20 Janar 2025, 21:11
Nga r.ll
foto ilustruese
SHBA- Ceremonia e rikthimit të Donald Trump në presidencën amerikane të hënën ndiqet me vëmendje të posaçme edhe në Kosovë, ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në procesin e çlirimit dhe shtetndërtimit.
Qytetarët në Prishtinë me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës thanë se pavarësisht ndërrimit të pushtetit lidhja ndërmjet dy popujve mbetet e palëkundur ndërsa shfaqën shpresën se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në proceset e ardhshme politike dhe ato të integrimeve euroatlantike.
“I uroj suksese dhe shpresoj meqë ne kemi qenë gjithmonë mirë me Amerikën, na ka ndihmuar shumë, na ka përkrahur edhe në kohën e luftës por edhe pastaj. Uroj që mos të lëkundet ajo marrëdhënie që kemi bashkë si shtete. Shpresoj edhe që në problemet që i kemi me Serbinë do të na mbështes edhe më shumë sepse kemi ende nevojë për përkrahjen e saj në këtë cështje, kemi nevojë për intervenim që të pajtohen dy shtete sepse nuk kemi si të ia bëjmë ndryshe”, thotë Besarta Latifi.
“Amerika ne shqiptarët na do. Amerika e ka qëllimin që ne t’i marrim të drejtat që i ka çdo popull në Evropë. Planet e zhvillimit në Amerikë nuk i bëjnë sot për nesër por për 100 e besa edhe më shumë vite dhe atë drejtim pa marrë parasysh se cili president vjen në pushtet nuk guxon ta lëshojë”, thotë Gani Krasniqi.
“Amerika do të interesohet për këtë vend sepse ne me ndihmën e Amerikës e kemi fituar pavarësinë. Nuk ka fëmijë, as burrë, grua e as student që nuk e di atë që Amerika ka dhënë për Kosovën. Ne jemi bërë shtet me Amerikën. Amerika pa marrë parasysh politikën, për një njeri nuk e lë popullin sepse populli shqiptar është shumë i dashur për Amerikën. Amerika na ka ndihmuar shumë dhe ky lider është shumë i fortë, besoj që këtë problemin që e kemi ne me Serbinë këtu në veri, kam besim se do ta përmbyllë ky president amerikan”, thotë Hasan Ramadani.
“Unë mendoj se presidenti Trump atë çfarë e thotë e zbaton, i mirëmbahet atyre rregullave dhe është shumë i vendosur. Prandaj besoj që për Kosovën nuk do ndryshojë asgjë vetëm çka do të bëhet ndoshta edhe më mirë”, thotë Selvete Krasniqi.
Ndonëse roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësohet thelbësor në çlirimin e vendit, Kosova po kalon një periudhë të asaj që duket si një zbehje në marrëdhënien e qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara.
E ndodhur para zgjedhjeve të reja parlamentare që pritet të mbahen me 9 shkurt, Kosova thonë vëzhguesit, duhet të punojë në ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara./VOA
donald trump shba kosove
Politike
20 Janar 2025, 20:22
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon qëndrimin në burgun "313" në kryeqytet, pasi GJKKO...
Politike
20 Janar 2025, 20:07
N.F
Protesa dhe Hasa
TIRANË- Aktivistja Gresa Hasa ka reaguar së fundmi përmes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" ...
Politike
20 Janar 2025, 20:05
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar pas incidentit të regjistruar me drejtuesit e Lëvizjes Ba...
Politike
20 Janar 2025, 19:53
r.ll
arlind qori
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas incidentit të shënuar me kreun e Shqipëria Bëhet...
Politike
20 Janar 2025, 19:22
N.F
Osmani dhe Trump
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka nisur letër urimi presidentit Donald Trump, i cili sot mori detyrën s...
Politike
20 Janar 2025, 19:19
r.ll
endrit shabani
TIRANË- Kryetari i partisë "Nisma Thurje", Endrit Shabani ka reaguar pas përplasjes në protestën para Ministris&eum...
Politike
20 Janar 2025, 18:50
r.ll
protesta
TIRANË- Një protestë po organizohet pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme, për ngjarjen e ndodhur pak dit&eu...
Politike
20 Janar 2025, 18:49
r.ll
pamje nga inspektimet
TIRANË- Në superstradën Tiranë-Durrës janë realizuar afro 25% e punimeve fizike të fazës s&eu...
Politike
20 Janar 2025, 18:18
N.F
Niko Peleshi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka mbajtur ditën e sotme fjalën e tij ...
Politike
20 Janar 2025, 17:48
N.F
Dogjani
TIRANË- Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha për ngjarjet krim...