LIVE UPDATES
Bota

Trump kritikon gjykatësin që do të shqyrtojë çështjen e tij penale

Paraqitja e zotit Trump para gjykatësit Merchan vjen pas hetimeve nga një juri e madhe lidhur me pagesat për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

1 Prill 2023, 21:03 Nga I.A
Trump kritikon gjykatësin që do të shqyrtojë
Juan Merchan

SHBA- Të martën, zoti Donald Trump do të dalë para gjykatësit Juan Merchan për t’u përballur me akuzat penale. Kjo shënon herën e parë në histori që një ish-president amerikan përballet me akuza penale. Vitin e kaluar, gjykatësi Merchan mbikëqyri çështjen penale ndaj Organizatës Trump, e cila u gjet fajtore për mashtrime tatimore dhe u gjobit, ndërsa një nga drejtuesit e lartë të organizatës, Allen Weisselber, pranoi fajësinë dhe u dënua me burg. Paraqitja e zotit Trump para gjykatësit Merchan vjen pas hetimeve nga një juri e madhe lidhur me pagesat për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Susan Necheles, një avokate e zotit Trump, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ish-presidenti do të deklarohet i pafajshëm. Gjykatësi Merchan e dënoi Organizatën Trump me 1,6 milionë dollarë pasi juria vendosi dhjetorin e kaluar se kompania kishte shkelur ligjet. Zoti Weisselberg, i cili sherbeu për një kohë të gjatë nën drejtimin e zotit Trump, ishte dëshmitari kryesor i prokurorisë, dhe u dënua me pesë muaj burg. Të premten, zoti Trump ndaj të cilit nuk u ngritën akuza në rastin e kompanisë së tij, e kritikoi ashpër gjykatësin Merchan në platformën e tij “Truth Social”.

“Gjykatësi i caktuar në çështjen ndaj meje të gjuetisë së shtrigave, një padi që nuk është ngritur kurrë më parë, më urren”, shkruante zoti Trump në rrjetin social. Ai po kandidon për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.
Zoti Trump nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar.

Gjyqi i Organizatës Trump nuk është rasti i vetëm që gjykatësi Merchan është përballur me njerëz të afërt me ish-presidentin. Gjykatësi Merchan po kryeson gjithashtu një çështje penale ndaj ish-këshilltarit të zotit Trump gjatë fushatës presidenciale dhe në Shtëpinë e Bardhë, Steve Bannon, i cili ka deklaruar pafajësinë. Ai akuzohet për pastrim parashë dhe mashtrime që lidhen me një organizatë jo-fitimprurëse që mblodhi fonde për ndërtimin e një muri kufitar mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.
Gjykatësi Merchan ka sherbyer në gjykatën penale të Manhatanit që nga viti 2009. Më parë ai ka qënë gjykatës për çështje që ngrihen kundër shtetit dhe agjencive të saj dhe më herët në një gjykatë në Bronks.

Zoti Merchan ka lindur në Kolumbi dhe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara kur ishte në moshën 6-vjeçare. Ai u rrit në Queens të Nju Jorkut, sipas njoftimeve. Zoti Merchan u diplomua në Kolegjin Baruch dhe Shkollën Juridike të Universitetit Hofstra. Ai e filloi karrierën e tij juridike në të njëjtën zyrë të Prokurorit të Qarkut që tani po ndjek penalisht zotin Trump. Në vitin 2011, Senatori demokrat Charles Schumer, i Nju Jorkut, i rekomandoi Presidentit Barack Obama që të emëronte zotin Merchan si gjyqtar federal në Bruklin. Zoti Merchan nuk u emërua për këtë post.

Marrë nga VOA

donald trump donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj