1 Mars 2023, 14:13
Nga I.A
Dmytro Kuleba
UKRAINË- Kievi ka thënë se Ukraina u ka “mbijetuar” sulmeve të ashpra ruse në infrastrukturën kritike shtetërore përgjatë muajve të dimrit. Prej muajit tetor, Rusia e ka goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës me raketa dhe dronë, duke i lënë miliona njerëz pa ujë, ngrohje dhe energji.
“Më 1 mars 2023 [presidenti rus, Vladimir] Putin është përballur me humbjen e pestë të madhe prej nisjes së luftës – Ukraina e ka tejkaluar këtë dimër të tmerrshëm”, ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
“Ne i kemi mbijetuar dimrit më të vështirë në histori. Ka qenë i ftohtë dhe i zymtë, por ne kemi qenë të pathyeshëm”.
Kuleba ka thënë se humbjet tjera të Moskës përfshijnë edhe dështimin e Rusisë që të instalojë frikën në mesin e ukrainasve, pamundësia për ta pushtuar Kievin, si dhe përballja me disa valë të sanksioneve të Perëndimit. Organizatat për ndihmë kanë paralajmëruar në fillim të dimrit se valët e reja të sulmeve do të mund të nxisnin migrim në Evropë dhe se prioriteti i Ukrainës është “mbijetesa” në muajt e ftohtë të vitit.
Kremlini ka thënë se Kievi është përgjegjës për vuajtjet e civilëve, sepse ka refuzuar të pranojë kërkesat e Moskës. Lufta në Ukrainë ka rezultuar me zvogëlimin e varësisë së Evropës ndaj naftës dhe gazit rus, si dhe me sanksione ndaj Moskës, ashtu që kjo e fundit të ketë sa më pak të hyra për të shpenzuar në ushtri.
“Edhe Bashkimi Evropian ka fituar, për dallim nga talljet e Moskës, blloku nuk është ngrirë pa gazin rus. Një këshillë për Rusinë: mbytuni me gazin dhe raketat tuaja”, ka thënë Kuleba përmes një deklarate.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
dmytro kuleba lufta ukraine-rusi
Bota
1 Mars 2023, 14:03
I.A
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian e ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai ësht&e...
Bota
1 Mars 2023, 13:51
I.A
Trenat
GREQI- Një pasagjer në trenin e udhëtarëve në Greqi tregoi për mediat traumën e përjetuar pas përplasje...
Bota
1 Mars 2023, 13:26
I.A
Perplasja
GREQI- Pamjet e përplasjes së dy trenave në Greqi janë publikuar nga mediat greke. Në videot të mëposhtme shih...
Bota
1 Mars 2023, 13:06
I.A
Pamje nga tragjedia
GREQI- Ministrat e Brendshëm dhe të Financave Makis Voridis dhe Christos Staikouras vendosën që funeralet e viktima...
Bota
1 Mars 2023, 12:38
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka cituar presidentin amerikan, Joe Biden se normalizimi i marrëdhënieve Kosov...
Bota
1 Mars 2023, 12:23
I.A
FINLANDË- Finlanda ka nisur të ndërtojë një gardh kufitar prej 200 kilometrave në kufi me Rusinë, për të rritur s...
Bota
1 Mars 2023, 11:50
I.A
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar nga vendi i tragjedisë në Greqi se ata do të b...
Bota
1 Mars 2023, 11:40
I.A
Kosova ne Hage
HAGË- Zyra e Prokurorit të Specializuar, për herë të parë ka publikuar emrat e disa nga viktimat që prete...
Bota
1 Mars 2023, 11:36
F.M
Trenat në Greqi
GREQI- Tre persona që janë në mesin e 40 viktimave të shkaktuara nga përplasja e dy trenave në Greqi, ja...
Bota
1 Mars 2023, 11:33
I.A
Vjosa Osmani
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka ftuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e dytë për Demokraci. Sami...