LIVE UPDATES
Bota

Uashingtoni vë sanksione të reja ndaj Rusisë: Ngrirje pasurie si dhe heqje vizash për qindra zyrtarë rusë

Katërmbëdhjetë kompani ndërkombëtare që mbështesin zinxhirët e furnizimit ushtarak të Moskës janë sanksionuar gjithashtu. Synimi është ulja e aftësive të ushtrisë ruse për ta marrë veten, tha këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan.

1 Tetor 2022, 17:57 Nga I.A
Uashingtoni vë sanksione të reja ndaj Rusisë: Ngrirje pasurie si
Foto Ilustruese

SHBA- Të premten, administrata e Presidentit Biden vëndosi saksione të reja dhe kontrolle eksporti ndaj subjekteve dhe inidividëve brenda dhe jashtë Rusisë që ofrojnë mbështetje për qeverinë e Presidentit Vladimir Putin. Vendimi vjen pas aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës nga Moska. Ndërsa mbështetësit e Presidentit Vladimir Putin u mblodhën në Sheshin e Kuq të Moskës duke festuar aneksimin e katër territoreve ukrainase, administrata e Presidentit Biden vendosi sanksione të reja, një kombinim i ngrirjes së pasurive dhe kufizimeve të vizave ndaj qindra subjekteve ruse, zyrtarëve dhe familjeve të tyre, si dhe kontrolle për eksportet.

Katërmbëdhjetë kompani ndërkombëtare që mbështesin zinxhirët e furnizimit ushtarak të Moskës janë sanksionuar gjithashtu. Synimi është ulja e aftësive të ushtrisë ruse për ta marrë veten, tha këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan.

“Për të dëmtuar sektorët kryesorë rusë në teknologji, industri dhe padyshim në mbrojtje, në mënyrë që me kalimin e kohës të pakësohet kapaciteti i saj ushtarak për të kërcënuar dhe sulmuar vendet fqinje. Duam që pjesës tjetër të botës t’i dërgojmë një mesazh të qartë, se ato kompani, individë apo vende që do të mbështesin Rusinë në aneksimin e rajoneve ukrainase, do t’u nënshtrohen sanksioneve”.

Pas një referendumi të ngutshëm, i denoncuar nga Perëndimi dhe Ukraina si i manipuluar, Putini tha se katër rajonet ukrainase tani i përkasin Rusisë.

“Ata që jetojnë në Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia po bëhen qytetarët tanë përgjithmonë”, tha Presidenti Putin.

Donetsk-u dhe Luhansk-u janë strehë e dy republikave separatiste të mbështetura nga Rusia, ku luftohet që nga viti 2014. Zaporizhzhia dhe Kherson-i u pushtuan menjëherë pas fillimit të agresionit rus në shkurt. Të premten, një sulm ndaj një autokolone civile pranë Zaporizhzhia-s vrau të paktën 25 njerëz.

Presidenti Putin tha se ishte i gatshëm të negocionte me Ukrainën, por sovraniteti i këtyre katër rajoneve nuk do të jetë pjesë e bisedimeve, një ofertë e hedhur poshtë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

“Ai nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe nderi. Prandaj, ne jemi gati për një dialog me Rusinë, por me një president tjetër të Rusisë”, tha zoti Zelenskyy.

Zëri i Amerikës e pyeti zotin Sullivanin nëse Presidenti Biden ndan qendrimin e zotit Zelenskyy.

“Presidenti Biden beson se është e mundur një zgjidhje diplomatike në Ukrainë, por vetëm sipas kushteve bazë të Kartës së OKB-së të nënshkruar nga të gjitha vendet”.

Presidenti Biden u zotua të vazhdojë të ofrojë mbështetje ushtarake për Ukrainën.

“Përfshirë burime shtesë që do të japë Kongresi prej 13 miliardë dollarësh më shumë”.

Paketa e fundit përfshin 3 miliardë dollarë për armë, furnizime dhe paga për ushtrinë e Ukrainës, përveç 54 miliardë dollarëve të miratuara në fillim të këtij viti.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet