7 Gusht 2022, 16:18
Nga k.m.
Foto ilustruese
Ukraina ka akuzuar sërish të dielën Rusinë se është duke bombarduar centralin bërthamor në qytetin Zaporizhja, dhe ka bërë thirrje për sanksione ndërkombëtare ndaj Moskës për shkaktim të “terrorit bërthamor”. Centrali në Zaporizhja është më i madhi në Evropë. Kompania shtetërore në Ukrainë ka thënë se si pasojë e sulmeve ruse ditën e shtunë, ka mbetur i plagosur një punëtor dhe janë dëmtuar tre sensorë për rrezatim.
“Terrori bërthamor i shkaktuar nga Rusia kërkon përgjigje të fuqishme nga komuniteti ndërkombëtar – sanksione ndaj industrisë bërthamore ruse”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një postimi në Twitter.
Ky central, që gjendet në territor që tani kontrollohet nga forcat ruse, është bombarduar edhe të premten. Moska i ka fajësuar forcat ukrainase për këto sulme. Udhëheqësi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, ka thënë se sulmet e së premtes kanë shpërfaqur rrezikun e katastrofës bërthamore.
Këto bombardime kanë goditur një linjë të energjisë me tension të lartë, duke detyruar punëtorët që të ndalin punën e një reaktori, pavarësisht se nuk është raportuar për rrjedhje radioaktive.
Forcat ruse kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor në Zaporizhja në fillim të muajit mars, por aty ende punojnë teknikët ukrainas. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
ukrainë
Bota
7 Gusht 2022, 16:13
k.m.
Foto ilustruese
Një sondazh i publikuar së fundmi ka gjetur se qeveria e Dimitar Kovaçevskit në Maqedoninë e Veriut do të h...
Bota
7 Gusht 2022, 16:08
k.m.
Lynne O'Donnell
Kur korrespondentja për Afganistanin, Lynne O'Donnell, u rikthye në Kabul për të raportuar pas pothuajse një viti...
Bota
7 Gusht 2022, 16:07
k.m.
Antony Blinken
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti të dielën në Afrikën e Jugut, çka shënoi fazë...
Bota
7 Gusht 2022, 15:52
e.k
Pamje nga lufta
UKRAINË- Organizata “Amnesty International” kërkoi ndjesë të dielën për “shqetësi...
Bota
7 Gusht 2022, 15:19
e.k
Liz Truss dhe Rishi Sunak
BRITANI- Gara për karrigen e numrit një të qeverisë britanike ka hyrë në zonën e zjarrit pasi ...
Bota
7 Gusht 2022, 14:54
e.k
Foto ilustruese
UKRAINË- Ndërkohë që aplikacioni Telegram përdoret nga shumë ukrainas për të mbledhur të ...
Bota
7 Gusht 2022, 14:10
k.m.
Foto ilustruese
Më shumë se 80.000 turistë janë bllokuar në qytetin Sanja në Kinë, pasi autoritetet kanë marrë...
Bota
7 Gusht 2022, 13:46
e.k
Foto ilustruese
KOSOVË- Që prej 15 korrikut, një e mitur nga Gjilani është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj. ...
Bota
7 Gusht 2022, 13:00
d.a.
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zbarkoi në Afrikën e Jugut të dielën për të nisur nj&eu...
Bota
7 Gusht 2022, 12:45
d.a.
Permbyjtje ne SHBA
SHBA- Parku Kombëtar i Luginës së Vdekjes u mbyll të shtunën pasi sasi të jashtëzakonshme shiu pë...