LIVE UPDATES
Bota

Trump kërkoi që të arrihet një marrëveshje "para se të jetë tepër vonë"/ Vjen reagimi nga Kuba

"Nuk do të ketë më naftë apo para që shkojnë në Kubë - zero!",  tha presidenti amerikan, me shkronja kapitale, nëpërmjet Truth Social.

12 Janar 2026, 08:18 Nga D.S
Trump kërkoi që të arrihet një marrëveshje "para
Donald Trump

KUBA- Donald Trump e ashpërsoi tonin e tij ndaj Kubës të dielën, duke kërkuar që ishulli të pranonte, "para se të jetë tepër vonë", një marrëveshje, natyrën e së cilës ai nuk e specifikoi, duke zemëruar homologun e tij në Havana.

"Nuk do të ketë më naftë apo para që shkojnë në Kubë - zero!",  tha presidenti amerikan, me shkronja kapitale, nëpërmjet Truth Social. "Unë i nxis fuqimisht ata të pranojnë një marrëveshje, para se të jetë tepër vonë.", tha ai.

Mediat e huaja, shkruajnë se, i pyetur për këtë më vonë dje nga gazetarët që e shoqëronin në aeroplanin presidencial, Donald Trump u përgjigj se do të donte që Havana të merrte përsipër trajtimin e atyre që janë larguar nga Kuba , veçanërisht atyre që janë detyruar të largohen.

"Gjëja më e rëndësishme, për momentin, është të merremi me ata që kanë ardhur nga Kuba, që janë qytetarë amerikanë ose janë në vendin tonë", tha ai, përsëri pa shpjeguar se çfarë donte të thoshte.

Kuba është një komb i lirë, i pavarur dhe sovran dhe askush nuk na dikton se çfarë të bëjmë, kundërshtoi presidenti i saj Miguel Diaz-Canel nëpërmjet X. Ishulli "nuk po sulmon, ka qenë nën sulm nga SHBA-të për 66 vjet dhe nuk po kërcënon, po përgatitet, është gati të mbrojë atdheun e tij deri në pikën e fundit të gjakut", shtoi ai.

Vendi i tij ka qenë nën një embargo amerikane që nga viti 1962 , e cila u vendos gjatë Luftës së Ftohtë dhe është forcuar me kalimin e viteve. Komentet e Donald Trump u regjistruan tetë ditë pasi ushtria amerikane kapi Presidentin Venezuelan Nicolas Maduro , një aleat kyç i Kubës, në një operacion që mori jetën e dhjetëra anëtarëve të forcave të sigurisë në Karakas dhe Havanë.

"Kuba mbijetoi, për shumë vite, falë sasive të mëdha të naftës dhe parave nga Venezuela. Në këmbim, Kuba u ofroi 'shërbime sigurie' dy diktatorëve të fundit të Venezuelës, por kjo ka mbaruar", pohoi zoti Trump.

Kuba kishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Venezuelën në vitin 2000 nën presidentin e atëhershëm Hugo Chavez (1999-2013), paraardhësin e Nicolas Maduro. Ajo parashikonte furnizimin me naftë të ishullit në këmbim të dërgimit të mjekëve dhe mësuesve.

"Kriminal i pakontrolluar"

Presidenti amerikan ripostoi gjithashtu një mesazh dje, të dielën, duke deklaruar se Sekretari i Shtetit Marco Rubio , djali i emigrantëve kubanë në SHBA, mund të bëhet president i ishullit të Karaibeve, duke e shoqëruar atë me komentin "kjo më duket mirë!"

Donald Trump, i cili dikur shfaqej si një kritik i madh i ndërhyrjes amerikane, tani deklaron se po zbaton “ Doktrinën Donro ”, një lojë fjalësh me emrin e tij të parë dhe atë të ish-Presidentit të SHBA-së James Monroe, i cili zbatoi një politikë në shekullin e 19-të për transformimin e Amerikës Latine në pjesë të sferës së ndikimit ekskluziv të SHBA-së.

Në rrugët e Havanës, Mercedes Simon, një pensioniste 65-vjeçare, dukej se sfidonte kërcënimet e Trump,. “Ai nuk do ta prekë Kubën” tha ajo, duke folur për Agence France-Presse. “Të gjithë presidentët (e SHBA-së) kanë folur, folur, folur (për ishullin) për dekada, por nuk bëjnë asgjë.” Për Marcos Sanchez , 21 vjeç, një punonjës restoranti, të dy vendet duhet të gjejnë terren të përbashkët, pa përdorimin e dhunës ose çdo veprimi negativ kundër Kubës, në mënyrë që të arrijnë një formë marrëdhënieje.

Ministri i Jashtëm kubanez Bruno Rodriguez komentoi nëpërmjet X se “Shtetet e Bashkuara po sillen si një kriminel dhe një sundimtar i pakontrolluar që kërcënon paqen dhe sigurinë, jo vetëm në Kubë dhe në hemisferën (perëndimore), por në të gjithë botën.” Në anën tjetër të Ngushticës së Floridës, politikani republikan Mario Diaz-Balart , me prejardhje kubaneze dhe anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, siguroi se tirania në Kubë nuk do të mbijetojë mandatin e dytë të Presidentit Trump./Dosja.al 

miguel diaz-canel donald trump shba kuba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet