LIVE UPDATES
Bota

U lirua nga detyra në janar, Kremlini dërgon gjeneralin në Ukrainë

Kthimi i tij nënkupton se ai do të nxisë “me shumë gjasa” rolin tradicional të VDV-së si një forcë elitare, sipas raportit britanik, dhe nuk ka gjasa që roli i tij të kufizohet vetem tek ato njësi.

16 Prill 2023, 15:33 Nga a.l
U lirua nga detyra në janar, Kremlini dërgon gjeneralin në
Ushtarët ukrainas

UKRAINË- Ministria britanike e Mbrojtjes ofroi të dielën një pasqyrë të përgjithshme të të dhënave të zbulimit mbi agresionin rus në Ukrainë. Sipas të dhënave të fundit, thonë britanikët, ka gjasa që Gjenerali Mikhail Teplinsky, komandant i korpusit ajror rus, VDV, të jetë kthyer në Ukrainë në një rol madhor, pasi shkarkimit të tij në janar.

Ministria e përshkroi zotin Teplinsky si “ndoshta një nga gjeneralët e paktë të lartë rusë të respektuar gjerësisht” dhe se “karriera e tij e trazuar në janar, sugjeron tensione intensive midis fraksioneve brenda Shtabit të Përgjithshëm rus në lidhje me qasjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë”.

Kthimi i tij nënkupton se ai do të nxisë “me shumë gjasa” rolin tradicional të VDV-së si një forcë elitare, sipas raportit britanik, dhe nuk ka gjasa që roli i tij të kufizohet vetem tek ato njësi.

“Gjatë ditëve të fundit”, thuhet në raportin britanik, “VDV-ja ka rifilluar një mision kyç në betejën për Bakhmutin dhe ka të ngjarë të ketë integruar edhe bateritë e raketave termobarike që ndodhen në sektorin e Kreminës”

Qyteti i Bakhmutit, objektivi kryesor i ofensivës së Kremlini në lindje është bërë skenë e disa muajve lufte të përgjakshme, ku luftimet janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit.

Ushtria ukrainase njoftoi të shtunën se forcat ukrainase dhe ruse po zhvillojnë beteja jashtëzakonisht të përgjakshme në qytetin Bakhmut. Kievi thotë se ushtria ukrainase po qëndron e fortë përballë sulmeve të përgjakshme të Kremlinit. Ministria ruse e mbrojtjes tha më herët se luftëtarët e grupit mercenar Wagner kishin kapur dy zona të tjera të Bakhmutit, objektivi kryesor i ofensivës së Moskës në Ukrainën lindore.

Grupi mercenar Wagner ka udhëhequr përpjekjen e Kremlinit për të marrë Bakhmutin që nga vera e kaluar në atë që ka qenë beteja më e gjatë dhe më vdekjeprurëse e luftës për të dyja palët.

Beteja të përgjakshme të papara në dekadat e fundit po zhvillohen në mes të zonës urbane të qytetit”, tha Serhiy Cherevatyi, zëdhënës i komandës ushtarake lindore të Ukrainës. “Ushtarët tanë po bëjnë të pamundurën në beteja të përgjakshme dhe të ashpra për të mposhtur aftësinë luftarake dhe për të thyer moralin e armikut. Çdo ditë, në çdo cep të këtij qyteti, ata po e bëjnë këtë me sukses,” tha ai për kanalin televiziv 1+1.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha në fjalimin e tij të shtunën se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë me presidentin francez Emmanuel Macron. Ai tha se kishin diskutuan formulën e paqes ukrainase, që Zelenskyy e përshkroi si “absolutisht realiste dhe mjaft konkrete”. Zoti Zelenskyy tha se ata kishin diskutuar edhe mbi pjesëmarrjen e tyre në takimin e lartë të NATO-s në Vilnius këtë verë.

Presidenti Vladimir Putin miratoi një ligj të ri të premten që u mundëson autoriteteve të lëshojnë njoftim elektronik për mobilizimin e rekrutëve dhe rezervistëve. Rregullat e deritanishme të shërbimit ushtarak rus parashikonin që ata të njoftoheshin personalisht për mobilizimin në ushtri.

Disa aktivistë për të drejtat e njeriut thonë se ky ligj bie ndesh me Kushtetutën e Rusisë. Me ndryshimet e miratuara, ushtarët dhe rezervistët nuk do mund të largohen nga vendi pa u paraqitur fillimisht në një komisariat ushtarak. Nëse ata nuk paraqiten deri 20 ditë pas njoftimit, atyre do t’u pezullohen lejet e drejtimit të automjeteve, do t’u ndalohet të shesin apo blejnë prona, apo të marrin kredi.

Sipas Kremlinit, që prej shtatorit të vitit të kaluar, kur Presidenti Putin udhëroi mobilizim mbarëkombëtar, më shumë se 300,000 burra janë thirrur për të luftuar në Ukrainë.

Sipas të dhënave nga revista “Forbes Russia” më shumë se 700 mijë burra janë larguar nga Rusia për t’i shpëtuar thirrjes së detyruar në ushtri.

Analistët në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me seli në Uashington vlerësojnë se së paku 200,000 trupa ruse janë plagosur ose vrarë në Ukrainë që prej nisjes së agresionit nga Kremlini./VOA 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen