LIVE UPDATES
Bota

U kap në doganë me mbi 1400 çanta me markën ndërkombëtare, “Nike” padit të riun nga Kosova, Dren Radoniçi

Në seancë, ishte prezente përfaqësuesja e paditësit “Nike”, avokatja Kujtesa Nezaj-Shehu, e cila ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë pretendimeve të paraqitura në padi.

28 Mars 2023, 18:56 Nga a.l
U kap në doganë me mbi 1400 çanta me markën
Nike

KOSOVË- Në Gjykatën Komerciale- Departamenti Ekonomik, të hënën është mbajtur seanca, në rastin ku “Nike Innovate” ka paditur biznesin individual NT “NBB” /Dren Radoniqi, për shkak të shkeljes së markës tregtare, pasi ka importuar 1 mijë e 400 çanta me shenjën e “Nike”.

Në fillim të seancës, gjykatësi Hasan Kryeziu ka bërë të ditur se i padituri nuk është i pranishëm në këtë seancë dhe se edhe pse është ftuar në mënyrë të rregullt, mungesën nuk e ka arsyetuar. Në seancë, ishte prezente përfaqësuesja e paditësit “Nike”, avokatja Kujtesa Nezaj-Shehu, e cila ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë pretendimeve të paraqitura në padi.

Ajo shtoi se paditësi i ka të mbrojtura markat e tij tregtare, pra fjalën “Nike”, shenjën e “tikut” si dhe markën “Air Jordan” figurative pranë Agjencisë për Pronësi Industriale (API), që nënkupton se paditësi mund t’i realizojë të drejtat e tij në përputhje më Ligjin për Markat Tregtare (LMT).

E njëjta po ashtu i ka kërkuar gjykatës që pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit kryesor, të nxjerr aktgjykim me të cilin do ta aprovonte padinë. Meqenëse avokatja Nezaj-Shehu nuk kishte prova të reja për të dorëzuar apo deklarime tjera, gjykatësi Kryeziu konstatoi se seanca e sotme përfundoi.

Ndryshe, sipas padisë së 19 gushtit 2021, paditësi “Nike Innovate” ka paditur NT “NBB” /Dren Radoniqi, për shkak të shkeljes së markës tregtare. Paditësi është një korporatë shumëkombëshe amerikane që angazhohet në projektimin, zhvillimin, prodhimin dhe marketingun në mbarë botën, shitjen e këpucëve, veshjeve, pajisjeve, aksesorëve dhe shërbimeve.

Në padi theksohet se paditësi ka markën tregtare “Nike” të regjistruar në mbarë botën përfshirë edhe markat që janë të vlefshme në Kosovë. Në anën tjetër, thuhet se i padituri është biznes individual i regjistruar në Kosovë me emrin Dren Radoniqi B.I dhe emrin tregtar NT “NBB”, i cili më 2 gusht 2021 është ndaluar nga Dogana, duke importuar 1 mijë e 400 çanta shpine, të cilat mbajnë markat e regjistruara të paditësit.

Mbi këtë bazë, paditësi po kërkon nga gjykata që të vërtetohet se përmes importit të 1 mijë e 400 çantave, i padituri i ka shkelur markat tregtare të paditësit, përkatësisht markën fjalë “Nike”, markën figurative dhe markën “Air Jordan”, të vlefshme në territorin e Kosovës. Po ashtu, ka kërkuar nga gjykata që të obligohet i padituri që me shpenzimet e tij të shkatërrojë çantat e lartcekura, në afat prej shtatë ditësh nga marrja e aktgjykimit, me kërcënim të përmbushjes së detyrueshme.

Po ashtu thuhet se në rast të mospërbushjes së obligimit, obligohet i padituri që t’ia rimbursojë paditësit të gjitha shpenzimet e shkaktuara për organizimin e shkatërrimit të mallit. Në padi, paditësi kërkon gjithashtu që të obligohet i padituri që të mbulojë të gjitha shpenzimet e magazinimit sipas faturës së 1 mijë e 400 çantave, pavarësisht shumës së tyre.

Gjithashtu përmes padisë, paditësi kërkon që t’i ndalohet të paditurit çfarëdo importimi, ruajtje, ofrim për shitje, shitje apo shpërndarje tjetër të mallit, që pa ndonjë autorizim mbajnë elemente identike apo të ngjashme me markat tregtare të regjistruara të paditësit, e po ashtu t’i paguajë të gjitha shpenzimet e procedurës. /BetimipërDrejtësi

nike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet