LIVE UPDATES
Bota

Franca propozon borxh të përbashkët për të forcuar rolin ndërkombëtar të euros

Kërkesa erdhi si pasojë e politikave të paqëndrueshme tregtare dhe ekonomike të presidentit amerikan Donald Trump, të cilat kanë dobësuar rolin dominues të dollarit, duke krijuar hapësirë që monedha 25-vjeçare e Eurozonës të bëhet më tërheqëse për transaksione ndërkombëtare.

20 Qershor 2025, 13:26 Nga N.F
Franca propozon borxh të përbashkët për të forcuar
Foto

FRANCË- Udhëheqësit e BE-së diskutojnë masa për ta bërë euron më tërheqëse në tregjet globale. Franca ka lobuar me vendet e tjera të Bashkimit Europian për të ndërmarrë masa shtesë me qëllim rritjen e profilit të euros si monedhë rezervë globale, si pjesë e fushatës së saj për më shumë huamarrje të përbashkët.

Një deklaratë paraprake e BE-së, i kërkon institucioneve të bllokut, përfshirë Bankën Qendrore Europiane (BQE), “të eksplorojnë veprime për të forcuar rolin ndërkombëtar të euros”.

Kërkesa erdhi si pasojë e politikave të paqëndrueshme tregtare dhe ekonomike të presidentit amerikan Donald Trump, të cilat kanë dobësuar rolin dominues të dollarit, duke krijuar hapësirë që monedha 25-vjeçare e Eurozonës të bëhet më tërheqëse për transaksione ndërkombëtare.

Parisi argumenton se investitorët po kërkojnë një strehë të sigurt nga borxhi i Thesarit të SHBA-së, prandaj BE-ja duhet të emetojë më shumë borxh të përbashkët për të përmbushur nevojat e tregut.

Franca dhe vende të tjera përfshirë Italinë dhe Spanjën, kanë kërkuar prej kohësh huamarrje të përbashkët në mënyrë që të shpenzojnë më shumë për prioritete si mbrojtja, pa rritur barrën e borxhit kombëtar.

“Ka shumë mundësi që euro të luajë rol më të madh globalisht,” tha drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, në një takim të ministrave të financave të BE-së në Luksemburg.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, shkroi këtë javë se ky është “një moment global për euron”, megjithatë blloku duhet të reformohet për ta kapur këtë moment, përfshirë krijimin e një “ofrimi të bollshëm të aseteve të sigurta”.

“Pavarësisht një pozicioni të fortë fiskal në tërësi, me një raport borxh ndaj PBB-së 89 % krahasuar me 124 % në SHBA, oferta e aseteve të sigurta dhe cilësore ka mangësi,” shkroi Lagarde. “Vlerësimet e fundit sugjerojnë se obligacionet sovrane në qarkullim me vlerësim të paktën AA përbëjnë më pak se 50 % të PBB-së në BE, ndërsa në SHBA janë mbi 100 %.”

Një zyrtar i BE-së tha se kjo është një “lëvizje klasike e Lagardes, duke shtyrë idetë franceze” siç është huamarrja e përbashkët.

Philip Lane, ekonomisti kryesor i BQE-së, tha se në Eurozonë ka një “mungesë të aseteve të sigurta” dhe se një mënyrë për të adresuar këtë do të ishte emetimi i obligacioneve të reja të përbashkëta, për të financuar projekte europiane.

Megjithatë, një mundësi tjetër do të ishte krijimi i një “stoku më të madh të aseteve të sigurta nga stoku aktual i obligacioneve kombëtare,” tha ai.

Vendimi për të emetuar më shumë borxh të përbashkët të BE-së mund të merret vetëm me unanimitet. Gjermania dhe Holanda, të cilat do të duhet të shlyejnë një pjesë më të madhe të borxhit, janë kundër huamarrjes së përbashkët.

Një diplomat i lartë i BE-së tha se komisioni do të marrë parasysh kundërshtimin e Berlinit. Por nëse situata përkeqësohet “presioni do të rritet, sidomos pasi ekonomia e disa shteteve anëtare është në gjendje jo aq të mirë”.

BE-ja tashmë po përballet me vështirësi për të shlyer afërsisht 800 miliardë euro borxh të përbashkët të emetuar gjatë pandemisë së Covid-19 për të financuar stimulimin ekonomik.

Komisioni Europian vlerëson se 30 miliardë euro në vit, ose një e pesta e buxhetit nga viti 2028, do të shpenzohen për shlyerje, nëse borxhi nuk rifinancohet. Franca thotë se emetimi i më shumë borxhi mbi këtë do të krijonte likuiditet të mjaftueshëm për të joshur investitorët.

“Nëse më shumë shtete anëtare do të përmirësonin vlerësimin e tyre të kreditit, nuk do të kishte mungesë të aseteve të sigurta të denominuara në euro,” tha një diplomat i BE-së.

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të kryesojë samitin më 26-27 qershor, e ka vendosur rolin e euros në rendin e ditës, si pjesë e një diskutimi më të gjerë për thellimin e tregut unik ende të fragmentuar të bllokut, në mes të trazirave gjeopolitike aktuale.

Costa tha se integrimi më i mirë i tregut të vetëm dhe rregullat gjithëpërfshirëse për kursimet dhe investimet, do të “forconin pozitën globale të euros, duke u mbështetur në pozicionin e BE-së si një partner i hapur, i qëndrueshëm dhe i besueshëm”.

Roli i dollarit tashmë kishte nisur të zbehej para se Trump të merrte detyrën. Në fund të vitit 2024, dollari përfaqësonte 58 % të rezervave valutore globale, nga 65 % dhjetë vjet më parë, sipas institutit Chatham House.

Euro aktualisht përbën rreth 19 % të rezervave valutore, sipas FMN-së, një nivel i ngjashëm me atë të vitit 2000 kur u krijua./ FT

Marrë nga Monitor

franca euro

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale