LIVE UPDATES
Bota

“U ndjeva i huaj nga kjo familje!" Vrau prindërit dhe vëllain 12-vjeç, gjeniu 17-vjeçar në matematikë në Itali: Mendova se duke i hequr qafe të gjithë ata, do të shpëtoja

Në fillim i mituri e shiti si një krim të të atit dhe më tej ai, që në gjaknxehtësi e për t’i mbrojtur nënën dhe vëllanë, qëlloi mbi 51-vjeçarin.

2 Shtator 2024, 08:26 Nga M.B
“U ndjeva i huaj nga kjo familje!" Vrau prindërit dhe
Familja

ITALIA- Autoritetet italiane nuk po gjejnë dot motivin që nxiti 17-vjeçarin e cilësuar si “Anjshtanji i ri”, që të ndërmerrte krimin e trefishtë në familje, vrasjen e prindërve dhe vëllait. Për psikologët kjo dinamikë kriminale ndodh shumë rrallë, kur faktorët psikologjoko-socialë kryqëzohen ekstremisht mes tyre. Kjo ka ndodhur edhe në masakrën ku djali i quajtur Ricardo, pas festës së ditëlindjes së babait 51-vjeçar Fabio Mulino Bianco, biznesmen ndërtimi në zonë, e vrau atë me thikë dhe më tej nënën 49-vjeçare Daniela dhe vëllanë 12-vjeçar, Lorenzo.

Në fillim i mituri e shiti si një krim të të atit dhe më tej ai, që në gjaknxehtësi e për t’i mbrojtur nënën dhe vëllanë, qëlloi mbi 51-vjeçarin. Por rreth orëve të mbrëmjes së diel, Ricardo dha versionin e ri: “I vrava unë të gjithë”, tha talenti i Matematikës për hetuesit.

Krimi i veshur nga misteri, nxënësi shembullor i kthyer në vrasës të familjes

“Nga dikush që arsimohet në shkencë, luan lojëra matematikore dhe ka një familje të tillë, si mund të presësh diçka të tillë?”, ishin reagimet e banorëve të zonës.

Misteri ndodhet ende brenda mendjes dhe trupit të nxënësit që për tre javë mbush 18-vjeç. Paraprakisht ekspertët e kanë një shpjegim sipas dinamikës. I pari është vrarë vëllai i vogël, Lorenzo 12-vjeçar, teksa flinte. Pra ndoshta edhe xhelozia për vëllanë e vogël mund të ketë ndikuar në një dinamikë sjelljesh të mëparshme. Dhe më pas prindërit, nëna Daniela dhe babai Fabio, teksa hetuesit gjetën 51 qirinj të fikur nga festa e kthyer në mort e ditëlindjes.

Kryefamiljari njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, që zotëronte kompaninë VMF, të trashëguar nga familja e tij. Shumë nga shtëpitë e zonës me tulla dhe kopshte i kishte ndërtuar ai, ku në një prej tyre jetonte edhe vetë. Daniela punonte  në dyqanin e të brendshmeve dhe kostumeve në Cinisello Balsamo, aty pranë dhe e martuar me Fabion që nga viti 2012. Ajo ishte krenare për fëmijët e saj, madje 17-vjeçarin autor të masakrës e cilësonte “fëmija im Anjshtajn” në postimet në rrjetin social, duke hedhur edhe foto teksa luante në U-19, të një ekipi volejbolli në brendësi të Milanos.

I pyetur dje nga hetuesit nëse "matematika" mund të ketë pasur ndonjë rol në vrasjen e tij, autori vetëm tundi kokën dhe ka shtuar se:

“U ndjeva i huaj nga kjo familje. Si, nuk mund të thosha... mirë: i shtypur. Nuk mund t'ju them për sa kohë. Për një kohë. Dhe mendova se duke i hequr qafe të gjithë ata, do të shpëtoja edhe nga ky problem, kjo ndjenjë”!.

italia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj