31 Mars 2025, 16:36
Nga E. D
Vladimir Putin
RUSI- Kremilini ka njoftuar sot se presidenti rus Vladimir Putin mbetet i hapur për çdo kontakt me homologun e tij amerikan Donald Trump. Zëdhënësi i Presidentit rus Dmitry Peskov i bëri këto deklarata pasi presidentit amerikan paralajmëroi për tarifa për naftën ruse nëse nuk ka paqe së shpejti në Ukrainë.
“Presidenti mbetet i hapur për çdo kontakt me Presidentin Trump”, tha zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov gjatë konferencës ditore për gazetarët, duke sqaruar se asnjë komunikim i ri telefonik midis dy liderëve nuk është planifikuar për momentin.
Trump i tha rrjetit amerikan NBC se ishte shumë i mërzitur me homologun e tij rus pasi foli për një qeveri kalimtare në Ukrainë pa presidentin aktual Volodymyr Zelensky. Në javët e fundit, Moska dhe Uashingtoni kanë rënë dakord të ripërcaktojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe, të cilat ishin degraduar kryesisht nga vite të tëra tensionesh, të cilat kulmuan në vitin 2022 dhe pushtimin rus të Ukrainës.
Trump, i cili kërkon t'i japë fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur, kërcënoi gjithashtu Moskën me taksa të reja për naftën ruse nëse nuk arrihet një marrëveshje për këtë qëllim. Presidenti rus në fillim të këtij muaji hodhi poshtë propozimin e homologut të tij amerikan për një armëpushim të pakushtëzuar tridhjetë-ditor në Ukrainë, të cilin Kievi megjithatë e kishte pranuar nën presionin amerikan.
"Ne vazhdojmë të punojmë kryesisht për rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe dhe po punojmë gjithashtu për zbatimin e disa ideve që lidhen me zgjidhjen" në lidhje me Ukrainën, përsëriti sot Peskov. Puna është në progres. Nuk ka ende detaje të sakta. Ky është një proces që kërkon kohë, ndoshta për shkak të kompleksitetit të çështjes," përfundoi zëdhënësi i Kremlinit.
lufta ukraine-rusi donald trump
Bota
31 Mars 2025, 16:13
N.F
Turqi
TURQI- Lideri i opozitës turke, Ozgur Ozel ka denoncuar keqtrajtimin e studentëve të arrestuar gjatë protestave pas burgosje...
Bota
31 Mars 2025, 16:04
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Një lëshues raketash dërgon një re pluhuri kafe në ajër ndërsa ajo vërtitet nëpë...
Bota
31 Mars 2025, 15:53
E. D
Donald Trump dhe Vladimir Putin
SHBA- Presidenti Trump i tha të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump të dielën se ai nuk ishte i kë...
Bota
31 Mars 2025, 15:42
r.ll
trump, stubb
SHBA- Presidenti i Finlandës, Alexandër Stubb thotë se presidentit amerikan Donald Trump po i mbaron durimi me homologun rus Vl...
Bota
31 Mars 2025, 15:12
E. D
foto ilustruese
MIANMAR- Numri i të vdekurve nga tërmeti i janë prekur me magnitudë7.7 që goditi Mianmarin të p...
Bota
31 Mars 2025, 15:12
r.ll
foto ilustruese
SPANJË- Një shpërthim në një minierë në Spanjën veriore të hënën në m&eum...
Bota
31 Mars 2025, 15:04
N.F
Foto ilustruese
SUEDI- Numri i vrasjeve në Suedi, e cila ka luftuar për vite me radhë për të frenuar dhunën e banda...
Bota
31 Mars 2025, 15:03
r.ll
ministri
SUEDI- Qeveria suedeze njoftoi sot një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, në total rreth 1.4 mil...
Bota
31 Mars 2025, 14:56
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amrikan Donald Trump ka shkaktuar trazira në marrëdhëniet ndërkombëtare, pikërisht një...
Bota
31 Mars 2025, 14:49
B.Z
Marine Le Penit
FRANCË - Politikania franceze, Marine Le Pen, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, me qëllim fina...