LIVE UPDATES
Bota

Ukraina raporton për luftime në lindje, teksa vazhdon debati për tanket

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 21 janar se ka kryer 18 sulme të përqendruara ndaj forcave ruse, teksa fajësoi palën ruse se ka sulmuar 12 vendbanime në rajonin e Luhanskut dhe Donjeckut.

21 Janar 2023, 13:24 Nga I.A
Ukraina raporton për luftime në lindje, teksa vazhdon debati për
ukraine

UKRAINË- Ushtria ukrainase tha më 21 janar se luftimet në lindje të këtij shteti po vazhdojnë, pasi Rusia pretendoi se ka marrë kontrollin e një fshati në këtë zonë. Ndërkaq, zyrtarët perëndimorë kanë ofruar më shumë ndihmë, por kanë testuar edhe qëndrueshmërinë e Ukrainës, teksa pushtimi rus po i afrohet muajit të dymbëdhjetë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërkaq ka sinjalizuar rritjen e padurimit lidhur me atë nëse Perëndimi do t’i japë shtetit të tij tanket më të reja, duke thënë se “një vendim duhet të merret” për këtë çështje. Më pas, një këshilltar i Zelenskyt shtoi se “pavendosmëria globale” po kushton me jetën e ukrainasve, duke porositur liderët perëndimorë që të “mendojnë më shpejt”. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 21 janar se ka kryer 18 sulme të përqendruara ndaj forcave ruse, teksa fajësoi palën ruse se ka sulmuar 12 vendbanime në rajonin e Luhanskut dhe Donjeckut.

Në njoftim u tha se shtatë raketa ruse kanë goditur në qytetet Kramatorsk dhe Huliapole, si dhe është sulmuar “infrastruktura civile” në qytetin e Nikopolit.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë një ditë më parë pretendoi se ka marrë nën kontroll fshatin Kleshçivivka, në rajonin e Donjeckut, rreth pesë kilometra në jug të Bahmutit. Moska i bëri jehonë pretendimit të pakonfirmuar nga kreu i grupit mercenar Wagner, se kanë marrë këtë fshat.

Por, ministria ruse tha se trupat e rregullta të Rusisë u përfshin në aksionin për marrjen e fshatit, ndërkaq kreu i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, tha se mercenarët e tij korrën sukses. Ushtria ukrainase fillimisht deklaroi se forcat ruse kishin granatuar Kleshçivikën, por në informacionet e publikuara më 21 janar nuk e përmendën në mënyrë eksplicite këtë fshat. Luftimet në lindje të Ukrainës vijnë në kohën e raportimeve se Shtetet e Bashkuara e kanë këshilluar Ukrainën që të mos ndërmarrë ndonjë ofensivë të madhe ndaj forcave ruse derisa Kievi të marrë dhe të trajnojë ushtrinë që të përdorë armatimin që Uashingtoni do t’i dërgojë.

Po ashtu, Britania ka ofruar trajnime për trupat ukrainase para se të dërgojë në Ukrainë tanket luftarake Challenger 2. Megjithatë, aleatët e tjerë të NATO-s ende po debatojnë lidhur me atë nëse do t’i ofrojnë Ukrainës tanke moderne. Grupi i Kontaktit për Ukrainën, që përbëhet nga aleatët perëndimorë të Kievit, u takuan në Gjermani më 20 janar, teksa ministrat e Mbrojtjes dhe përfaqësuesit e 54 shteteve biseduan për koordinimin e veprimeve sa i përket dërgimit të ndihmës për Ukrainën.

Gjermania thuhet se po i reziston presionit nga Polonia, për t’i dhënë dritën e gjelbër asaj, por edhe shteteve të tjera që duan t’i dërgojnë Kievit tanket Leopard 2, që janë të prodhimit gjerman. Shtetet e Bashkuara, ndërkaq kanë thënë se në pakon e fundit të Uashingtonit, armatimi është i gatshëm për t’u përdorur dhe i ofron Ukrainës fuqi të mjaftueshme të zjarrit që të mbrojë veten nga pushtimi, që Rusia nisi më 24 shkurt 2022. Gjatë adresimit të rregullt natën e 20 janarit, Zelensky tha se debati që po vazhdon për tanket “po forcon qëndrueshmërinë tonë”. Ai tha se disa nga detajet e takimit në Gjermani nuk mund të bëhen publike.

“Po, ne do të duhet të vazhdojmë luftën për të marrë tanke moderne”, tha ai. Lideri ukrainas shtoi se shteti i tij çdo ditë e më shumë po e bën të qartë se nuk ka alternativë tjetër, pos që zyrtarët perëndimorë të marrin një vendim sa i përket tankeve.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet