LIVE UPDATES
Bota

Trump thirret në gjykatë! Ish- presidenti i SHBA-së akuzohet për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020

Nëse Trump shpallet fajtor për këtë rast, apo për ndonjë prej çështjeve të tjera të ngritura ndaj tij, kjo nuk e ndalon atë për të vazhduar garën, apo për t’u bërë president, nëse fiton zgjedhjet.

2 Gusht 2023, 07:29 Nga f.i
Trump thirret në gjykatë! Ish- presidenti i SHBA-së akuzohet
Donald Trump

SHBA- Prokurori i Posaçëm ngriti të martën akuza të reja pas hetimeve të Departamentit të Drejtësisë ndaj ish Presidentit Donald Trump për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, që rezultuan në protestën e dhunshme të përkrahësve të tij ndaj Kapitolit.

Akt-padia përfshin akuza për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe ndërhyrje ndaj dëshmitarëve. Kjo është akt-padia e tretë kriminale ndaj ish presidentit, i cili ka vënë sërisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Hetimet federale kishin në qendër përpjekjet e zotit Trump dhe aleatëve të tij për të sabotuar transferimin paqësor të pushtetit, në mënyrë që ai të qëndronte si president, megjithëse kishte humbur ndaj rivalit Joe Biden. Akuzat e reja janë të pashembullta, për pretendimin e tyre se një ish president, u përpoq të minojë bazat e demokracisë në një përpjekje të dëshpëruar, që më në fund dështoi, për të mos u larguar nga pushteti.

Prokurorët federalë thonë se Donal Trumpi ishte “i vendosur të qëndronte në pushtet”, duke thurrur komplote kundër “themelit ku mbështetet funksionimi i qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara: procesi i grumbullimit, numërimit dhe çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale”.

Donal Trump pritet të dalë para gjykatësit të enjten. Padia e re kriminale ngrihet në një kohë kur Donald Trump është në krye të listës së kandidatëve republikan që synon të sigurojnë emërimin nga partia për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Vetë zoti Trump, përkrahësit e tij dhe madje edhe disa prej kandidatëve republikanë, pritet ta kundërshtojnë akt-padinë dhe ta quajnë një sulm tjetër të motivuar politikisht ndaj tij.

Megjithatë, akuzat rrjedhin nga një prej kërcënimeve më serioze ndaj demokracisë amerikane në historinë moderne. Ato përqëndrohen në ngjarjet që ndodhën gjatë dy muajve, pas zgjedhjeve të nëntorit të vitit 2020, rezultatin e të cilave ish presidenti Trump refuzoi ta njohë, duke përhapur gënjeshtra se ai ishte fituesi, por votat ishin vjedhur.

Periudha e trazuar kulmoi me protestën e dhunshme para Kapitolit më 6 janar 2021, kur besnikët e zotit Trump, hynë me dhunë në ndërtesën e Kongresit, sulmuan oficerët e policisë dhe ndërprenë procesin e numërit të votave elektorale nga anëtarët e Kongresit.

Në javët që pasuan zgjedhjet, deri tek dhuna ndaj Kapitolit, zoti Trump u bëri thirrje zyrtarëve zgjedhorë të ndryshonin rezultatin e votimit, i bëri presion ish Nënpresidentit Mike Pence të ndërpriste procesin e çertifikimit dhe pretendoi pa të drejtë, se votat ishin vjedhur, një pretendim, që në mënyrë të përsëritur u hodh poshtë nga gjykatës të ndryshëm.

Ngritja e akt-padisë ishte e pritshme, që kur vetë zoti Trump bëri të ditur në mes të korrikut, se Departamenti i Drejtësisë e kishte njoftuar se ai ishte objekt i hetimit mbi ngjarjet e 6 janarit. Akt-paditë kriminale ndaj zoit Trump, që iu shtohen disa padive civile ndaj tij, përkasin me fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Nëse Trump shpallet fajtor për këtë rast, apo për ndonjë prej çështjeve të tjera të ngritura ndaj tij, kjo nuk e ndalon atë për të vazhduar garën, apo për t’u bërë president, nëse fiton zgjedhjet.

Në Nju Jork, zoti Trump është akuzuar për falsifikimin e të dhënave financiare të biznesit të tij, duke fshehur një pagesë për të blerë heshtjen e një aktoreje të njohur të filmave pornografikë, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Gjyqi për këtë rast fillon në mars të vitit 2024.

Në Florida, Departamenti i Drejtësisë ka ngritur një akt-padi me mbi 30 akuza kriminale ndaj tij, për zotërim të paligjshëm të dokumenteve sekrete, pasi ishte larguar nga posti i presidentit dhe për fshehje të tyre nga qeveria. Gjyqi për këtë rast fillon në muajin maj. Akuzat e fundit federale ndaj zotit Trump përqëndrohen në veprimtarinë e tij në Uashington dhe gjyqi do të zhvillohet në një gjykatë që ndodhet midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit. Data nuk është caktuar ende.

Në shtetin e Xhorxhias, ndërkohë, prokurorët ende po hetojnë rreth përpjekjeve të zotit Trump, për të përmbysur rezultatin në këtë shtet, që ai e humbi ndaj rivalit Biden. Prokurori pritet të njoftojë brenda disa ditësh, nëse do të ngrejë, apo jo akuza, ndaj ish presidentit. Hetimet e Departamentit të Drejtësisë për përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve u drejtuan nga Prokurori i Posaçëm, Jack Smith.

Marrë nga VOA

donald trump

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë