LIVE UPDATES
Bota

Trump shkund aleatët e NATO-s

Trupat amerikane janë të dislokuara gjetkë në Evropë: në vende anëtare të NATO-s, si Polonia, Lituania, Letonia e Gjermania, por edhe në vende joanëtare, si Kosova apo Qiproja. Qëllim i tyre është paqeruajtja ose ndonjë mision tjetër bashkëpunimi. Në Kosovë, misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka aktualisht mbi 4.400 ushtarë, prej tyre 572 amerikanë. Mandat i tyre është të ruajnë paqen dhe të frenojnë ndonjë armiqësi të re kundër Kosovës.

18 Shkurt 2024, 10:05 Nga h.k
Trump shkund aleatët e NATO-s
Foto ilustruese

SHBA-Me një personel ushtarak prej 1.3 milion vetash, Shtetet e Bashkuara kanë ushtrinë më të madhe në aleancën 31-anëtarëshe të NATO-s me plot 3.3 milionë pjesëtarë.

Trupat amerikane janë të dislokuara gjetkë në Evropë: në vende anëtare të NATO-s, si Polonia, Lituania, Letonia e Gjermania, por edhe në vende joanëtare, si Kosova apo Qiproja. Qëllim i tyre është paqeruajtja ose ndonjë mision tjetër bashkëpunimi. Në Kosovë, misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka aktualisht mbi 4.400 ushtarë, prej tyre 572 amerikanë. Mandat i tyre është të ruajnë paqen dhe të frenojnë ndonjë armiqësi të re kundër Kosovës.

Sa trupa i ka NATO-ja në Kosovë?

Gjithsej 4.443 trupa nga 28 vende të botës shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR. Më shumë se gjysma e forcave janë nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Turqia. NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Javën e kaluar, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili pritet të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, i ka shtangur aleatët këndej Atlantikut, me disa deklarata që sfidojnë karakterin unitar të NATO-s. Duke folur në një tubim politik në Karolinë të Jugut, ai ka thënë se SHBA-ja mund të mos i mbrojë aleatët që nuk shpenzojnë mjaftueshëm në mbrojtje, në rast se sulmohen nga Rusia.

“Nuk do t’ju mbroj. Në fakt, do ta inkurajoja [Rusinë] të bëjë çfarë dreqi do. Duhet të paguani. Duhet të paguani faturat”, ka thënë Trump.

Lemeri - ka qenë emëruesi i përbashkët i reagimeve të aleatëve në Evropë. Ndërsa, presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka shumë gjasa të sfidohet nga Trumpi në garën për rizgjedhje në nëntor, ka thënë se deklaratat e tij janë “të rrezikshme, të turpshme dhe joamerikane”.

“Derisa unë jam president, nëse [presidenti rus, Vladimir] Putin sulmon një anëtar të NATO-s, SHBA-ja do të mbrojë çdo inç të territorit të NATO-s”, ka thënë Biden.

E themeluar qysh më 1949, me qëllim që të bllokonte zgjerimin e Bashkimit të atëhershëm Sovjetik, aleanca më e madhe ushtarake në botë funksionon mbi parimin e mbrojtjes së përbashkët, që do të thotë se sulmi kundër një anëtari, konsiderohet sulm kundër të gjithë anëtarëve.

Kur Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, NATO-ja ka thënë se ai përbën “kërcënimin më të madh dhe më të drejtpërdrejtë për sigurinë e aleatëve”.

Por, Trump ka histori të gjatë të komenteve nxitëse kundër NATO-s. Si president nga viti 2017 deri më 2021, ai ka kritikuar vazhdimisht shtetet anëtare që nuk e kalojnë pragun minimal të shpenzimeve për mbrojtje dhe në disa raste ka thënë se do të donte që SHBA-ja edhe të tërhiqej krejtësisht nga NATO-ja.

Për të parandaluar tërheqjen eventuale, Kongresi amerikan ka miratuar dhjetorin e kaluar një ligj, që e kufizon fuqinë e presidentit në këtë drejtim.

Ligji thotë se presidenti “nuk e pezullon, ndërpret ose tërheq pjesëmarrjen e SHBA-së nga Traktati i Atlantikut të Veriut, pa votën e shumicës në Senat ose pa një akt të miratuar nga Kongresi”.

Kjo, megjithatë, nuk e ndalon një president të bëjë veprime që e përçajnë NATO-n, thotë Kurt Volker, ish-ambasador i SHBA-së në NATO.

Duke folur për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, ai thotë se presidenti amerikan ka kompetenca të jashtëzakonshme mbi mënyrat se si SHBA-ja ndërvepron me aleatët. Ai mund ta zvogëlojë numrin e stërvitjeve në të cilat marrin pjesë amerikanët, mund t’i ndalojë pagesat për infrastrukturën e NATO-s dhe jo vetëm.

“Ai mund t’i reduktojë veprimet dhe angazhimet e Amerikës, përfshirë praninë në Kosovë, praninë në shtetet e Baltikut, ose praninë në Gjermani. Si komandant i përgjithshëm, ka shumë opsione, për të cilat njerëzit duhet të mendojnë”, thotë Volker.

Edhe në këtë skenar, shton ai, SHBA-ja do të obligohej t’i mbronte aleatët e NATO-s, por nuk do të ishte e përgatitur. Sipas tij, nuk mjafton vetëm të thuhet se “jemi bashkë” - “duhet pasur edhe kapacitete”.

Dhe, kësaj deklarate i bën jehonë edhe Kathleen McInnis, eksperte e NATO-s në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“I gjithë diskutimi është fokusuar në atë se kush shpenzon më shumë në mbrojtje dhe kemi harruar situatën në tërësi. Pa prani në Evropë, SHBA-ja nuk mund të marrë pjesë në operacione të koalicioneve, në ekspedita, në operacione kundër terrorizmit në Afrikë apo në Lindje të Mesme. NATO-ja ia vlen jashtëzakonisht shumë për paratë që jep SHBA-ja”, thotë McInnis për Exposenë.

SHBA-ja, pas Polonisë, është kontribuuesja më e madhe financiare në NATO. Fuqia e NATO-s për të penguar sulmet e një agresori, mbështetet ekskluzivisht tek armatimi i SHBA-së, thotë Volker.

“Shtetet e Bashkuara posedojnë 50 deri në 60 për qind të kapaciteteve ushtarake të NATO-s. Ato e kanë parandaluesin bërthamor që e mbulon të gjithë aleancën. Nuk mendoj se është e lehtë të zëvendësohet”, sipas tij.

Shumë presidentë amerikanë, nga Harry Truman deri te Barack Obama, u kanë bërë po ashtu thirrje shteteve evropiane që t’i rrisin shpenzimet në mbrojtje, por shumica e kanë bërë këtë privatisht.

Sipas të dhënave që ka publikuar NATO-ja, në vitin 2023, vetëm 11 nga 31 vendet anëtare kanë zbatuar udhëzuesin e aleancës për të shpenzuar së paku dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje (PBB).

“Polonia, për shembull, do të shpenzojë 4% të PBB-së së saj për mbrojtje këtë vit. Ajo po blen edhe pajisje moderne dhe po ndërton një nga ushtritë më të mira në NATO për momentin. Edhe vende të tjera kanë filluar ta bëjnë këtë. Por, disa vende të mëdha, si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, kanë investuar pak dhe nuk i kanë kapacitetet që do të duheshin”, thotë Volker.

Dhe, pikërisht zyrtarët ushtarakë në vendet si Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania e kanë paralajmëruar publikun e tyre që të përgatitet për luftë potenciale me Rusinë.

“Është një moment vërtet shqetësues”, thotë McInnis nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“Do të duhej shumë punë për ta mbështetur mbrojtjen e Evropës kundër pushtimit të mundshëm rus. Lufta tani është në Ukrainë, por ka shumë spekulime se Moska mund ta zhvendosë atë në ish-territoret e saj perandorake, që tani janë vende të NATO-s”, shton ajo.

Kremlini nuk i ka komentuar deklaratat e Trumpit, të cilat ai vetë i ka përsëritur edhe këtë javë.

Por, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Evropa nuk duhet të bëjë përpjekje për të vazhduar e vetme në mbrojtje.

“Çdo përpjekje për ta shkëputur Evropën nga Amerika e Veriut, do ta ndante edhe Evropën. Qëllimi im kryesor është që, pavarësisht dallimeve që kemi, të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Stoltenberg.

Dhe, pyetja që ia vlen të konsiderohet në këtë situatë, është: A mund të mbijetojë NATO-ja pa Amerikën?

“Teknikisht, NATO-ja është organizatë e të gjitha vendeve anëtare dhe nëse një vend anëtar, dëshiron të largohet me vullnetin e tij, asgjë nuk ndryshon për askënd. Pra, teknikisht, NATO-ja do të jetë aty, por nuk do t’i ketë kapacitetet që i ka me Shtetet e Bashkuara dhe këtu është dallimi”, thotë Volker.

“Do të ishte shumë ndryshe. Kapacitetet do të ishin shumë ndryshe. Evropa ka parandalues bërthamor. Edhe Mbretëria e Bashkuar, edhe Franca kanë armë bërthamore. Pra, ekziston një lloj i mbrojtjes. Do të ishte më sfiduese, por jo e pamundur”, thotë McInnis.

Deri më tash, asnjë vend nuk është tërhequr ndonjëherë nga NATO-ja. Neni i statutit të NATO-s që tregon se si një vend mund të tërhiqet, është edhe një dëshmi se sa e rëndësishme është SHBA-ja për organizatën.

Sipas këtij neni, “një vend që dëshiron të tërhiqet, duhet t’i njoftojë Shtetet e Bashkuara një vit përpara se planifikon të dalë”.

Javën e kaluar, kur republikanët në Kongresin amerikan kanë bllokuar një paketë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, u është kthyer atyre me fjalët:

“Të nderuar senatorë republikanë të Amerikës, Ronald Reagan, i cili ka ndihmuar miliona prej nesh për të rifituar lirinë dhe pavarësinë tonë, do të jetë rrotulluar sot në varr. Turp të keni”, ka shkruar Tusk në platformën X më 8 shkurt.

Ronald Reagan ka shërbyer si president i SHBA-së nga viti 1981 deri më 1989. Ai njihej për vendosmërinë e tij për të shkatërruar komunizmin dhe Bashkimin Sovjetik.

Reagan mund të jetë rrotulluar në varr edhe kur pasardhësi i tij i mundshëm, Donald Tump, ka thyer premtimin e SHBA-së se do t’i mbrojë aleatët evropianë, nëse ata nuk i rrisin buxhetet e tyre të mbrojtjes. Për më tepër, ai ka inkurajuar edhe Rusinë që “të bëjë çfarë dreqi të dojë” me ta./REL 

donald trump

Sondazh

Poll
Bota 17 Shkurt 2024, 22:06 N.F

Frika e bizneseve nga Trump

Trump SHBA- Kur Donald Trump u largua nga posti tre vite më parë, pasi hodhi akuza për vjedhje votash dhe komplotoi për të pë...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen