LIVE UPDATES
Bota

Trump: Disa raketa Patriotë janë tashmë rrugës për në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, tha se janë duke u bërë përgatitje për t’ia dorëzuar Ukrainës dy sisteme Patriot. Gjermania do të paguajë për dërgimin e tyre, por hollësitë përfundimtare teknike, logjistike dhe financiare ende nuk janë qartësuar, tha Pistorius të hënën, pas takimit me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, në Pentagon.

16 Korrik 2025, 16:29 Nga E. D
Trump: Disa raketa Patriotë janë tashmë rrugës për
foto ilustruese

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se disa raketa kundërajrore për sistemin mbrojtës, Patriot, janë tashmë rrugës për në Ukrainë, një ditë pasi njoftoi se vendet anëtare të NATO-s do të dërgonin armë në Ukrainë. Trumpi e ndryshoi qëndrimin e tij rishtazi, pasi më herët ishte kundër dërgimit të armëve amerikane në vendin e përfshirë nga lufta.

"Ato po vijnë nga Gjermania", u tha Trump gazetarëve mbrëmjen e së martës, pa dhënë më shumë hollësi.

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, tha se janë duke u bërë përgatitje për t’ia dorëzuar Ukrainës dy sisteme Patriot. Gjermania do të paguajë për dërgimin e tyre, por hollësitë përfundimtare teknike, logjistike dhe financiare ende nuk janë qartësuar, tha Pistorius të hënën, pas takimit me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, në Pentagon.

Hollësitë “duken të zgjidhshme për të dyja palët, kështu që do të fillojmë punën shpejt”, shtoi Pistorius, duke theksuar se Ukrainës i nevojiten urgjentisht sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore.

Dronë rusë Shahed sulmuan qytetin e Harkivit në mbrëmjen e së martës, duke plagosur dy njerëz, raportuan autoritetet vendëse. Guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, tha se të paktën 17 shpërthime u dëgjuan në qytet brenda 20 minutash.

Trump tha se nuk ka folur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që nga dita e hënë, kur njoftoi se i kishte thënë afat prej 50 ditësh Rusisë ta pranojë një marrëveshje armëpushimi për ta shmangur vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve që bëjnë tregti me Rusinë.

Trump nuk tha nëse janë planifikuar bisedime për të arritur një marrëveshje, por mbrojti afatin kohor.

“Në fund të 50 ditëve, nëse nuk kemi një marrëveshje, do të jetë shumë keq”, tha Trump. Por, ai gjithashtu shtoi se mund të mos nevojiten 50 ditë për të arritur një marrëveshje.

Trump u pyet gjithashtu për një raport të gazetës The Financial Times, sipas të cilit ai e kishte nxitur privatisht Ukrainën t’i intensifikonte sulmet në thellësi të Rusisë.

Duke cituar burime të informuara mbi diskutimet, gazeta tha se Trump e kishte pyetur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nëse ushtria ukrainase mund ta godiste Moskën nëse SHBA-ja do t’i jepte armë me rreze të gjatë veprimi.

“Jo, ai nuk duhet ta sulmojë Moskën”, tha Trump për gazetarët të martën, kur u pyet nëse Zelensky duhet të urdhërojë sulm mbi kryeqytetin rus.

Zyrtarët evropianë po punojnë për t’u siguruar që Ukraina do t’i marrë armët që i nevojiten, ndërsa Bashkimi Evropian po përpiqet të arrijë një marrëveshje për një rund të ri sanksionesh kundër Rusisë, pasi Sllovakia sërish bllokoi paketën e fundit.

“Jam vërtet e mërzitur që nuk e arritëm këtë marrëveshje sot”, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, të martën.

“Por, ende shpresoj se do ta marrim vendimin nesër”, shtoi ajo.

Rundi i ri i sanksioneve është bllokuar prej javësh për shkak të një mosmarrëveshjeje me Sllovakinë mbi planet e veçanta për t’i ndërprerë importet e gazit rus.

Kryeministri sllovak, Robert Fico, tha se ka nevojë për garanci të mëtejshme nga Brukseli lidhur me planet për t’i ndërprerë importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027. Sllovakia mbetet e varur nga importet e gazit rus dhe përfiton të ardhura nga tarifat e transitit për furnizimet që kalojnë përmes territorit të saj./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj