LIVE UPDATES
Bota

Turqia po planifikon fillimin e një operacioni kundër kurdëve në Siri

Analistët thonë se Turqia beson se është në një pozitë të fortë duke patur parasysh se Uashingtoni kërkon nga Turqia, që të heqë dorë nga pengesat e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Turqia po shton praninë ushtarake në kufi me Sirinë në përgatitje të një operacioni kundër forcave kurde të grupit YPG.

8 Qershor 2022, 18:45 Nga DOSJA
Turqia po planifikon fillimin e një operacioni kundër kurdëve
Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri të ditur se synon fillimin e një operacioni ushtarak kundër luftëtarëve kurdë të mbështetur nga SHBA-ja në Siri, të cilët Ankaraja i konsideron si terroristë.

Analistët thonë se Turqia beson se është në një pozitë të fortë duke patur parasysh se Uashingtoni kërkon nga Turqia, që të heqë dorë nga pengesat e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Turqia po shton praninë ushtarake në kufi me Sirinë në përgatitje të një operacioni kundër forcave kurde të grupit YPG.

Ankaraja e konsideron grupin YPG si organizatë terroriste të lidhur me kryengritësit e PKK (Partia Punëtore e Kurdistanit) që lufton ndaj Turqisë.

Deri më tani, Turqia ka qenë e përmbajtur, për shkak të bashkëpunimit të forcave amerikane me grupin YPG kundër Shtetit Islamik. Uashingtoni e ka paralajmëruar Ankaranë të mos ndërmarrë ndonjë operacion. Por Turqia duket se sheh një mundësi pasi Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për mbështetjen e Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Zëri i Amerikës bisedoi përmes rrjetit Skype me analistin Sinan Ulgen të Qendrës për Studime Ekonomike dhe Politikës së Jashtme, një institut kërkimor në Stamboll.

“Turqia beson se është në një pozitë të fortë diplomatike, në një kohë kur i kërkohet të hapë dritën jeshile për zgjerimin e NATO-s. Rrjedhimisht, kritikat e mundshme nga Perëndimi do të jenë më të kufizuara”.

Turqia synon, që përmes operacionit ushtarak, të zgjerojë kontrollin e saj në territorin sirian në kufi. Në përpjekje për të minimizuar tensionet me Uashintonin, Turiqa kufizoi shtrirjen e operacioneve për të shmangur zonat ku janë të pranishme forcat amerikane. Operacioni do të përqendrohet në zonat e kontrolluara nga regjimi i Damaskut dhe Rusia, ku vepron grupi YPG.

Analistët paralajmërojnë se ekzistojnë rreziqe të mëdha. Soli Ozel me Universitetin Kadir Has të Stambollit thotë për Zërin e Amerikës se Rusia mund të jetë pengesë për synimet e Ankarasë.

“Padyshim që Damasku nuk do të pranojë, por nuk ka fuqinë e duhur për të kundërshtuar. Por, nëse rusët nuk e lejojnë Turqinë që të përdorë hapësirën ajrore, atëherë do të jetë shumë e kushtueshme për Ankaranë dhe operacioni mund të mos ketë sukses. Përveç kësaj, Irani është kundër çdo ndërhyrje turke dhe rusët kanë qëndrime të ndryshme”.

Ndërsa Erdogani kundërshton sanksionet ndaj Rusisë lidhur me agresionin në Ukrainë, Ankaraja ruan një epërsi ndaj Moskës. Por Rusia gjithashtu ka ndryshuar qëndrim, tashmë duke shprehur shqetësime lidhur me synimet e Turqisë në Siri.

Gjatë bisedimeve të mërkurën në Ankara, kryediplomati rus Sergei Lavrov pritet të përfitojë diçka në shkëmbim të një drite jeshile për operacionin turk në Siri. Analistët thonë se kjo do të shtojë shqetësimet amerikane.

Zëri i Amerikës bisedoi përmes rrjetit Skype me zotin Aaron Stein të Institutit të Kërkimeve të Politikës së Jashtme me qendër në Filadelfia.

“Çdo operacion kërcënon me paqëndrueshmëri, por ka të ngjarë të arrihet një kompromis mes Turqisë dhe Rusisë. Jemi në një kohë kur Uashingtoni kërkon izolimin e Rusisë dhe nuk dëshiron ta shohë këtë si pjesë të një operacioni sirian”.

Ndërsa sondazhet tregojnë rënie të mbështetjes ndaj Presidentit Erdogan para zgjedhjeve të qershorit të vitit të ardhshëm, analistët thonë se çdo operacion në Siri ka të ngjarë të shtojë mbështetjen e votuesve të tij./VOA/

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet