LIVE UPDATES
Bota

Twitter shpërndan grupin këshillues për besimin dhe sigurinë

Anëtarët e këshillit, të cilët ofruan imazhe të emailit për agjencinë e lajmeve Associated Press, folën në kushte anonimiteti për shkak të frikës për hakmarrjes.

13 Dhjetor 2022, 19:36 Nga I.A
Twitter shpërndan grupin këshillues për besimin dhe sigurinë
Elon Musk

SHBA- Kompania Twitter, në pronësi të miliarderit Elon Musk, ka nxjerrë jashtë funksionimi Këshillin për Sigurinë dhe Besimin, një grup konsulent i përbërë nga rreth 100 organizata të pavarura civile dhe të të drejtave të njeriut. Rrjeti Twitter e pati formuar këtë grup këshillues në vitin 2016 për të trajtuar gjuhën e urrejtjes, shfrytëzimin e fëmijëve, vetëvrasjet dhe probleme të tjera në platformën sociale. Këshilli ishte planifikuar të takohej me përfaqësuesit e firmës Twitter mbrëmjen e së hënës. Por kompania Twitter e informoi grupin përmes një emaili se po e shpërndante atë pak përpara se të mbahej takimi, sipas disa anëtarëve.

Anëtarët e këshillit, të cilët ofruan imazhe të emailit për agjencinë e lajmeve Associated Press, folën në kushte anonimiteti për shkak të frikës për hakmarrjes. Në email shkruhej se firma Twitter po "rivlerësonte mënyrën më të mirë për të sjellë njohuri nga jashtë rrjetit" dhe këshilli "nuk është struktura më e mirë për ta bërë këtë".

“Puna jonë për ta bërë Twitter-in një rrjet të sigurt dhe informativ do të ecë më shpejt dhe më agresivisht se kurrë më parë dhe ne do të vazhdojmë të mirëpresim idetë tuaja në vijimësi se si ta arrijmë këtë qëllim”, thuhet në emailin e nënshkruar nga firma Twitter.

Grupi vullnetar nuk kishte ndonjë autoritet vendimmarës dhe nuk shqyrtonte mosmarrëveshje specifike lidhur me përmbajtjen. Pas blerjes së rrjetit Twitter për 44 miliardë dollarë në fund të tetorit, zoti Musk tha se do të formonte një "këshill të ri për moderimin e përmbajtjes" për të ndihmuar në marrjen e vendimeve të mëdha, por më vonë ndryshoi mendje.

"Këshilli përbëhej nga një grup vullnetarësh që kontribuan kohën e tyre për shumë vite për t’i ofruar rrjetit Twitter këshilla për një gamë të gjërë çështjesh”, shkruante në rrjetin Twitter Alex Holmes, anëtar i këshillit në fjalë. “Në asnjë moment (këshilli) nuk ishte organ drejtues apo vendimmarrës”.

Firma Twitter, me qendër në San Françisko, e kishte konfirmuar takimin me këshillin përmes një emaili të enjten duke premtuar një "bisedë të hapur dhe pyetje e përgjigje" me punonjësit e rrjetit Twitter, duke përfshirë Ella Irwin, drejtuesen e re që mbikëqyrë çështjet e sigursë dhe besimit. Në të njëjtën ditë, tre anëtarë të këshillit njoftuan përmes një deklarate publike të postuar në Twitter se po jepnin dorëheqjen, ku thuhej se "ndryshe nga pretendimet e Elon Musk-ut, siguria dhe mirëqenia e përdoruesve të Twitter-it janë në rënie".

Ata u bënë objektiv i sulmeve në internet pasi zoti Musk përforcoi kritikat ndaj tyre dhe drejtuesve të mëparshëm të rrjetit Twitter për gjoja se nuk bënë sa duhet për të ndaluar në platformë shfrytëzimin seksual të fëmijëve.

“Është krim që ata refuzuan të ndërmarrin veprime kundër shfrytëzimit të fëmijëve për vite me radhë!”, shkroi zoti Musk në rrjetin Twitter.

Shtimi i sulmeve ndaj këshillit ngriti shqetësime mes disa anëtarëve të cilët i dërguan një email rrjetit Twitter të hënën duke kërkuar që kompania të ndalonte keqinterpretimin e rolit të këshillit. Këto akuza të rreme nga drejtuesit e Twitter-it po “rrezikonin anëtarët aktualë dhe ish-anëtarët e këshillit”, thuhej në email.

Marrë nga VOA

twitter elon musk

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet