14 Tetor 2023, 21:25
Nga I.A
Ismail Haniyeh
GAZA- Ismail Haniyeh, udhëheqës i grupit islamik palestinez Hamas, tha të shtunën se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza apo Bregu Perëndimor për të shkuar në Egjipt, pas thirrjeve nga ushtria izraelite për më shumë se një milion banorë të enklavës që të lënë shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në jug.
“Vendimi ynë është të qëndrojmë në tokën tonë”, tha Ismail Haniyeh në një dalje televizive, ndërsa iu drejtua Egjiptit gjatë fjalimit.
Egjipti ndan një kufi me Gazën dhe është alarmuar nga mundësia që banorët e enklavës mund të zhvendosen nga rrethimi dhe bombardimi i territorit nga Izraeli, pas sulmeve barbarike në Izrael nga militantët e Hamasit.
Ashtu si shtetet e tjera arabe, Egjipti ka thënë se palestinezët duhet të qëndrojnë në tokat e tyre ndërsa lufta përshkallëzohet. Egjipti thotë se po përpiqet të sigurojë dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha të premten se civilët palestinezë "të cilët duan të shpëtojnë jetën e tyre" duhet t'i kushtojnë vëmendje paralajmërimit të Izraelit për t’u evakuuar nga Gaza.
Marrë nga VOA
ismail haniyeh konflikti izrael-palestine
Bota
14 Tetor 2023, 21:08
I.A
BRUKSEL- Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian Kati Schneeberger ka komentuar kapjen e sasisë së radhës të armatimit n&e...
Bota
14 Tetor 2023, 20:59
I.A
Tzachi Hanegbi
IZRAEL- Këshilltari i sigurisë kombëtare i kryeministrit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se armiqësitë ...
Bota
14 Tetor 2023, 20:48
I.A
Edward P. Joseph
SHBA- Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin "Johns Hopkins" në Uashington ka deklaruar se pas ngjarjeve në Banj...
Bota
14 Tetor 2023, 20:35
I.A
Ayatollah Ali Khamenei dhe Ismail Haniya
IRAN- Irani këmbëngul se nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në sulmin e p...
Bota
14 Tetor 2023, 20:26
I.A
Gaza
GAZA- Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se Hamasi po i pengon palestinezët të evakuojnë pjesë...
Bota
14 Tetor 2023, 20:18
I.A
Senatorët amerikanë
SHBA- Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë...
Bota
14 Tetor 2023, 20:09
I.A
Gaza
GAZA- Situata tashmë kritike humanitare në Gaza po bëhet me shpejtësi e pajetueshme, tha në një deklaratë...
Bota
14 Tetor 2023, 20:00
I.A
Çimkat
FRANCË- Qeveria e Francës është duke i rritur përpjekjet për ta luftuar përhapjen e çimkave në...
Bota
14 Tetor 2023, 19:48
I.A
Prokuroria e Kosoves
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se është marrë aktvendim për fillimin e hetime...
Bota
14 Tetor 2023, 19:28
I.A
Ambasada
IZRAEL- Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se ka autorizuar largimin e personelit jo të domosdoshëm të ambasa...