shafiei u arrestua nga forcat e sigurisë në Teheran më 22 janar. Ajo u lirua përkohësisht më 8 shkurt deri në përfundimin e procedurave ligjore.
Ftesat e fundit për paraqitje në gjyq vijnë pas rasteve të paprecedenta të kundërshtimit nga gratë dhe nxënëset e shkollës në atë që duket të jetë kërcënimi më i madh për qeverinë islamike që nga revolucioni i vitit 1979.
Amini vdiq vetëm disa ditë pasi u arrestua nga policia famëkeqe e moralit të Teheranit për dyshimin se kishte shkelur kodin e rreptë të veshjes për gratë në Iran. Autoritetet kanë fajësuar “sëmundjet” si shkak të vdekjes së saj, por mbështetësit dhe anëtarët e familjes thonë se Amini ishte rrahur ndërsa ishte në paraburgim. Shkaku i protestave, mbi 500 njerëz janë vrarë dhe mijëra janë arrestuar, sipas grupeve të të drejtave të njeriut. Pavarësisht paralajmërimeve të qeverisë se tentimet për ndaljen e protestave do të intensifikohet, iranianët vazhdojnë të dalin në rrugë./REL
Joe Biden dhe Yoon Suk Yeol SHBA- Lideri i Koresë së Jugut Yoon suk Yeol ka marrë vëmendjen e gjithë të ftuarve në dark...
Dritan Abazoviç dhe Albin Kurti Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi e ka caktua...
Dmitry Peskov RUSI- Biseda telefonike mes presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka alarmuar Kremlinin. Peskov tha...
Yevgeny Prigozhin RUSI- Yevgeny Prigozhin tha se po bënte shaka kur tha se ushtarët e tij do të pezullonin granatimet e Bakhmutit me z...
Caroline Nordengrip SUEDI- Ish-deputetja suedeze Caroline Nordengrip ka nënshkruar një kontratë me Forcat e Armatosura të Ukrain&...
Policia spanjolle SPANJË- Presidenti i Këshillit Provincial të Ourense, Manuel Baltar është kapur nga radarët e policis...
Karrige me rrota FRANCË- Karriget me rrota në Francë do të rimbursohen nga viti i ardhshëm, tha Presidenti Emmanuel Macron në...
Maria Zakharova RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaron se Rusia nuk ka në plan të p&eu...
Aksident në Spanjë SPANJË- Një aksident i rëndëështë shënuar pasditen e sotme në Spanjë. Mediat e h...
Rshi Sunak dhe bashkëshortja e tij BRITANI- Vjehrra e Rishi Sunak, Sudha Murthy, ka pohuar në një video që qarkullon në inte...