Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
UNICEF-i gjithashtu raportoi për një rritje prej 50 për qind të fëmijëve nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç që janë shtruar në spital për shkak të kequshqyerjes gjatë periudhës prill-maj në Gazë, si dhe për gjysmë milioni njerëz që po vuajnë nga uria.
GAZA- Gaza po përballet me thatësirë të shkaktuar nga njeriu, pasi ka kolapsuar sistemi i ujit, tha Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, më 20 qershor.
“Fëmijët do të nisin të vdesin nga etja... Vetëm 40 për qind e impianteve për prodhimin e ujit janë funksionale”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, për gazetarët në Gjenevë.
“Jemi shumë nën standardet e emergjencës sa i përket ujit të pijshëm për njerëzit në Gazë”, shtoi ai.
UNICEF-i gjithashtu raportoi për një rritje prej 50 për qind të fëmijëve nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç që janë shtruar në spital për shkak të kequshqyerjes gjatë periudhës prill-maj në Gazë, si dhe për gjysmë milioni njerëz që po vuajnë nga uria.
Kjo agjenci tha se sistemi i shpërndarjes së ndihmave që udhëhiqet nga Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF) – i mbështetur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara – po “e bën situatën dëshpëruese edhe më të rëndë.”
Më 20 qershor, të paktën 25 persona që po prisnin kamionët me ndihma u vranë nga zjarri izraelit në Netzarim, sipas autoriteteve shëndetësore në Rripin e Gazës. Një ditë më parë, të paktën 51 persona u vranë nga sulmet izraelite, përfshirë 12 që po përpiqeshin t’i afroheshin një qendre të operuar nga GHF-ja në pjesën qendrore të Gazës.
Nga sulmet izraelite të premten, edhe 12 persona të tjerë u vranë gjatë një sulmi ajror që goditi shtëpinë e një familjeje në Deir al-Balah, duke e çuar numrin e viktimave të asaj dite në 37.
Elder, i cili së fundmi ka qëndruar në Gazë, tha se kishte shumë dëshmi nga gra dhe fëmijë të plagosur ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma ushqimore, përfshirë një djalë të vogël që u plagos nga një sulm me tank dhe më pas vdiq nga plagët e marra.
Ai tha se mungesa e qartësisë publike për kohën kur janë të hapura qendrat e shpërndarjes së ndihmave – disa prej të cilave ndodhen në zona lufte – po shkakton viktima të shumta.
“Ka pasur raste kur është shpërndarë informacioni se një vend është i hapur, por më pas është komunikuar në rrjetet sociale se është i mbyllur – por ai informacion është shpërndarë në një kohë kur në Gazë nuk kishte internet dhe njerëzit nuk kishin qasje në të,” tha ai.
Të mërkurën, GHF-ja tha përmes një deklarate se kishte shpërndarë 3 milionë vakte ushqimore në tri qendrat e ndihmës që operon, pa asnjë incident.
Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afro 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten ende në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.
Që atëherë, lufta e Izraelit ka vrarë më shumë se 55.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.
Lufta ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në territorin palestinez, ndërsa OKB-ja ka thënë se pothuajse e gjithë popullsia e Gazës është në prag të zisë së bukës./REL
Foto FRANCË- Udhëheqësit e BE-së diskutojnë masa për ta bërë euron më tërheqëse në tregjet glob...
foto ilustruese RUSI- Përdorimi i mundshëm i armëve taktike bërthamore nga Shtetet e Bashkuara në Iran do të ishte një ...
Foto IRAN- Gjigandi danez i transportit detar, Maersk njoftoi se po pezullon përkohësisht ndalesat e anijeve në portin e Haifës në...
pamje nga vendngjarja ITALI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Romë. Siç shihet edhe në pamje një burrë i mo...
foto ilustruese IRAN- Çështja nëse synimi i Izraelit në luftën me Iranin ka të bëjë më shumë se thjesh...
pamje nga vendngjarja UKRAINË- Përpjekja e dhunshme për të pushtuar Katedralen e Shpirtit të Shenjtë në qytetin e ...
Abbas Araghchi, GJENEVË- Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i tha televizionit shtetëror iranian se Teherani nuk do të zhvill...
Abbas Araghchi IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar për televizionit shtetëror se nuk ka vend për negociata m...
Katz IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar grupin libanez Hezbollah që të jetë i kujdesshëm, duke...
Ali Shamkhani IRAN- Media shtetërore iraniane pretendon se Ali Shamkhani, një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të...