LIVE UPDATES
Bota

"Ligjit për Gjuhët", VOA: Komentet për gjuhën hapin debat në Maqedoninë e Veriut

Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese është shprehur në një intervistë për Agjencinë shtetërore të lajmeve MIA se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve “ka krijuar një lloj kaosi juridik, i cili ka rezultuar me kaos politik, mosbesim dhe dilema”.

1 Shtator 2024, 22:43 Nga M.B
"Ligjit për Gjuhët", VOA: Komentet për gjuhën
Foto ilustruese

SHKUP- Komentet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut se ekziston mundësia e shfuqizimit të "Ligjit për Gjuhët", kanë nxitur reagime të ashpra tek të gjitha partitë politike shqiptare, të cilat vlerësojnë se çdo ndërhyrje ndaj ligjit mund të cënojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kjo do të kishte pasoja serioze për vendin.

Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese është shprehur në një intervistë për Agjencinë shtetërore të lajmeve MIA se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve “ka krijuar një lloj kaosi juridik, i cili ka rezultuar me kaos politik, mosbesim dhe dilema”.

Kostadinovski ka theksuar se ligji mund të shfuqizohet, të rishikohet duke bërë ndryshime në dispozita të caktuara apo të mbetet ashtu siç është. Komentet e tij pasojnë nismën e partisë nacionaliste maqedonase “E Majta”, dërguar Gjykatës Kushtetuese pas miratimit të ligjit në vitin 2019.

"Ligji për Gjuhët" i jep një avancim të dukshëm përdorimit të gjuhës shqipe duke i dhënë statusin e gjuhës zyrtare, krahas maqedonishtes në komunat ku shqiptarët përbëjnë 20 përqind të popullatës, si dhe në komunikimin me institucionet e larta shtetërore.

Kostadinovski ka theksuar më tej në intervistë se “Gjykata Kushtetuese në asnjë rast nuk merr vendime politike, por vendime kushtetuese të cilat padyshim ndikojnë në çështje dhe procese të rëndësishme politike në shtet, por se gjërat, sipas tij nuk duhet shikiuar me emocione”. Këto komente kanë hasur në reagimin e ashpër të Frontit Evropian, të drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim që vlerëson se bëhet fjalë për një skenar të qëllimshëm të pushtetit për provokim ndaj shqiptarëve.

“Mos e prekni gjuhën shqipe!”, thuhet në një komunikatë të Frontit Evropian, i cili vëren se hapja e temave si kjo dhe çdo vendim eventual në drejtim të cënimit të mekanizmave dhe të drejtave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, nuk është asgjë tjetër veçse rikthim i Maqedonisë së Veriut në kohën para Marrëveshjes së Ohrit.

“Këto deklarata dhe veprime, janë skenaret e vërteta për destabilizim të vendit dhe tregojnë qartë se kush janë ata që dëshirojnë dhe provokojnë tensione”, thekson Fronti Evropian.

Ndërkohë, partitë e koalicionit "Vlen" që bën pjesë në koalicionin qeveritar e shikojnë nismën për mohimin e dygjuhësisë si një tentim për grusht shteti në Maqedonië e Veriut. "Vlen" thekson përmes një komunikate se nëse një nismë e tillë eventualisht miratohet, atëherë hapet “Kutia e Pandorës“ dhe rrezikohen një sërë procesesh të arritura me shumë mund. Si Fronti Evropian edhe "Vlen" thonë se dilemat janë konsumuar dhe zgjidhur në institucionin më të larë ligjvënës, në Parlament me shumicë dërmuese votash.

Ka reaguar edhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve, e cila i vlerëson si një aventurë të rrezikshme përpjekjet për zvogëlimin e të drejtës themelore për përdorimin e gjuhës shqipe. Ndërkohë, partitë maqedonase VMRO-DPMNE në pushtet dhe Lidhja Social Demokrate në opozitë nuk kanë bërë komente lidhur me paralajmërimet e kreut të Gjykatës Kushtetuese. Ligji për përdorimin e gjuhëve buron nga Marrëveshja e Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave ushtarake e policore maqedonase në vitin 2001./ VOA

gjuha shqipe

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet