9 Korrik 2025, 08:59
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh i zemëruar me presidentin rus, Vladimir Putin. Gjatë një takimi me mediat në Shtëpinë e Bardhë, ai tha: "Putini na thotë shumë budallallëqe." (në origjinal: "We get a lot of bullshit thrown at us by Putin"). Presidenti rus është "gjithmonë shumë i sjellshëm", por në fund të fundit ato që bën nuk kanë kuptim. Putininuk i trajton njerëzit siç duhet; ai vret shumë njerëz.
Kjo është arsyeja pse SHBA do të dërgojë armë mbrojtëse në Ukrainë. Trump tha se e kishte miratuar ndërkohë këtë. Duke iu referuar një projektligji të propozuar nga Senati i SHBA-së për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, Trumpi tha se po e shqyrtonte atë me intensitet.
Pentagoni, Ministria amerikane e Mbrojtjes njoftoi të hënën (07.07.) se me urdhër të Trumpit kishte nisur të dërgonte në Ukrainë armë mbrojtëse shtesë. Njoftimi erdhi pas më pak se një jave pasi ishte bërë e ditur se SHBA fillimisht kishte ndërprerë dërgimin e disa armëve të premtuara më parë për Ukrainën, ndër të cilat edhe raketa anti-ajrore.
Lehtësim në Ukrainë
Ndërprerja e furnizimit me armë ishte një tronditje për shumë njerëz në Ukrainë. Muajt e fundit sulmet ajrore ruse me dronë dhe raketa janë rritur në mënyrë masive, dhe për momentin Ukraina mund të mbrohet nga sulmet me raketa balistike vetëm me sistemin amerikan "Patriot".
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha në video-mesazhin e tij të përditshëm se në Uashington janë marrë vendimet e nevojshme për heqjen e moratoriumit të pjesshëm për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe se furnizimet me armë priten të arrijnë së shpejti. "Kjo vlen kryesisht për armë për mbrojtjen ajrore por gjithashtu edhe për të gjitha elementët e tjerë të furnizimeve nga Amerika."/DW
donald trump
Bota
9 Korrik 2025, 08:28
E. D
foto ilustruese
AZI- Trafikimi i qenieve njerëzore, i “furnizuar” nga mashtrimet online, është rritur ndjeshëm në mba...
Bota
9 Korrik 2025, 08:24
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Në fund të vitit 2024, në Gjermani jetonin gati 83.6 milionë njerëz - më shumë se ku...
Bota
9 Korrik 2025, 08:19
E. D
Donald trump dhe Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se takimi i tij me Presidentin e SHBA-s&...
Bota
9 Korrik 2025, 08:14
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin të martën se flet “budallallëqe...
Bota
9 Korrik 2025, 07:55
E. D
foto ilustruese
RUSI- Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksioneve kundë...
Bota
9 Korrik 2025, 07:28
E. D
pamje nga permbytjet
SHBA- Dita-ditës, tragjedia kombëtare e përmbytjeve në Teksas të SHBA-së po merr përmasa ...
Bota
8 Korrik 2025, 22:52
r.ll
ministri
RUSI- Ishte një fillim dramatik i javës në Rusi. Të hënën në mëngjes, Presidenti Vladimir Putin shkarkoi m...
Bota
8 Korrik 2025, 19:44
r.ll
foto ilustruese
AFGANISTAN- Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë që do të mbetet plotësisht pa ujë, ...
Bota
8 Korrik 2025, 19:31
r.ll
putin, trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka mbledhur sot zyrtarë të lartë nga administrata e tij për të paraqitur ...
Bota
8 Korrik 2025, 19:26
r.ll
marco rubio
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po heton një person i cili përdori inteligjencën artificiale për të imit...