All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Ukraina thotë se po vazhdon rikthimin e territoreve

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë se forcat e saj mbrojtëse kanë çliruar më shumë se 20 fshatra, më 11 shtator, në rajonet e Harkivit dhe Donjeckut, në lindje të Ukrainës.

12 Shtator 2022, 12:36 Nga d.a.
Ukraina thotë se po vazhdon rikthimin e territoreve
Lufta ne Ukraine
All - Paragraf - 1

UKRAINË- Ushtria ukrainase ka thënë se forcat e saj kanë vazhduar të rikthejnë kontrollin e territoreve që i kishin pushtuar forcat ruse, pas nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë se forcat e saj mbrojtëse kanë çliruar më shumë se 20 fshatra, më 11 shtator, në rajonet e Harkivit dhe Donjeckut, në lindje të Ukrainës.

Raketat ruse kanë goditur këto dy zona dhe rajone tjera, duke shënjestruar infrastrukturën kyçe, sipas zyrtarëve ukrainas. Për probleme me rrymë dhe ujë është raportuar në Harkiv, Sumi, Poltava, Zaporizhja dhe rajonet e Dnjipropetrovskut, çka ka çrregulluar jetët e miliona personave.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se Rusia ka goditur termocentralin e dytë më të madh ukrainas TEC-5. Zelensky ka publikuar një video ku shihet në flakë ky termocentral në Harkiv. Në orët e vona të 11 shtatorit është përmirësuar situata në disa rajone.

Zelensky ka thënë se Rusia është duke shënjestruar infrastrukturën civile “për t’i lënë njerëzit pa rrymë dhe ngrohje”.

“Terroristët rusë mbesin terroristë dhe vazhdojnë të sulmojnë infrastrukturën kritike. Nuk janë sulmuar objekte ushtarake, synimi i vetëm është lënia e njerëzve pa rrymë dhe ngrohje”, ka thënë ai nëpërmjet një postimi në Twitter.

Duke iu adresuar Moskës, Zelensky ka thënë: “A mendoni se ende mund të na frikësoni, të na thyeni apo të na detyroni të bëjmë koncesione?... I ftohti, uria, terri dhe etja, nuk na frikësojnë dhe nuk janë aq vdekjeprurëse sa ‘vëllazëria dhe miqësia juaj’. Mirëpo, historia do të vendosë gjithçka në vendin e vet. Ne do të kemi gaz, drita, ujë dhe ushqim… edhe pa ju!”

Në fushëbetejë, Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë më 11 shtator se luftimet janë duke vazhduar rreth qytezave të Izjumit dhe Kupianskut.

Kupiansku ka rëndësi strategjike për Rusinë, pasi prej aty janë furnizuar trupat ruse për t'i luftuar forcat ukrainase. Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë më 10 shtator se tërheqja nga Izjumi dhe zonat tjera është bërë për të forcuar ushtrinë ruse në rajonet e Donjeckut në jug.

Ky arsyetim ka qenë i ngjashëm me atë të marsit, kur Rusia është tërhequr nga Kievi.

Komandanti i Përgjithshëm i Ukrainës, Valeriy Zaluzhniy, ka thënë më 11 shtator se forcat ukrainase kanë rikthyer kontrollin e 3.000 kilometrave katrorë, prej nisjes së kundërofensivës në fillim të muajit shtator. Ai ka thënë se trupat ukrainase janë vetëm 50 kilometra larg kufirit me Rusinë.

Një batalion ka shpërndarë një video të forcave ukrainase në ndërtesën e fshatit Hoptivka, i cili gjendet vetëm dy kilometra afër kufirit dhe vetëm 19 kilometra në veri të Harkivit.

Guvernatori i Harkivit, Oleh Syniehubov, ka thënë se trupat ukrainase kanë rikthyer kontrollin e më shumë se 40 vendbanimeve në këtë rajon. Teksa zmbrapsjet vazhdojnë të rriten në fushëbetejë, Kremlini ka thënë se është i hapur për të biseduar me Kievin.

“Rusia nuk i kundërshton negociatat me Ukrainën, mirëpo sa më shumë që zgjatet procesi, aq më e vështirë do të jetë arritja e një marrëveshjeje”, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për televizionin shtetëror më 11 shtator.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

lufta ukraine-rusi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet