LIVE UPDATES
Bota

Triumfi i dyfishtë kundër kancerit

E diagnostikuar me kancer në gji, Mehreme Demajt iu desh t’i nënshtrohej mastektomisë, apo operacionit për heqjen e gjirit, në vitin 2021.

4 Shkurt 2024, 14:30 Nga I.A
Triumfi i dyfishtë kundër kancerit
Foto Ilustruese

KOSOVË- Për dy vjet të gjatë nuk pajtohej dot me faktin që “i mungonte një pjesë e trupit”. Ndihej vazhdimisht nervoze, e shqetësuar dhe në ankth.

E diagnostikuar me kancer në gji, Mehreme Demajt iu desh t’i nënshtrohej mastektomisë, apo operacionit për heqjen e gjirit, në vitin 2021.

Muajt pas ndërhyrjes i kishte të vështirë - me kimioterapi, rrezatime e efekte që i shkaktonin ato - por nuk ishin periudha e vetme e mundimshme.

Mehremja u shërua dhe... sfida e radhës.

“Heqjen e gjirit e kam përjetuar më rëndë... ishte një parehati, një pjesë që të mungon... është e vështirë të përshkruhet me fjalë”, thotë Mehremja në të 60-tat e saj.

Teksa flet për Radion Evropa e Lirë, tregon se ishte interesuar vazhdimisht se si ta gjente një mënyrë “për kthimin e improvizuar të gjirit”.

Dhe, pas rekomandimeve të disa profesionistëve shëndetësorë, kishte përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ka qenë e martë dhe jam takuar me doktoreshën Violetë... Më ka pritur shumë mirë, sikur të njiheshim me vite të tëra. M’i ka shpjeguar të gjitha procedurat, ka thirrur ekipin e mjekëve, jemi konsultuar bashkë dhe kemi vendosur për datën”, rrëfen Mehremja përvojën e kaluar në fund të vitit të shkuar.

Operacionin për rikonstruktim të gjirit e kaloi me sukses - çfarë i riktheu si vetëbesimin, ashtu edhe dëshirën për të vazhduar me profesionin e ekonomistes.

“Jemi mësuar të dëgjojmë në media se në QKUK duhet të blesh gjithçka vetë... Mirëpo, në sekondë, kam thënë se do të shkoj... Nëse bëhet, mirë; nëse nuk bëhet, të jemi shëndosh...”, kujton Mehremja dhe tregon se është befasuar për të mirë.

“Për këtë intervenim nuk kam shpenzuar asnjë cent”, thotë ajo.

Në QKUK, vitin e kaluar, ka nisur të kryhet falas rikonstruktimi i gjirit - procedurë që në spitalet private kushton deri në 1.500 euro.

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, i cili mbikëqyr QKUK-në dhe spitalet rajonale, konfirmojnë se për këtë qëllim kanë ndarë mbi 70.000 euro.

“Ky është një projekt mjaft madhor dhe mund të them se po realizohet me mjaft sukses”, thotë për Radion Evropa e Lirë Violeta Zatriqi, drejtoreshë e Klinikës së Kirurgjisë Plastike, ku edhe bëhet rikonstruktimi i gjirit.

Deri në fund të vitit të kaluar, aty janë kryer rreth 60 intervenime për rikonstruktim të gjirit, kurse në radhë kanë qenë edhe mbi 40 raste të tjera.

Kanceri në gji është ndër llojet më të zakonshme të kancerit në Kosovë.

Nga të dhënat që ka siguruar Radio Evropa e Lirë nga Klinika e Onkologjisë në QKUK, vitin e kaluar janë regjistruar 461 raste me kancer në gji. Të dhënat, po ashtu, flasin për rritje të numrit të rasteve me kancer ndër vite.

Në prag të Ditës Botërore të Kancerit, që shënohet çdo 4 shkurt, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi këtë javë një raport, sipas të cilit, tri llojet kryesore të kancerit në vitin 2022 kanë qenë ai i mushkërive, i gjirit dhe i kolorektalit (zorrës së trashë).

Sipas OBSH-së, me kancer në mushkëri janë regjistruar mbi 2.5 milionë raste në të gjithë botën, të cilat kanë përbërë 12.4 për qind të totalit të rasteve të reja.

OBSH-ja e përkufizon kancerin si “një grup të madh sëmundjesh, që mund të prekin pothuajse çdo organ ose ind të trupit, kur qelizat anormale rriten në mënyrë të pakontrolluar”.

Sipas saj, ai është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në nivel global, pas sëmundjeve kardiovaskulare.

“Shumë sisteme shëndetësore në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë më pak të përgatitura për ta menaxhuar këtë barrë dhe një numër i madh i pacientëve me kancer nuk kanë qasje në diagnostikimin dhe trajtimin cilësor në kohë”, vlerëson OBSH-ja.

Në vendet ku sistemet shëndetësore janë të forta, sipas saj, shkalla e mbijetesës së shumë llojeve të kancerit është duke u përmirësuar.

Në Kosovë, Klinika e Onkologjisë në QKUK është e vetmja qendër ku të prekurit me kancer marrin kimioterapi apo trajtime të tjera të nevojshme për ta.

Numri i atyre që kontrollohen apo marrin shërbime aty, shkon në afro 50.000 në vit.

Klinika i ka rreth 60 shtretër dhe barnat aty herë pas here mungojnë, çfarë i detyron pacientët ose ta shtyjnë trajtimin, ose t’i blejnë vetë ato.

REL-i ka qenë disa herë dëshmitar i rasteve kur pacientëve u është dashur të presin me orë të tëra për të gjetur shtrat të lirë për të marrë kimioterapi.

Në nëntor të vitit 2022, REL-i ka raportuar, po ashtu, për mungesën e aparaturës së domosdoshme për kancer në QKUK.

E, Mehremja, që thotë se ndihet mirë me trupin e saj, i sugjeron gratë tjera që kanë fat të ngjashëm me të, të mos dorëzohen edhe “kur u duket se është vonë”.

Marrë nga REL

mehreme demaj

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron