LIVE UPDATES
Bota

"Trump i quajti ndryshimet klimatike si mashtrimi më i madh"/ COP30, SHBA nuk dërgon asnjë zyrtar të nivelit të lartë

Ky vendimi vjen në një kohë që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet ta tërheqë në fund të vitit vendin e tij nga Marrëveshja e Parisit për Klimën dhe ndjek politika që mbështesin lëndët djegëse fosile.

4 Nëntor 2025, 08:46 Nga E. D
"Trump i quajti ndryshimet klimatike si mashtrimi më i madh"/
foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara Amerikës nuk do të marrin pjesë të përfaqësuar nga zyrtarë të lartë në Konferencën e 30-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP30) që zhvillohet këtë muaj në Belem të Brazilit, njoftoi Shtëpia e Bardhë. do të mblidhet , Brazil, më 10 nëntor.

Ky vendimi vjen në një kohë që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet ta tërheqë në fund të vitit vendin e tij nga Marrëveshja e Parisit për Klimën dhe ndjek politika që mbështesin lëndët djegëse fosile.

"SHBA-të nuk do të dërgojnë asnjë përfaqësues të nivelit të lartë në COP30", tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP.

Zyrtari tha se Trumpi i ka bërë të qarta tashmë pikëpamjet e administratës së tij mbi veprimet shumëpalëshe për klimën në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë këtij takimi zhvilluar muajin e kaluar Trumpi e quajti ndryshimin e klimës "mashtrimin më të madh" në botë dhe qortoi vendet për ndjekjen e politikave klimatike, të cilas sipas tij u kanë kushtuar atyre dëme për të ardhmen.

"Presidenti po angazhohet drejtpërdrejt me udhëheqësit në mbarë botën për çështjet e energjisë, gjë që mund ta shihni nga marrëveshjet historike tregtare dhe marrëveshjet e paqes, të cilat të gjitha kanë një fokus të rëndësishëm në partneritetet e energjisë", tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë për agjencitë e lajmeve.

Trumpi vazhdon me politikat kundër klimës

Që në ditën e tij të parë në detyrë Trumpi njoftoi planet për tërheqjen për herë të dytë të SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën duke e quajtur atë "të njëanshme" dhe duke thënë se do t'u jepte përparësi interesave ekonomike të SHBA-së kundrejt reduktimit të emetimeve globale. Tërheqja pritet të hyjë në fuqi në janar 2026.

Trumpi nënshkroi edhe urdhra ekzekutivë për të rritur prodhimin e lëndëve djegëse fosile, dhe madje shpalli edhe gjendjen e një "emergjence kombëtare energjetike" për të shtuar lejet për shpime dhe për të zgjeruar nxjerrjen e naftës, gazit dhe qymyrit në tokat federale.

Në fillim të këtij viti SHBA-ja ushtroi presion mbi vendet që po negociojnë për një traktat mbarëbotëror për të ulur ndotjen nga plastika, në mënyrë që ato të mos mbështesin një marrëveshje që do të vendoste kufizime në prodhimin e plastikës.

Politikat e Trump-it po i shfuqizojnë rregulloret e periudhës së Biden-it, siç janë kufizimet e emetimeve të metanit gjatë procesit për nxjerrjen e naftës dhe të gazit për të hequr "barrat e panevojshme" mbi industrinë e karburanteve fosile.

Duke ulur premtimet për financimin e projekteve për klimën dhe duke promovuar eksportet si p.sh. gazi natyror i lëngshëm (LNG), këto veprime janë kritikuar si minuese të përpjekjeve mbarëbotërore për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius./DW

cop30

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet