LIVE UPDATES
Bota

Trump, Harris ofrojnë të ardhme të ndryshme për Ukrainën

Ish Presidenti Trump ka thënë se do t'i japë fund luftës me shpejtësi edhe pse kandidati i tij për Nënpresident, JD Vance, më parë ka thënë se ‘nuk i intereson’ Ukraina duke i bërë ukrainasit të pasigurt se çfarë të mendojnë.

5 Shtator 2024, 16:25 Nga E. D
Trump, Harris ofrojnë të ardhme të ndryshme për
Kamala Harris dhe Donald Trump

UKRAINË- Ukraina përballet me perspektiva jashtëzakonisht të ndryshme nën një presidencë të mundshme të kandidatëve Donald Trump apo Kamala Harris. Ndërsa fushata e zgjedhjeve presidenciale po i afrohet fundit, asnjëri nga kandidatët nuk ka përcaktuar saktësisht se si planifikojnë të merren me luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, ekspertët thonë se në të njëjtën periudhë, vetë beteja në Ukrainë ka ndryshuar rrënjësisht, duke i dhënë më shumë pushtet Ukrainës në përcaktimin e fatit të saj.

Analistët kanë qëndrime të ndryshme për të ardhmen e Ukrainës nëse kandidati republikan për President Donald Trump fiton një mandat të dytë.

“Mendohet gjerësisht se kthimi i Trump-it në Shtëpinë e Bardhë nuk është skenari më i mirë për Ukrainën, megjithëse ka edhe mendime të tjera se gjëndja mund të mos jetë aq keq”, thotë Oleksiy Melnyk nga organizata ukrainase ‘Razumkov’.

Ish Presidenti Trump ka thënë se do t'i japë fund luftës me shpejtësi edhe pse kandidati i tij për Nënpresident, JD Vance, më parë ka thënë se ‘nuk i intereson’ Ukraina duke i bërë ukrainasit të pasigurt se çfarë të mendojnë.

Një presidencë e mundshme e kandidates demokrate Kamala Harris gjithashtu mbetët e paqartë për ukrainasit, një vend që njeh shumë mirë ish Presidentin Donald Trump dhe Presidentin Joe Biden.

Zonja Harris është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe ka përfaqësuar Presidentin Biden në takimet e nivelit të lartë për siguri transatlantike. Megjithatë, përgjatë fushatës zgjedhore zonja Harris ka folur shkurtimisht për Ukrainën dhe se si ajo ndryshon nga rivali i saj Trump.

“Trump-i inkurajoi Putin-in që të sulmojë aleatët tanë. Ai tha se Rusia mund të bëjë çfarë të dojë. Pesë ditë para se Rusia të sulmonte Ukrainën, unë u takova me Presidentin Zelensky për ta paralajmëruar atë për planin e Rusisë. Unë ndihmova në mobilizimin e një reagimi global të mbi 50 vendeve kundër agresionit të Putinit. Si presidente, unë do të mbaj qëndrim të fortë për Ukrainën dhe aleatët tanë të NATO-s”, tha zonja Harris.

Analistët thonë se zonja Harris ka të ngjarë të vazhdojë politikat e zotit Biden në mbështetje të Ukrainës. Ndërkaq, deklaratat për politikën e jashtme të ish Presidentit Trump mbeten po aq të paqarta si më parë. Kjo përfshinë edhe zotimin se ai do t’i japë fund luftës brenda një dite:

“Nuk është plotësisht e qartë se si do ta bëjë ai këtë. Frika është se ai do ta bëjë këtë thjesht duke braktisur Ukrainën, duke ndërprerë fondet dhe duke i bërë trysni Presidentit Zelensky për negociata në një kohë kur Putini do të kishte mundësi të forconte pozitën e tij në negociata”, thotë Andrew Payne nga Universiteti i Londrës.


Megjithatë, zoti Payne thotë se tani fushëbeteja është zhvendosur me vendimin e forcave ukrainase për të goditur përtej kufirit dhe për të marrë nën kontroll territor rus.

Ndërsa analistët parashikojnë se Ukraina as nuk do të kërkojë dhe as do të ketë sukses në mbajtjen e këtij territori, realiteti i ri do të ndihmojë Kievin, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara. Analisti Andrew Payne thotë gjithashtu se Presidenti Biden mund të ndërhyrjë në një fazë kyçe.

“Nuk do të prisja ndonjë ndryshim në qëndrimin e Uashingtonit për operacionet ushtarake të Ukrainës para nëntorit, por duhet pritur se çfarë do të ndodh në periudhën në mes të nëntorit dhe janarit, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, për të parë nëse Ukrainës do t’i ofrohet pak më shumë hapësirë veprimi”, thotë analisti Payne.

Ndërsa të dy kandidatët vazhdojnë garën, ajo që mund të ndodhë në Ukrainë mund të mos varet nga presidenti amerikan, kushdo qoftë ajo apo ai./VOA

kamla harris donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj