11 Korrik 2025, 08:15
Nga M.B
Disa nga pjesëmarrësit në takimin dyditor të Romës
UKRAINA- Sipas vlerësimeve të Kievit rindërtimi i Ukrainësdo të kushtojë rreth 850 miliardë euro dhe do të zgjasë rreth 14 vjet. "Koncepti ynë parashikon krijimin e dy fondeve", tha kryeministri Denis Shmyhal, i cili u lidh me video në konferencën për rindërtimin e Ukrainës që po zhvillohet në Romë.
Në takimin dyditor të Romës marrin pjesë rreth 60 vende, organizata ndërkombëtare dhe kompani private. Për të ndihmuar Ukrainën që të riparojë dëmet e luftës, do të krijohet një fond i ri evropian në të cilin pritet të marrë pjesë edhe sektori privat. Paratë do të përdoren kryesisht për riparimin dhe ndërtimin e centraleve për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe për impiantet industriale dhe qendrat e të dhënave digjitale.
Rusia duhet të paguajë për dëmet në Ukrainë
Pjesa e parë e "Fondit për Ukrainën" do të menaxhohet nga Kievi dhe do të financohet përmes aseteve ruse të konfiskuara jashtë vendit të cilat kanë një vlerë prej më shumë se 460 miliardë euro. Me këtë ide bashkohet edhe Kancelari Friedrich Merz, i cili mendon se Rusia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara nga sulmi ndaj Ukrainës.
Merz tha në Romë se "Rusia duhet të paguajë për këtë dëm dhe derisa të ndodhë kjo, Rusia nuk do të ketë qasje në asetet e saj të ngrira." Pjesa e dytë e fondit me një vëllim prej gati 400 miliardë euro do të krijohet përmes investimeve private.
Gjermania do të blejë nga SHBA armatime për Ukrainën
Qeveria gjermane do të blejë nga SHBA-ja sisteme për mbrojtjen ajrore të tipit "Patriot" për t'ia vënë ato në dispozicion Ukrainës. "Fola për këtë me Presidentin Trumptë enjten e kaluar dhe gjithashtu i kërkova atij të na furnizojë me këto sisteme armatimi", tha Merz në Romë.
Ai nuk tha se sa sisteme synon të blejë Gjermania, por sipas një deklarate të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Selenski në shërbimin e mesazheve të shkurtra X Gjermania do të paguajë dy nga këto sisteme, kurse Norvegjia i ka premtuar Ukrainës financim për një sistem "Patriot"./ DW
lufta rusi-ukraine
Bota
11 Korrik 2025, 08:07
r.ll
donald trump
SHBA- "Thellësisht për të ardhur keq" është mënyra se si kryeministri japonez Shigeru Ishiba e ka përshkrua...
Bota
11 Korrik 2025, 08:05
M.B
Foto ilustruese
BOSNJE-HERCEGOVINA- Më 11 korrik, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari do të varrosen shtatë vikti...
Bota
11 Korrik 2025, 07:57
r.ll
foto ilustruese
STRASBURG- "Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët tanë përtej Atlantikut për të siguruar q&e...
Bota
11 Korrik 2025, 07:46
M.B
Foto ilustruese
BOSNJE-HERCEGOVINA- Kur trupat e gjeneralit serb të Bosnjë-Hercegovinës, Ratko Mladiç kryen gjenocid kund&e...
Bota
11 Korrik 2025, 07:35
r.ll
pamje nga vrasja
UKRAINË- I riu i dobët me pantallona të shkurtra dhe një bluzë me kapuç po ecte qetësisht në...
Bota
11 Korrik 2025, 07:25
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të vendosë një tarifë prej 35% për mallrat ka...
Bota
10 Korrik 2025, 22:59
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Një sulm ajror izraelit ka goditur palestinezë pranë një qendre mjekësore në Rripin e Gazës të...
Bota
10 Korrik 2025, 22:58
r.ll
foto ilustruese
BERLIN- Gjermania synon të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore, Patriot, të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, për t...
Bota
10 Korrik 2025, 20:51
Volodymyr Zelenskyy
ROMË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi nga Roma se Ukraina ka marrë të gjitha sinjalet politike të ...
Bota
10 Korrik 2025, 20:35
E. D
pamje nga vendngjarja
KINË- Mbi 10,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Kinën jugperëndimore, ndërsa nivel...