LIVE UPDATES
Bota

Turqia marrëveshje me Turkmenistanin për eksportin e gazit/ Analistët: Kjo mundëson që Ankaraja të bëhet nyje e rëndësishme energjitike

Në Turkmenistan gjendet një ndër rezervat më të mëdha të gazit natyror të botës dhe analistët thonë se shfrytëzimi i saj mund të luajë rol kyç për ta ndihmuar Ankaranë të arrijë objektivin për t’u bërë një nyje e rëndësishme energjitike në rajon.

11 Mars 2024, 19:15 Nga S.N
Turqia marrëveshje me Turkmenistanin për eksportin e gazit/
Recep Tayyip Erdogan

TURQI- Turqia dhe Turkmenistani kanë rënë dakort të bashkëpunojnë për një marrëveshje të rëndësishme për eksportin e gazit natyror, që analistët thonë se i mundëson Ankarasë të bëhet një nyje e rëndësishme energjetike dhe që lehtëson defiçitin energjetik të Evropës. Por siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, Moska mund t’i dëmtojë këto aspirata të Turqisë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij nga Turkmenistani, Serdar Berdimuhamedow, u takuan rishtazi në qytetin bregdetar turk Antalia, ku u nënshkrua një marrëveshje për të filluar bashkëpunimin për të eksportuar gazin e Turkmenistanit drejt Turqisë.

Në Turkmenistan gjendet një ndër rezervat më të mëdha të gazit natyror të botës dhe analistët thonë se shfrytëzimi i saj mund të luajë rol kyç për ta ndihmuar Ankaranë të arrijë objektivin për t’u bërë një nyje e rëndësishme energjitike në rajon.

“Turqia ndodhet në pozicionin gjeografik mes vendeve që prodhojnë energji, vendeve të pasura me energji, dhe një tregu shumë të madh prej 500 milionësh, që është Evropa. Objektivi është që të bëhet një qendër tregtimi e gazit natyror. Që të arrihet kjo duhet të importojmë më shumë gaz se ç’konsumojmë, në mënyrë që të kemi mjaftueshëm gaz natyror shtesë për ta tregtuar dhe eksportuar”, thotë Mithat Rende, ish ambasador i Turqisë në Katar.

Turkmenistani do që të diversifikojë tregun e saj kryesor, që është aktualisht Kina. Në të njëjtën kohë, sulmi frontal i Rusisë në Ukrainë e ka shtyrë Evropën të kërkojë për alternativa të tjera ndaj gazit rus. Sidoqoftë, analistët paralajmërojnë se për transportimin e gazit të Turkmenistanit drejt Turqisë, duhet bashkëpunimi i Moskës për të ndërtuar një gazsjellës nën Detin Kaspik.

“Mund të firmosësh të gjitha marrëveshjet që dëshiron, por pa patur një mirëkuptim të qartë dhe mbështetje nga Moska, nuk do të realizohet pasi duhet të kalojë përmes Kaspikut drejt Azerbajxhanit, Gjeorgjisë dhe Turqisë, duke ndjekur të njëjtin itinerar që përdoret për eksportin e naftës bruto, ose të gazit nga Azerbajxhani. Opsioni tjetër është nëpërmjet Iranit”, thotë Mehmet Ogutcu, nga Klubi Energjitik i Londrës.

Moska ka dekurajuar aspiratat energjitike të Turqisë duke u përpjekur të monopolizojë shitjet në Evropë. Megjithatë, me sanksionet perëndimore që përjashtojnë gazin rus nga tregu evropian, Moska po përpiqet tashmë t’ja shesë atë Kinës. Analistët thonë se përmirësimi i lidhjeve mes Ankarasë dhe Uashingtonit mund ta detyrojë presidentin rus Vladimir Putin t’i tolerojë dhe madje t’i ndihmojë aspiratat e Turqisë.

“Nëse pala ruse vendos se dëshiron t’i hapë rrugë Turqisë për disa nga këto mekanizma, duke e mbajtur Turqinë pranë vetes dhe duke vazhduar me miklimin me dhurata, atëherë mund të thonë po”, thotë Yoruk Isik, nga Instituti për Lindjen e Mesme.

Analistët thonë se objektivi i zotit Erdogan për ta bërë Stambollin një nyje të tregtisë së energjisë, do të varet nga mënyra se si udhëheqësi turk do të balancojë marrëdhëniet me Moskën dhe me aleatët perëndimorë.

Marrë nga VOA

turqi turkmenistan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj