3 Korrik 2026, 08:52
Nga D.S
Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shoreh se, ishte “qesharake” që SHBA-të vazhdojnë të kenë një marrëdhënie mbështetëse për NATO-n, me më pak se një javë të mbetur deri në samitin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Ankara të Turqisë.
“Ata nuk ishin aty për ne”, tha presidenti i SHBA-së nëpërmjet Truth Social, duke këmbëngulur se nuk ka reciprocitet në marrëdhënien midis vendit të tij dhe shteteve të tjera anëtare të aleancës ushtarake perëndimore.
Sipas mediave të huaja, Trump ka sulmuar vazhdimisht aleatët evropianë të vendit të tij, veçanërisht për reagimin e tyre ndaj luftës në Iran , e cila shpërtheu me sulmin SHBA-Izrael ndaj Republikës Islamike më 28 shkurt.
Trump gjithashtu këmbëngul se dëshiron që Evropa të marrë rolin udhëheqës për mbrojtjen e vet, dhe Uashingtoni tashmë ka ndërmarrë hapa për të zvogëluar angazhimet.
Nën presionin e Trump, udhëheqësit e NATO-s kishin rënë dakord në një takim vitin e kaluar për të rritur shpenzimet e lidhura me mbrojtjen në 5% të PBB-së deri në vitin 2035. Sekretari amerikan i shtetit ka thënë se Trump është i zhgënjyer që aleatët e NATO-s refuzuan të përfshihen më aktivisht në sulmin ndaj Iranit.
Marco Rubio, gjatë takimit me ministrat e jashtëm të aleancës në maj, theksoi se priste që përçarja të diskutohej në takimin e korrikut në kryeqytetin turk, duke e bërë samitin një nga më të rëndësishmit në historinë 77-vjeçare të NATO-s.
“Pikëpamjet e presidentit, sinqerisht, zhgënjimi ndaj disa prej aleatëve tanë të NATO-s dhe reagimi i tyre ndaj operacioneve tona në Lindjen e Mesme, janë të dokumentuara mirë”, tha Rubio. Samiti i ardhshëm i NATO-s, i cili do të mbledhë së bashku 32 shtete anëtare, do të mbahet në Ankara më 7 dhe 8 korrik./Dosja.al
trump shba nato
Bota
3 Korrik 2026, 08:32
D.S
KORÇË- Radhët e gjata të automjeteve në pikën kufitare të Kapshticës mbeten një sfidë e përditsh...
Bota
3 Korrik 2026, 08:35
E.d
Foto ilustruse
Teksa Uashingtoni dhe Teherani po testojnë kufijtë e marrëveshjes së brishtë të mirëkuptimit, diplomacia ...
Bota
3 Korrik 2026, 07:41
E.d
Foto ilustruse
Një grua ruse qante me dënesë derisa një grup burrash rrinin ulur në errësirën e një furgoni të...
Bota
3 Korrik 2026, 07:19
E.d
Foto ilustruse
Dy incidente të pazakonta, që ndodhën brenda ditësh, kanë zbuluar se sa i diskutueshëm është bë...
Bota
2 Korrik 2026, 22:42
G.M
Pamje
PERU- Qeveria e Perusë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme 60-ditore në qindra komuna të vendit, për shkak t&eu...
Bota
2 Korrik 2026, 22:07
G.M
Pamje
FRANCA- Dy mijë zjarrfikës luftuan me zjarret e shkaktuara nga erërat e forta përgjatë bregdetit mesdhetar...
Bota
2 Korrik 2026, 22:00
G.M
Foto ilustruese
SUDAN- Një kamion i marrë me qira nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) u god...
Bota
2 Korrik 2026, 21:52
G.M
Foto ilustruese
MBRETËRIA E BASHKUAR- Tetë persona janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar si pje...
Bota
2 Korrik 2026, 19:06
G.M
Pamje
UKRAINË- Një shtëpi botuese ukrainase ka deklaruar se gati 800,000 libra të saj u shkatërruan n&...
Bota
2 Korrik 2026, 18:36
G.M
Pamje
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara, ku janë regjistruar të shtënat fatale t&eu...