LIVE UPDATES
Bota

Ujgurët në Stamboll kërkojnë drejtësi për viktimat e zjarrit në Urumçi

Dhjetra pjestarë të grupit etnik ujgur protestuan përpara Konsullatës Kineze në Stamboll më 30 nëntor për të kujtuar viktimat e zjarrit në një ndërtesë të lartë në qytetin Urumçi, në rajonin Xinjiang të Kinës.

2 Dhjetor 2022, 17:51 Nga I.A
Ujgurët në Stamboll kërkojnë drejtësi për viktimat
Protesta

TURQI- Mohammad Mehmet Ali humbi nënën dhe katër vëllezërit e motrat në një zjarr më 24 nëntor në Kinë. Ai ka protestuar kundër reagimit të Kinës ndaj incidentit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai akuzoi autoritetet që nuk arritën të shuajnë zjarrin, i cili u përhap në një ndërtesë të banuar kryesisht nga pakica myslimane ujgure.

Dhjetra pjestarë të grupit etnik ujgur protestuan përpara Konsullatës Kineze në Stamboll më 30 nëntor për të kujtuar viktimat e zjarrit në një ndërtesë të lartë në qytetin Urumçi, në rajonin Xinjiang të Kinës.

Një nga protestuesit ishte Mohammad Mehmet Ali, i cili humbi nënën, Heyrinsahan Abdurahman dhe katër vëllezërit e motrat në zjarr. Hera e fundit që Aliu është takuar me familjen e tij në Kinë ishte në vitin 2016. Ai thotë për Zërin e Amerikës se vdekjen e tyre ai e mësoi në rrjetet sociale.

“Në fillim nuk mund ta besoja. Dy ditë pas incidentit, pashë një fotografi të trupit të pajetë të nënës sime dhe motrës më të vogël. Në rrjetet sociale zbulova se ndërtesa jonë ishte djegur”.

Në vitin 2016 Aliu u largua nga Kina për të studiuar në Turqi, pasi Pekini i lejoi ujgurët, një pakicë që i përket popullsisë etnike turke të Azisë qendrore dhe lindore, që të udhëtonin jashtë vendit. Aliu thotë se në vitin 2017 babai dhe vëllai i tij i madh u dërguan në një kamp pune. Ai nuk e di nëse ata janë ende gjallë. Kina i quan kampet qendra edukimi dhe trajnimi profesional.

Hulumtuesit thonë se rreth një milion banorë të pakicës ujgure dhe të tjera janë dërguar në kampe pune në provincën Xinjiang.

“Nuk dua që bota të heshtë kur ne jemi nën një persekutim të tillë, kur njerëzit digjen në këtë mënyrë”, thotë Aliu.

Protestuesit thonë se portat e ndërtesës ishin të mbyllura për shkak të rregullave të Kinës për tolerancë zero ndaj COVID-it. Autoritetet kineze flasin për 10 të vdekur. Por protestuesit pretendojnë se numri i të vdekurve është disa dhjetëra.

“Për shkak të këtij bllokimi, njerëzit nuk mund të dilnin nga pallati edhe pse kishte rënë zjarr. Kjo është arsyeja pse 44 ujgurë, mes tyre fëmijë dhe një foshnjë tetë muajshe vdiqën në zjarr”, thotë për Zërin e Amerikës protestuesi ujgur Burhan Uluyol.

Autoritetet lokale thonë se zjarri u shkaktua nga përdorimi i një zgjatuesi të dëmtuar elektrik. Incidenti shkaktoi protesta në të gjithë Kinën ndërsa diaspora ujgure protestoi në mbarë botën, duke përfshirë Stambollin dhe Uashingtonin.

Protestuesit thonë se Kina ka vendosur rregulla më të ashpra për kovidin ndaj popullatës ujgure.

“Politika zero-COVID zbatohet për të përshpejtuar politikën e gjenocidit kinez kundër ujgurëve. Sepse rregullat nuk zbatohen njëlloj si ndaj kinezëve dhe ujgurëve. Ata janë më të rreptë ndaj ujgurëve”, thotë protestuesi ujgur Cevlan Sir Mehmet.

Ka njoftime se në disa qytete në Kinë janë lehtësuar kufizimet e COVID-it si reagim ndaj protestave.

Marrë nga VOA

mohammad mehmet ali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet