LIVE UPDATES
Bota

"Do të bëj një deklarim të madh për Rusinë!" Trump: Armët amerikane do të dërgohen në Ukrainë përmes NATO-s

Trump ka thënë se do të bëjë një “deklarim të madh” për Rusinë më 14 korrik. Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi në këtë aspekt, mirëpo ka folur për dërgimin e armëve.

11 Korrik 2025, 09:02 Nga M.B
"Do të bëj një deklarim të madh për
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë më 10 korrik se Shtetet e Bashkuara janë duke dërguar armë në Ukrainë përmes NATO-s, një javë pasi Pentagoni ka bërë të ditur që do të ndalojë së dërguari disa armë në këtë shtet të goditur nga lufta e Rusisë.

Trump ka thënë se do të bëjë një “deklarim të madh” për Rusinë më 14 korrik. Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi në këtë aspekt, mirëpo ka folur për dërgimin e armëve.

“Po i dërgojmë armë NATO-s, dhe NATO-ja po paguan për këto armë 100%. Pra, çfarë po bëjmë është se armët që po nisen, po shkojnë në NATO, dhe më pas NATO-ja do t’i dorëzojë këto armë në Ukrainë dhe NATO-ja do të paguajë për këto armë”, ka thënë Trump në një intervistë për transmetuesin amerikan NBC.

Më herët gjatë javës, Trump ka thënë se do të kërkojë nisjen e disa armëve për mbrojtje për Ukrainën, pas komenteve negative të disa anëtarëve të Kongresit rreth njoftimit të Pentagonit, më 2 korrik, që disa armë nuk do të dërgohen, pas shqetësimeve se rezervat amerikane kanë rënë në mënyrë të konsiderueshme.

Trump duket se e ka përmbysur këtë vendim më 8 korrik, kur ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë për mbrojtje të Ukrainës, teksa intensifikohen sulmet ruse.

Ai, gjithashtu, është shprehur i zemëruar me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se po e shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Moskës. Trump ka thënë se është duke e studiuar propozimin e senatorëve Lindsey Graham dhe Richard Blumenthal për vendosjen e sanksioneve dhe tarifave ndaj shteteve që mbështesin luftën e Rusisë, dhe masa tjera ndëshkuese për sistemin bankar të Rusisë.

“Besoj se do të bëj një deklarim të madh për Rusinë të hënën”, ka thënë Trump gjatë intervistës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve që t'i përdorin “asetet ruse” për rindërtim të Ukrainës dhe ka kërkuar më shumë armë, investime dhe prodhim të përbashkët të armëve për mbrojtje. Më 10 korrik, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka thënë se ia ka përsëritur homologut të tij rus, Sergei Lavrov se Moska duhet të jetë më fleksibile. Dy diplomatët janë takuar në margjina të një samiti në Malajzi.

“Na duhet një plan veprimi për të ecur përpara për zgjidhje të këtij konflikti”, ka thënë Rubio, duke shtuar se administrata Trump është angazhuar me Senatin amerikan rreth asaj se si mund të duken sanksionet e reja ndaj Rusisë.

“Patëm bisedë të sinqertë. Ishte e rëndësishme”, ka thënë Rubio pas takimit në Kuala Lampur.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se Rubio dhe Lavrov kanë pasur “këmbim të sinqertë dhe substantial të pikëpamjeve të tyre”.

Rubio ka thënë se njoftimi i Pentagonit për dërgimin e armëve në Ukrainë është keqkuptuar, dhe që shumica e ndihmës amerikane nuk është ndalur kurrë për Ukrainën. Ai e ka pranuar që Ukraina ka nevojë për më shumë sisteme Patriot dhe që disa janë “të qasshme në shumë shtete në Evropë, por askush nuk dëshirojë t’i ndajë me ta”, prandaj ka thënë se beson që situata do të ndryshojë. Ai ka thënë se Rusia i ka humbur 100.000 ushtarë prej janarit, dhe që ata janë vrarë, nuk janë vetëm të plagosur. Ukraina, sipas tij, ka humbur më pak ushtarë përgjatë asaj periudhe.

“Ndonëse shifra është më e vogël, megjithatë është e konsiderueshme”, ka deklaruar mes tjerash Rubio.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj