Pritë për pronësinë në Lushnje, gruaja plagoset në këmbë, po kthehej nga gjyqi i vëllait. "Autori": Unë jam në Greqi, kam 19 ditë këtej
Vëllai vrau kushërinjtë për disa degë ullinj! Plagoset me armë zjarri motra e Kastriot Hasallës 30 Mars, 17:...
Vëllai vrau kushërinjtë për disa degë ullinj! Plagoset me armë zjarri motra e Kastriot Hasallës 30 Mars, 17:...
"Marre duhet të të vijë Erion!"/ Veliaj zbuloi pronaren e 'Lolitës', reagon ashpër Buzhala: Stil mafioz! Linçoi ...
Arrestimi i gazetarit në Rusi! "Wall Street Journal" mohon akuzat për spiunazh: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm t&...
U shtrua me urgjencë në spital! Papa Francesku bëhet më mirë, Vatikani: Hëngri mëngjes dhe lexoi disa gazeta ...
Një vendim i tillë mund të rezultojë me burgosje të Trumpit, në rast se nuk bashkëpunon me autoritetet.
SHBA- Komiteti hetues i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ka votuar të enjten që të ftojë për të dëshmuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, lidhur me trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në ndërtesën e Kongresit.
Një vendim i tillë mund të rezultojë me burgosje të Trumpit, në rast se nuk bashkëpunon me autoritetet. Nëntë anëtarët e Komitetit – shtatë demokratë dhe dy republikanë – kanë votuar në të mirë të vendimit. Kështu, Trumpit i kërkohet që të ofrojë dokumente dhe të dëshmojë nën betim, lidhur me ngjarjet e 6 janarit.
“Ai person është në qendër të ngjarjeve që kanë ndodhur më 6 janar, andaj duam të dëgjojmë prej tij”, ka thënë udhëheqësi i Komitetit, Bennie Thompson.
Procesi i votimit është zhvilluar pasi Komiteti ka kaluar më shumë se dy orë duke e shqyrtuar rastin – përmes deklaratave nga anëtarët, dokumenteve dhe incizimeve të dëshmive – se Trump ka planifikuar paraprakisht që të mohojë humbjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Ata po ashtu kanë thënë se Trump ka dështuar që t’i kthejë mbrapsht mijëra mbështetës të tij që kanë sulmuar Kongresin dhe ka vazhduar të deklarojë se zgjedhjet kanë qenë mashtrim, pavarësisht se këshilltarët e ngushtë i kanë thënë se ka humbur. Ligji federal parasheh që nëse një person nuk vepron në përputhje me ftesën e Kongresit për dëshmi, atëherë shkelja dënohet me një deri në 12 muaj burgim.
Nëse Komiteti e rekomandon një ftesë që më pas injorohet nga pala tjetër, atëherë gjithë Dhoma e Përfaqësuesve duhet të vendosë nëse rasti duhet proceduar në Departamentin amerikan të Drejtësisë, i cili ka autoritet për të vendosur nëse do të ngrejë akuza. Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve ka hetuar për më shumë se një vit sulmin që ka lënë disa persona të vdekur dhe më shumë se 140 zyrtarë policorë të plagosur. Deri më tani besohet se janë intervistuar më shumë se 1.000 dëshmitarë.
Marrë nga REL
Ndertesa e bombarduar RUSI- Guvernatori i një rajoni kufitar rus akuzoi Ukrainën për granatimin e një blloku apartamentesh atje të...
Protestat IRAN- Burra të veshur me të zeza, duke ngarë motoçikleta, shpesh duke mbajtur armë ose shkopinj u shfaqën që...
Kim Jong Un KOREJA E VERIUT- Klima është përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme nga lideri i Koresë së Veriu...
ETIAS BRUKSEL- Nga viti 2023 të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në vendet shengen do të përballen...
Roger Taylor, John Deacon, Brian May dhe Freddie Mercury SHBA- Queen ka publikuar një këngë të humbur të regjistruar me këng...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një video para ndeshjes shumë të r&eu...
Kati Shchneeberger BRUKSEL- Pas kushtëzimit të Kosovës me ETIAS, për liberalzimin e vizave, ka reaguar këshilltarja loka...
Netflix SHBA- Netflix do të shfaqet me "Basic with Ads", më 3 nëntor! Të gjitha kompanitë (që paguajnë) do të ...
Avioni i aksidentuar URUGUAI- Pikërisht 50 vjet më parë, ndodhi një nga episodet më të errëta të mbijetesë...
Rick Caruso SHBA- Kandidati republikan për kryebashkiak të Los Anxhelosit, Rick Caruso, u përball me kritika dhe tallje pas...